Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
29 rezultate për “kredi”.

Projektligji i ri për bankat: Rregulla më të rrepta për mbrojtjen e klientëve dhe kreditë me probleme
Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj të ri që synon të forcojë rregullat për bankat dhe institucionet financiare jobanka, me theks te zgjidhja e mosmarrëveshjeve me klientët dhe kufizimet për kompanitë e kredive me probleme. Ky ndryshim legjislati

Banka e Shqipërisë: Protestat shtojnë pasiguritë ekonomike dhe rrezikojnë rritjen
Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se protestat dhe tensionet shoqërore në vend po rrisin ndjeshëm pasiguritë dhe rreziqet për ekonominë shqiptare, duke ndikuar negativisht mbi inflacionin dhe rritjen ekonomike. Këto zhvillime mund të dëmtojnë besimin e konsumatorëve dhe investi

Lindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare
Numri i lindjeve në Tiranë është tkurrur me 8% në nëntë muajt e parë të vitit 2026, shifër kjo gati dyfishi i mesatares kombëtare prej 4.7%. Kostot e larta të jetesës, veçanërisht çmimet e banesave, po e bëjnë kryeqytetin gjithnjë e më pak tërheqës për krijimin dhe zgjerimin e fa

Shqipëria synon të shesë kredite karboni, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve
Shqipëria ka shprehur synimin për t'u përfshirë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit deri në vitin 2035, ndërsa po zhvillon një sistem kombëtar për tregtimin e emetimeve të gazeve serrë, duke u përafruar me standardet e Bashkimit Europian.

Pagesat Elektronike, Një Potencial prej 400 Milionë Euro Kursime në Vit për Ekonominë Shqiptare
Përdorimi më i gjerë i pagesave elektronike, i mbështetur nga një infrastrukturë pagesash të menjëhershme, mund t'i kursejë ekonomisë shqiptare mbi 400 milionë euro çdo vit, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Kjo shifër përfaqëson rreth 1.5% të Prodhimit të B

Rama takon Rutte në selinë e NATO-s, theksohet roli i Shqipërisë në mbrojtje
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel, ku u theksua vlerësimi për përkushtimin e Shqipërisë ndaj Aleancës dhe progresin në sektorin e mbrojtjes.

“Novaya Gazeta” e Rusisë njofton mbylljen pas presionit të autoriteteve
Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta ka njoftuar mbylljen e saj, duke cituar presionin në rritje nga autoritetet. Ky vendim vjen pas kontrolleve në shtëpinë e kryeredaktorit dhe arrestimit të një gazetari, duke theksuar goditjen e intensifikuar të Moskës ndaj mediave të pavarura.

Dhoma e Tregtisë Tiranë: 16 propozime fiskale për vitin 2027
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka dorëzuar qeverisë një paketë me 16 propozime fiskale për vitin 2027, duke kërkuar lehtësira të rëndësishme për sektorin prodhues dhe agropërpunues.

BE ashpërson qëndrimin ndaj diplomatëve rusë për shkak të luftës hibride
Bashkimi Evropian po diskuton masa më të forta ndaj diplomatëve rusë, duke i lidhur aktivitetet e tyre me sulmet hibride e veprimet destabilizuese në territorin evropian.

Luftime intensive në Ukrainë: Moska sulmon urat e Kievit, diplomatët largohen
Tensionet në Ukrainë janë përshkallëzuar ndjeshëm. Forcat ruse kanë goditur urat kryesore të Kievit, ndërsa Moska u kërkon diplomatëve të huaj të braktisin kryeqytetin.

Banka Qendrore e Maqedonisë shtrëngon rregullat: Kreditë për banim tani shlyhen brenda 25 vitesh
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar masa të reja makroprudenciale: afati i kredive për banim shkurtohet nga 30 në 25 vjet dhe ulen tavanet e kësteve mujore.

Dyfishohet mbështetja për doktorantët, hapet thirrja për financimin 2026
Ministria e Arsimit dhe AKKSHI-ja kanë hapur zyrtarisht thirrjen për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave 2026, me mbështetje financiare të dyfishuar krahasuar me vitin paraardhës.

Kreditë pa interes për banim: Kërkesat tejkalojnë kuotat shtatëfish
Skema e kredive pa interes për blerje banese ka gjeneruar një interes masiv: 2 164 kërkesa për vetëm 300 vende të disponueshme, rreth shtatë herë më shumë se kuota e planifikuar.

Vuçiç mbron pozicionin e Serbisë për Kosovën në OKB, kërkon mbështetje ndërkombëtare
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Beogradi do të vazhdojë të mbrojë "integritetin territorial" të Serbisë, duke iu referuar Kosovës. Ai ka theksuar rëndësinë e Rezolutës 1244 dhe Kartës së OKB-së, si dhe ka kritik

Rama lançon Programin Kombëtar të Strehimit me 6 skema të reja
Kryeministri Rama prezantoi Programin Kombëtar të Strehimit 2030, me gjashtë skema të reja që synojnë t'i japin zgjidhje krizës së banesave për familjet shqiptare.

Rama i kundërpërgjigjet EDP-së: "Pengimi i deputetëve nuk është kundërshtim, është dhunë"
Kryeministri Edi Rama iu drejtua EDP-së nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i sfiduar të dënojnë pa rezerva dhunën ndaj deputetëve dhe qytetarëve gjatë protestave.

PD takon të dërguarin e Trump: Denoncojnë kapjen e shtetit dhe deformimin e zgjedhjeve
Drejtues të lartë të Partisë Demokratike u takuan me Paulo Zampolli, të Dërguarin Special të presidentit Donald Trump, duke i paraqitur situatën politike dhe institucionale në Shqipëri.

Reforma e thellë e kujdesit social: ligji i ri vendos individin në qendër
Qeveria shqiptare ka hartuar një projektligj të ri për shërbimet e kujdesit social, duke synuar decentralizim, deinstitucionalizim dhe digjitalizim të plotë të sistemit.

Kredi me 0% interes për banesë: policia dhe garda kanë afat deri më 25 shtator
Punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së mund të përfitojnë banesën e parë me kredi me zero për qind interes. Afati i aplikimit mbyllet më 25 shtator.

Serbia arrestoi edhe një shtetas të Kosovës me akuza për krime lufte — Prishtina reagon me nota diplomatike
Autoritetet serbe arrestuan shtetasin e Kosovës Dukagjin Maxhuni me pretendime për krime lufte të vitit 1999. Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë.

Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet
Ndërsa Shqipëria vijon procesin e hapjes së grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngre shqetësimin për mungesën e përgatitjes së…

Dhuka i përgjigjet Beogradit: "Ibri duhet të mbartë ujë, jo pakënaqësi gjeopolitike"
Ministrja Majlinda Dhuka i është përgjigjur publikisht homologut serb pas debatit për lumin Ibër, duke hedhur poshtë pretendimet e Beogradit mbi sovranitetin ndaj Kosovës.

PD çon marrëveshjen Shqipëri-SHBA në Gjykatën Kushtetuese: Shtatë shkelje të rënda
Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në për kredinë 302 milionë dollarë, duke listuar shtatë shkelje të rënda kushtetuese.

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese
Politikat e strehimit në Shqipëri pritet të pësojnë një reformë të thellë, duke kaluar nga një model i varur tërësisht nga buxheti i shtetit në një qasje të integruar që përfshin tregun e lirë dhe…

Nafta arrin 100 dollarë për fuçi, konflikti në Lindjen e Mesme rrit frikën globale
Nafta Brent kaloi kufirin e 100 dollarëve për fuçi, duke u rritur mbi 6% në një ditë të vetme, me pasoja direkte edhe për ekonomitë europiane.

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA
Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF). Marrëveshja, e sjellë nga qeveria, parashikon një hua në shumën 302 milionë dollarë amerikanë, e cila do të përdoret për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi për futjen e marrëveshjes në rendin e ditës për miratim me procedurë të përshpejtuar. “Në rendin e ditës është miratimi, në parim, i marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302,000,000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë”, tha Peleshi. Sipas tij, çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj. Gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se huaja prej 302 milionë dollarësh përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe përforcon partneritetin strategjik me SHBA-në. “Shqipëria shihet sot si një aleate e besueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon. Sot vjen një marrëveshje për ratifikim me një vlerë prej 302 milionë dollarësh, kjo shumë do të përdoret për Forcat e Armatosura. Është edhe garancia që jep kjo marrëveshje. Kredia ka një afat deri në 12 vjet për t’u shlyer. Financimi do të disbursohet gradualisht për nevoja konkrete”, tha Balla. Pas tij, fjalën e mori kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili kritikoi mënyrën e procedimit të marrëveshjes, duke pretenduar se deputetët nuk janë njohur paraprakisht me përmbajtjen e saj. “Na keni ftuar të diskutojmë për një marrëveshje për të cilën na njoftuat tani që mund ta marrim. Ndërkohë rregullorja të detyron t’ia shpërndash deputetëve. Mendoni se Kuvendin do ta shndërroni si grupin tuaj parlamentar, ku Rama ju ka thënë se jeni vetëm kartona, nuk duhet të mendoni, por vetëm të votoni. Kjo s’mund të jetë rregull për Kuvendin, aq më tepër për opozitën”, tha Bardhi. Ai deklaroi se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për vonesat, sipas tij, në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s. “Jemi pro marrëveshjes që rrit investimet në fushën e sigurisë dhe përmbush detyrimet e vendit tonë ndaj NATO-s. Do ta votonim pro marrëveshjen, por ju në vend të NATO-s dhe partneritetit me SHBA zgjodhët inceneratorët. Nuk do të kishim nevojë të merrnim një hua të tillë”, tha Bardhi. Ai propozoi që marrëveshja të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas të votohej në një seancë tjetër. Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, të planifikuar në orën 15:00. Sipas burimeve, për këtë orar janë njoftuar deputetët e Partisë Socialiste.

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro
Në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiuvizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi përfitimet dhe mundësitë që ky program u ofronbizneseve të vogla dhe të mesme. Koçiu theksoi se programi u hartua për t’u dhënë më shumë qartësi bizneseve mbi rrugëtimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre, duke i ndihmuar të sigurojnë financim dhe të rrisin kapacitetet. “Sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 98% të sipërmarrjeve që operojnë në vend, ndërsa vetëm rreth një e katërta e tyre arrijnë të marrin kredi nga institucionet financiare. Pikërisht për këtë arsye menduam se programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ është instrumenti i duhur për t’u dhënë mundësinë këtyre bizneseve të rriten dhe të zhvillohen. Përveç mbështetjes financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ofrojë ekspertizë për hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që aplikimet të jenë sa më të plota dhe më të pranueshme nga bankat,” u shpreh Koçiu. Zv.kryeministrja sqaroi se programi është hartuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe bankat e nivelit të dytë. Në kuadër të tij, qeveria garanton 70% të kolateralit përmes garancisë sovrane. Përmes këtij programi, bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro, me norma interesi të ulëta, nga 2% deri në 3%, dhe me afat shlyerjeje deri në 10 vjet. “Qëllimi ynë është që kushdo që ka një ide të qartë për zhvillimin e biznesit të tij të ketë mundësinë të aplikojë. Ministria e Ekonomisë ka marrë të gjitha masat për të ofruar asistencën e nevojshme në hartimin e planeve të biznesit, duke lehtësuar edhe procedurat e vlerësimit nga institucionet bankare,” shtoi Koçiu. Nga ana e tij, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, bëri të ditur se aplikimet për programin do të qëndrojnë të hapura deri në vitin 2027. Edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e vlerësoi programin si një mbështetje tërëndësishme për bizneset e vogla dhe të mesme. “Mendojmë se do të jetë një ndihmë shumë e madhe. Që në momentin kur nisi të flitej për këtë program, kam marrë disa telefonata nga biznese të vogla, të cilat kanë pyetur se si do të funksionojë dhe kur do të kenë mundësinë të aplikojnë. Për këtë arsye, fushata informuese është shumë e nevojshme në të gjithë territorin, në mënyrë që bizneset të njihen me procedurat dhe të kenë kohën e nevojshme për të përgatitur dokumentacionin e kërkuar për aplikim,” u shpreh Sako.

Gjykata e Hagës shtyn sërish vendimin për Thaçin — zemërim i madh në Kosovë
Shtyrja e dytë e afatit të vendimit në gjyqin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nxit reagime të ashpra në Kosovë.

Rama kundër protestave: strategjia e diskreditimit dhe shmangies
Ndaj valës së protestave, Rama ka zgjedhur të diskreditojë pjesëmarrësit dhe të shmangë diskutimin e problemeve konkrete.