Drejtpërdrejt
AktualitetAmbasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri mund të konfirmohet para pushimeve të Senatit·Rajoni – BotaMessi në prag të historisë: A do të jetë finalja e fundit me fanellën e Argjentinës?·AktualitetAtentat me armë zjarri në Sarandë, 50-vjeçari Thimjo Rubati qëllohet — autorët arratisen me motor·Rajoni – BotaKonflikti SHBA-Iran: A po hapet rruga drejt një lufte rajonale të gjerë?·Rajoni – BotaMoti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese·PolitikëLagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca·AktualitetKristian Prenga: 'Kam pritur gjithë jetën për këtë moment' — dueli me Joshua i afron·AktualitetJa çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin·AktualitetAmbasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri mund të konfirmohet para pushimeve të Senatit·Rajoni – BotaMessi në prag të historisë: A do të jetë finalja e fundit me fanellën e Argjentinës?·AktualitetAtentat me armë zjarri në Sarandë, 50-vjeçari Thimjo Rubati qëllohet — autorët arratisen me motor·Rajoni – BotaKonflikti SHBA-Iran: A po hapet rruga drejt një lufte rajonale të gjerë?·Rajoni – BotaMoti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese·PolitikëLagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca·AktualitetKristian Prenga: 'Kam pritur gjithë jetën për këtë moment' — dueli me Joshua i afron·AktualitetJa çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin·
Vora News
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro
Politikë

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

Nga Vora News25 Korrik 2026, 13:082 min lexim1
Ndaj

Në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiuvizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi përfitimet dhe mundësitë që ky program u ofronbizneseve të vogla dhe të mesme.

Koçiu theksoi se programi u hartua për t’u dhënë më shumë qartësi bizneseve mbi rrugëtimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre, duke i ndihmuar të sigurojnë financim dhe të rrisin kapacitetet.

“Sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 98% të sipërmarrjeve që operojnë në vend, ndërsa vetëm rreth një e katërta e tyre arrijnë të marrin kredi nga institucionet financiare. Pikërisht për këtë arsye menduam se programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ është instrumenti i duhur për t’u dhënë mundësinë këtyre bizneseve të rriten dhe të zhvillohen. Përveç mbështetjes financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ofrojë ekspertizë për hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që aplikimet të jenë sa më të plota dhe më të pranueshme nga bankat,” u shpreh Koçiu.

Zv.kryeministrja sqaroi se programi është hartuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe bankat e nivelit të dytë. Në kuadër të tij, qeveria garanton 70% të kolateralit përmes garancisë sovrane.

Përmes këtij programi, bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro, me norma interesi të ulëta, nga 2% deri në 3%, dhe me afat shlyerjeje deri në 10 vjet.

“Qëllimi ynë është që kushdo që ka një ide të qartë për zhvillimin e biznesit të tij të ketë mundësinë të aplikojë. Ministria e Ekonomisë ka marrë të gjitha masat për të ofruar asistencën e nevojshme në hartimin e planeve të biznesit, duke lehtësuar edhe procedurat e vlerësimit nga institucionet bankare,” shtoi Koçiu.

Nga ana e tij, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, bëri të ditur se aplikimet për programin do të qëndrojnë të hapura deri në vitin 2027.

Edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e vlerësoi programin si një mbështetje tërëndësishme për bizneset e vogla dhe të mesme.

“Mendojmë se do të jetë një ndihmë shumë e madhe. Që në momentin kur nisi të flitej për këtë program, kam marrë disa telefonata nga biznese të vogla, të cilat kanë pyetur se si do të funksionojë dhe kur do të kenë mundësinë të aplikojnë. Për këtë arsye, fushata informuese është shumë e nevojshme në të gjithë territorin, në mënyrë që bizneset të njihen me procedurat dhe të kenë kohën e nevojshme për të përgatitur dokumentacionin e kërkuar për aplikim,” u shpreh Sako.

Ndaj