Drejtpërdrejt
Rajoni – BotaAAK kërkon seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës: "Shtatë votat tona për president janë gati"·AktualitetZjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët·AktualitetProfesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës·Rajoni – BotaPDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë: "Kurti po mban peng shtetin"·Rajoni – BotaPDK i kërkon Deharit seancë nesër, aksioni para Qeverisë vazhdon·AktualitetArrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol·AktualitetI armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa·AktualitetZjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren·Rajoni – BotaAAK kërkon seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës: "Shtatë votat tona për president janë gati"·AktualitetZjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët·AktualitetProfesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës·Rajoni – BotaPDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë: "Kurti po mban peng shtetin"·Rajoni – BotaPDK i kërkon Deharit seancë nesër, aksioni para Qeverisë vazhdon·AktualitetArrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol·AktualitetI armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa·AktualitetZjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren·
Vora News
Kursi
USD80,24EUR92,81GBP108,60CHF98,78SEK8,434NOK8,492DKK12,41PLN21,55TRY1,675RSD0,7913MKD1,512CAD57,82AUD56,83JPY0,5042CNY11,89USD80,24EUR92,81GBP108,60CHF98,78SEK8,434NOK8,492DKK12,41PLN21,55TRY1,675RSD0,7913MKD1,512CAD57,82AUD56,83JPY0,5042CNY11,89
Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese
Aktualitet

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese

Nga Rrdaksia31 Korrik 2026, 20:142 min lexim17
Ndaj

Politikat e strehimit në Shqipëri pritet të pësojnë një reformë të thellë, duke kaluar nga një model i varur tërësisht nga buxheti i shtetit në një qasje të integruar që përfshin tregun e lirë dhe sektorin privat.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka përgatitur një projektligj të ri që parashikon ndryshime thelbësore në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, me synim zgjerimin e skemave të përfitimit, veçanërisht për shtresën e mesme, dhe krijimin e instrumenteve të reja financiare.

Zgjerimi i skemës për shtresën e mesme

Një nga sfidat më të mëdha të tregut aktual të pasurive të paluajtshme është pamundësia e shtresës së mesme për të përballuar çmimet e tregut të lirë. Për të adresuar këtë problematikë, projektligji rrit ndjeshëm kufirin e të ardhurave për të kualifikuar qytetarët në programet e banesave me kosto të ulët.

Konkretisht, kufiri i të ardhurave rritet nga 1/6 në 1/2 e vlerës mesatare të banesës në treg, duke bërë që një numër shumë më i madh familjesh, që më parë përjashtoheshin nga skemat sociale, të kenë tashmë mundësi të përfitojnë strehim të përballueshëm. Gjithashtu, rregullat e reja ofrojnë fleksibilitet për të hartuar programe të posaçme të subvencionimit të qirasë për kategori të veçanta.

Instrumenti i ri, “garancia sovrane” për strehimin

Për të lehtësuar marrjen e kredive për shtëpi, qeveria do të fusë mekanizmin e “Garancisë Sovrane”. Përmes këtij instrumenti, shteti del garant për qytetarët duke mbuluar deri në 30% të vlerës së banesës tek institucionet financiare.

Kjo lëvizje ul nivelin e riskut për bankat dhe e bën shumë më të lehtë e me kosto më të ulët marrjen e kredisë nga familjet përfituese. Sipas përllogaritjeve të relacionit, ky mekanizëm pritet të mbështesë rreth 4,100 familje, me një kosto të përllogaritur për buxhetin prej rreth 231 milionë lekësh.

Banesat me vetëfinancim

Një risi konceptuale në këtë projektligj është zhvillimi i komplekseve të banimit me “destinacion të kombinuar”. Ndryshe nga praktika e deritanishme, projektet e reja do të ndërthurin në të njëjtën godinë ose bllok: banesa sociale me qira, banesa me kosto të ulët dhe banesa të destinuara për t’u shitur në tregun e lirë.

Të ardhurat që do të gjenerohen nga shitja e apartamenteve në tregun e lirë, nuk do të shkojnë për arkën e përgjithshme të shtetit, por do të injektohen drejtpërdrejt në sistemin e strehimit, duke u përdorur ekskluzivisht për financimin, zgjerimin dhe mirëmbajtjen e fondit publik të banesave sociale.

Partneriteti me sektorin privat

Fondi Publik i Banesave Sociale nuk do të kufizohet më vetëm tek asetet që janë në pronësi të bashkive. Projektligji i hap rrugë një përfshirjeje më të gjerë të sektorit privat për shtimin e këtij fondi. Kjo do të realizohet kryesisht përmes mbledhjes dhe menaxhimit efikas të kontributit ligjor prej 3% të subjekteve ndërtuese, duke synuar zbatimin e programeve pa krijuar barrë të menjëhershme dhe të pakontrollueshme për buxhetin e shtetit.

Ndaj