
Kategori
Vora News
Lajmet kryesore të redaksisë

Njoftim i rëndësishëm: Kufizime dy ditore në autostraden Tiranë- Durrës
TIRANË – Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e mjeteve për kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit…

RESTORANT VENECIA – FRESKIA E DETIT DHE SHIJA QË MERITON TË PROVOHET NË FUSHË-PREZË
Kur një drekë apo darkë kthehet në një eksperiencë shijesh, destinacioni është Restorant Venecia! Nëse jeni në kërkim të një vendi ku freskia e prodhimeve të detit, cilësia dhe arti i kuzhinës…

Në kulmin e situatës së rënduar me zjarret dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
Dorëhiqet nga detyra në kulmin e situatës së rënduar me zjarret në vend, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Burime bëjnë me dije se Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më…

Zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen. Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara
Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë problematike, ndërsa flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së Halilit, duke kërcënuar edhe disa banesa. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe…

“Kosova të respektohet”, reagojnë mediat në Kiev për heqjen e flamurit të Ukrainës në Prishtinë
Nuk kaloi në heshtje në Ukrainë largimi i banerit nga qendra e Prishtinës, pas vizitës së presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi dhe deklaratës së tij për Kosovën.Episodi ka marrë jehonë të gjerë…

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit
Shëngjini vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova, të cilët edhe këtë sezon veror kanë zgjedhur bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet. Plazhet, mikpritja,…

Emërimi i Eric Wendt në Shqipëri, Ambasada e SHBA tregon tre prioritetet
Pak ditë pas votimit në Senat dhe emërimit të Eric Wendt si kryediplomat amerikan në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sot me një postim në rrjetin social. Përmes një…

NJOFTIM | DËGJESË PUBLIKE PËR RISHIKIMIN E PLANIT TË PËRGJITHSHËM VENDOR TË TERRITORIT TË BASHKISË VORË
Bashkia Vorë njofton qytetarët, bizneset, grupet e interesit dhe të gjithë banorët e territorit të saj se do të zhvillohet Dëgjesa Publike për Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV). Ky…

Marikaj, Gërdec dhe Marqinet – Zemra e turizmit të natyrës në Bashkinë Vorë
Vetëm pak minuta larg Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shtrihen tre nga zonat më të bukura dhe më premtuese të Bashkisë Vorë: Marikaj, Gërdec dhe Marqinet. Të rrethuara nga kodra…

Gjokaj – Perla e Gjelbër e Bashkisë Vorë që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Në zemër të natyrës së Bashkisë Vorë, fshati Gjokaj po shndërrohet çdo ditë në një nga destinacionet më tërheqëse për turizmin vendas. Me peizazhe të mrekullueshme, ajër të pastër dhe qetësinë që…

VORA NEWS – FORMATI I RI I INFORMIMIT
Me shumë kënaqësi ju prezantojmë formatin e ri të Vora News, një hap i rëndësishëm drejt një informimi më profesional, më të shpejtë dhe më të besueshëm në platformën tonë në Web, Facebook dhe…

Shuhet plotësisht zjarri mbi tunelin e Llogarasë, zona vihet nën monitorim nga autoritetet
Vatra e zjarrit mbi tunelin e Llogarasë është shuar plotësisht pas një operacioni të koordinuar nga Prefektura e Qarkut Vlorë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.Në ndërhyrje u…

Zbuloni fshatrat e Vorës – Aty ku natyra, tradita dhe mikpritja shqiptare bëhen një
Zbuloni fshatrat e Vorës – Aty ku natyra, tradita dhe mikpritja shqiptare bëhen një Vetëm pak minuta larg Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Bashkia Vorë fsheh një pasuri të rrallë…

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuarPër të garantuar një mjedis të qetë e pa ndotje për pushuesit vendas e të huaj, Këshilli i Ministrave…

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen
“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjenKryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së florës dhe faunës. Rama u shpreh se qeveria ka zgjeruar kategoritë e mbrojtjes së natyrës dhe ka kaluar, sipas tij, nga një qasje sporadike në një sistem administrimi të biodiversitetit me rezultate të dukshme. “Në një dekadë ne kemi bërë për florën dhe faunën e Shqipërisë një përmbysje historike të vizionit, qasjeve dhe administrimit, me rezultate të pamohueshme. Në këtë dekadë zgjeruam në mënyrë të ndjeshme, si asnjë vend tjetër në rajon, kategoritë e mbrojtjes dhe e kthyem mbrojtjen e natyrës nga një thirrje sporadike në një sistem administrimi. Një parantezë këtu: ndryshimet e vitit 2024, le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj u përdorën papushim dhe vazhdojnë të përdoren si benzinë për zjarrin e protestës nga individë me agjendë politike, përfshirë edhe disa eurodeputetë, të cilët në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar fare çfarë kemi ndryshuar, ndërsa në rastin më të keq kanë dashur të besojnë rolin e viktimave të imperializmit amerikan. E vërteta është se ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Ka një proces në zbatim të procesit të negociatave, ku do të skanohen një për një me Komisionin Europian për ta përputhur krejt atë ligj 100% me direktivat e BE-së. Edhe ato ndryshime, ky konflikt i stisur, do të zgjidhen përfundimisht në rrugën e negociatave, ku nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit. Shqipëria, ku deri dje natyra dhe popullsia e specieve të saj ishin preja e pambrojtur e njeriut të lëshuar nga çdo zinxhir moral në raport me nënën natyrë, u bë vendi i një proteste popullore që mori si shkak një zog dhe një lagunë. Biodiversitetit i kemi kthyer përkushtimin, me rezultate aspak modeste”, tha Rama.

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ka identifikuar me emra persona që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja dhe që komandojnë dhunën në protestë. Sipas Ballës qëllimi i tyre është dëmtimi i imazhit dhe ekonomisë së Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se në ditët në vijim pret nga organet e drejtësisë procedime konkrete. “Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja, që duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë. Ta Gardës Revolucionare padyshim. Dritan Goxhaj është shërbëtor i regjimit iranin. Një njeri që mbështet aktet terroriste të Iranit publikisht, dënon aleatin strategjik dhe mikun e vyer SHBA-të, është shërbëtor i Iranit. Janë organet e drejtësisë që duhet t’i ndjekin shqetësimet dhe besoj që në ditët në vijim do të kenë fakte konkrete dhe procedime konkrete”, tha Balla.

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën
Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për GazënKëshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe në Rumani. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se ky hap përbën një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të sigurisë kolektive të NATO-s. Sipas ministrit, prania e trupave shqiptare do të shërbejë për forcimin e sigurisë në territorin rumun dhe vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës. “Sot në Këshillin e Ministrave u miratua projektvendimi për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura te brigada shumëkombëshe që ndodhet në Rumani. Ky projektvendim është një angazhim shtesë i qeverisë shqiptare në misionet kombëtare. Jam i bindur që ky mision shtesë është në vazhdën e gjithë misioneve të tjera që ne kemi. Angazhimi i trupave tanë do të jetë i tillë që do të forcojë sigurinë në territorin e Rumanisë, është gjithnjë në kuadër të sigurisë kolektive të Aleancës”, tha Nufi. Ministri Nufi tha gjithashtu se javën e ardhshme Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin zyrtar për dërgimin e trupave shqiptare në Gaza, ku në fazën e parë Shqipëria është e angazhuar të dërgojë oficerë shtabi. Shqipëria a do të dërgojë dhe kur do të dërgojë trupat në Gaza dhe nëse është përcaktuar vendi se ku? “Javën që vjen Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për dërgimin e trupave në Gaza. Shqipëria ka marrë një angazhim dhe angazhimi lidhet me faktin që ne do të dërgojmë oficerë shtabi. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave. Kemi bërë një verifikim në terren, për rrethanat dhe kushtet në Gaza. Pas atij misioni ne do të dërgojmë oficerët e shtabit. Me dërgimin e këtyre forcave do të bëhet edhe angazhimi i trupave konkretë. Atje do të jemi në gjendje që të përcaktojmë se sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen specifikisht, si dhe misioni konkret që do të zhvillojnë”, shtoi ministri Nufi.

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe B
Rikandidimi për një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK është në dorë të partnerëve garantë të Reformës në Drejtësi, shpjegoi ministri Toni Gogu, pavarësisht gatishmërisë së kolegut të tij të partisë, Ulsi Manja, për të ndryshuar Kushtetutën. “Mandati i tyre është i garantuar në aneksin e Kushtetutës, që do të thotë se ka nevojë për vlerësim jashtëzakonisht të kujdesshëm, jo vetëm nga ata vetë, nga institucionet përkatëse siç është Kuvendi, por edhe Komisioni Europian, me të cilin ne po partnerizojmë, dhe SHBA, të cilët i kemi pasur partnerë strategjikë në reformën në drejtësi”, tha Gogu. Deklaratën e bëri në konferencën për mediet, ku gjykatave që vijojnë të ankohen për numrin e lartë të dosjeve të prapambetura, u kërkoi të mësojnë nga kolegët e shkallës së lartë. “Na tregoi se reduktimi i çështjeve në 60% është i mundshëm, pra nuk mund të kënaqemi me zbritjen në 1%, 2%… Ka filluar trendi i rënies së çështjeve të mbartura, por duhet të shkojmë me plan konkret dhe KLGJ është duke punuar për këtë”, vijoi ai. I pyetur pse Ministria e Drejtësisë nuk bën më shumë lidhur me noterët që ndihmojnë pastrimin e parave, topin e kaloi te gjyqësori. “Ka pasur raste edhe kur gjykata ka vendosur të rikthejë një noter, të cilit i ishte pezulluar licenca nga Ministria e Drejtësisë”. Toni Gogu ishte live kur doli lajmi se Laert Haxhisë, të dënuar me burgim të përjetshëm, i ishte sekuestruar përsëri një telefon në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Kjo nxiti pyetjen përse personazhe të tilla nuk kalojnë në regjimin më të rreptë 41-bis. “41-bis është kompetencë e Prokurorisë dhe e gjykatës që të mundet të kërkojnë vendosjen… ju e quajtët popullim të atyre personave, pasi u kufizohet liria në mënyrë edhe më ekstreme”. Ministri nuk komentoi lidhur me pyetjen përse këto telefona që u sekuestrohen eksponentëve të krimit në burgje, dërgohen përmes BKH-së për ekspertizë në SPAK www.voranews.al

“E refuzuam Jenifer Lopez se kërkoi 2 mln euro garanci për protestat”, Gonxhja-Zhupës: Kjo është kosto e destabilizimit të vendit
Në punimet e komisionit të Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, diskutimi ishte në lidhje me aktit normativ “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, komision për dhënie mendimi. Ministri Blendi Gonxhe u përplas me drejtuesen e Komisionit, demokraten Ina Zhupa, teksa kjo e fundit i tha se qeveria ka financuar koncertin e Kanye West. Zhupa i tha ministrit se cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar. Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi. Ndërkohë ai tha se për të performuar në Shqipëri është komunikuar edhe me këngëtaren me famë ndërkombëtare Jennifer Lopez, por se është refuzuar nga pala jonë pasi sipas ministrit ajo ka kërkuar kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. Pjesë nga diskutimi në komision: Gonxhja: Meqë u interesuat për Jennifer Lopez… Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj? Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot garancinë, kjo është kosto e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar. Zhupa: Se e pa ajo tha përderisa japin këta lekët, se asaj nuk i shiten biletat… Gonxhja: Ishte para aktit normativ Zhupa: dhe tha të shkoj të kërkoj 2 mln dhe po mi dhanë mirë, po s’mi dhanë mirë, se biletat nuk i shiten…

Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale lidhur me nismën “Paketa e Maleve”, duke theksuar se kjo është një mundësi konkrete për zhvillimin e zonave malore, rikthimin e të rinjve dhe nxitjen e investimeve në harmoni me natyrën. Rama theksoi se “Paketa e Maleve” nuk parashikon shitjen e zonave malore, por krijimin e mundësive që pronarët legjitimë të zhvillojnë pronat e tyre dhe t’i kthejnë ato në burim të ardhurash.

Kontrolli i Tatimeve në resort përfundon me pengmarrje, 5 persona në pranga në Golem
tatime golem moede edhe kete nuk i del foto kur e shpernda turizem

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit
Spiropale Shqiperiaere Partiasocialiate

Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”
EdiRama Projekt Zvernec

Veterani Agim Pllashniku falënderon shqiptarët në Zarë: Mikpritja juaj dëshmoi se ideali i UÇK-së jeton ende
uck kosova kroaci