Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
30 rezultate për “banka”.

Dita e tretë e protestës në Tiranë: dhunë, plaçkitje dhe institucione të sulmuar
Protesta e tretë në Tiranë u shoqërua me akte të rënda dhune: institucione publike, banka dhe biznese private u sulmuan e u plaçkitën, ndërsa Policia regjistroi 26 të lënduar.

51 policë të plagosur dhe 65 të shoqëruar pas protestës së dhunshme në Tiranë
Pas dy ditësh protestash të shoqëruara me dhunë në Tiranë, 51 punonjës policie kanë mbetur të lënduar dhe 65 persona janë shoqëruar në polici nën dyshimin e përfshirjes në akte vandalizmi.

Bonot 12-mujore: norma e rendimentit arrin pikun më të lartë në dy vjet
Rendimenti i bonove të thesarit me maturim 12-mujor shënoi nivelin më të lartë në dy vitet e fundit, duke arritur në 2.89% në ankandin e kësaj jave.

Ndihma ekonomike u pre për 21% në tre vjet — familjet e varfra lënë pas dore
Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike ka rënë me 21% në tre vjet, ndërkohë që pagesa mujore mbetet shumë poshtë standardeve ndërkombëtare të mbijetesës.

Tregu i banesave, eksperti: Ndërtimi përqendrohet aty ku qarkullon kapitali, jo aty ku ka nevojë popullsia
Tregu imobiliar shqiptar po zhvillohet me ritme që nuk i shërbejnë nevojave reale të popullsisë. Ekspertët paralajmërojnë rrezikun e një polarizimi të rëndë në strehim.

Zelensky kundër marrëveshjes Trump-Putin për naftën: "Dhuratë për agjesorin"
Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së Trump me Moskën për importin e naftës ruse, duke e cilësuar atë si dhuratë të drejtpërdrejtë për Vladimir Putinin.

Rezerva valutore e Shqipërisë kap rekordin historik prej 8.4 miliardë eurosh
Rezerva valutore e Shqipërisë ka shënuar rekord të ri historik, duke kaluar shifrën e 8.4 miliardë eurove në fund të gushtit 2026.

Pagesa të menjëhershme deri në 500 mijë lekë brenda 10 sekondave
Banka e Shqipërisë ka hartuar rregulloren e re për pagesat e menjëhershme, që garanton finalizimin e transfertave deri në 500 mijë lekë brenda vetëm 10 sekondave, 24 orë në ditë.

Banka Qendrore e Maqedonisë shtrëngon rregullat: Kreditë për banim tani shlyhen brenda 25 vitesh
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar masa të reja makroprudenciale: afati i kredive për banim shkurtohet nga 30 në 25 vjet dhe ulen tavanet e kësteve mujore.

Punësimi sezonal jashtë vendit sjell rekord historik prej 400 milionë eurosh
Të ardhurat nga puna jashtë vendit shënuan një rritje të konsiderueshme, duke arritur gati 400 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Ky trend tregon rëndësinë në rritje të remitancave dhe punësimit sezonal për ekonominë shqiptare.

Rama lançon Programin Kombëtar të Strehimit me 6 skema të reja
Kryeministri Rama prezantoi Programin Kombëtar të Strehimit 2030, me gjashtë skema të reja që synojnë t'i japin zgjidhje krizës së banesave për familjet shqiptare.

Qeveria reformon ligjin për ndërtimet pa leje: Mbrojtje për blerësit e ndershëm
Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe dërguar në Kuvend një projektligj që riorganizon tërësisht administrimin e ndërtimeve të konfiskuara, duke mbrojtur qytetarët që kanë blerë banesa pa ditur për paligjshmërinë.

Igli Tare paraqitet në SPAK brenda dosjes "Balluku" — nën hetim për pastrim parash
Igli Tare u paraqit të hënën në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa hetimet e dosjes "Balluku" po zgjerojnë rrathët edhe drejt figurave sportive.

Kredi me 0% interes për banesë: policia dhe garda kanë afat deri më 25 shtator
Punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së mund të përfitojnë banesën e parë me kredi me zero për qind interes. Afati i aplikimit mbyllet më 25 shtator.

GJKKO vendos arrest për Ergys Agasin, akuza për pengmarrje rrëzohet por shtohet korrupsioni pasiv
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit konfirmoi masën "arrest në burg" për Ergys Agasin, ndërsa hetuesit hoqën akuzën për pengmarrje dhe shtuan atë për korrupsion pasiv.

SPAK kap biznesmeni Ergys Agasi në Durrës — dosja AKSHI mbyllet me dy arrestime
Biznesmeni Ergys Agasi, i kërkuar prej kohësh nga SPAK, u kap në zonën e Plepave në Durrës. Me të u arrestua edhe ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku.

Shqipëria e fundit në Europë: vetëm 6% e të papunëve gjejnë punë brenda 3 muajve
Shqipëria renditet e fundit ndër rreth 50 ekonomi të analizuara nga Banka Botërore: vetëm 6% e të papunëve arrijnë të punësohen me pagë brenda një tremujori.

Qiratë çojnë inflacionin shqiptar mbi objektivin e Bankës Qendrore
Qiratë në nivele rekorde historike po shtyjnë inflacionin e brendshëm shqiptar mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, i cili arriti 3.4% në korrik.

Rikthehet drafti për Dhomën Ekonomike Kombëtare: Anëtarësim i detyruar dhe tarifa deri 70 mijë lekë
Qeveria ka rikthyer projektligjin për Dhomën Ekonomike Kombëtare, që parashikon anëtarësim të detyruar për të gjitha bizneset dhe tarifa vjetore deri në 70 mijë lekë.

Mbi 39 mijë qytetarë marrin rimbursimet e DIVA 2025, shuma totale arrin 6.4 milionë euro
Administrata Tatimore ka alokuar deri tani 6.4 milionë euro për 39,940 individë përfitues në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025.

SPAK sekuestron pasuri prej 440 milionë eurosh brenda shtatë muajsh
Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit, SPAK ka vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 440 milionë euro, duke përfshirë prona, llogari bankare dhe shoqëri tregtare.

Euro bie në nivelin historik të 93 lekëve — çfarë qëndron pas kësaj rënieje
Euroja u këmbye sot me 93.07 lekë, niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë, nën efektin e prurjeve turistike, investimeve të huaja rekord dhe flukseve informale.

Inflacioni shkon në 3.4% në korrik, niveli më i lartë që nga janari 2024
Çmimet e konsumit shënuan rritje të re në korrik 2026, duke arritur 3.4% — nivelin më të lartë për rreth dy vjet e gjysmë. Ushqimet dhe qiratë mbeten faktorët kryesorë.

Pilotonte mbi centralin bërthamor francez, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj
Ermal Beqiraj, i lidhur me dosjen e AKSHI-t dhe në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, u kap në Francë pasi fluturoi me avion mbi një termocentral bërthamor.

SPAK zbulon pasurinë milionëshe të Ermal Beqirit në Francë: kështjellë, apartamente dhe mbi 2 mln euro në banka
SPAK ka bërë publike pasuritë e konsiderueshme që biznesmeni Ermal Beqiri disponon në Francë, duke njoftuar edhe sekuestrimin e tyre si pasuri me origjinë kriminale.

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese
Politikat e strehimit në Shqipëri pritet të pësojnë një reformë të thellë, duke kaluar nga një model i varur tërësisht nga buxheti i shtetit në një qasje të integruar që përfshin tregun e lirë dhe…

Ligji i ri i BSH: Inspektori i Parlamentit zëvendësohet me auditues të propozuar nga Guvernatori
Projektligji i ri për BSH-në eliminon postin e Inspektorit të Përgjithshëm të zgjedhur nga Kuvendi dhe ia kalon kontrollin brendshëm një drejtorie të propozuar nga Guvernatori.

Nafta arrin 100 dollarë për fuçi, konflikti në Lindjen e Mesme rrit frikën globale
Nafta Brent kaloi kufirin e 100 dollarëve për fuçi, duke u rritur mbi 6% në një ditë të vetme, me pasoja direkte edhe për ekonomitë europiane.

Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit
Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit Tashmë nuk ka mbetur asnjë dyshim se çfarë ka ndodhur në Kanionin e Langaricës. Nuk ishte një investim turistik, siç u quajt nëpër konferenca shtypi e kronika Televizioni. Ishte një krim. Një krim kundër natyrës dhe, njëkohësisht, kundër kulturës.

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro
Në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiuvizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi përfitimet dhe mundësitë që ky program u ofronbizneseve të vogla dhe të mesme. Koçiu theksoi se programi u hartua për t’u dhënë më shumë qartësi bizneseve mbi rrugëtimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre, duke i ndihmuar të sigurojnë financim dhe të rrisin kapacitetet. “Sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 98% të sipërmarrjeve që operojnë në vend, ndërsa vetëm rreth një e katërta e tyre arrijnë të marrin kredi nga institucionet financiare. Pikërisht për këtë arsye menduam se programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ është instrumenti i duhur për t’u dhënë mundësinë këtyre bizneseve të rriten dhe të zhvillohen. Përveç mbështetjes financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ofrojë ekspertizë për hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që aplikimet të jenë sa më të plota dhe më të pranueshme nga bankat,” u shpreh Koçiu. Zv.kryeministrja sqaroi se programi është hartuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe bankat e nivelit të dytë. Në kuadër të tij, qeveria garanton 70% të kolateralit përmes garancisë sovrane. Përmes këtij programi, bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro, me norma interesi të ulëta, nga 2% deri në 3%, dhe me afat shlyerjeje deri në 10 vjet. “Qëllimi ynë është që kushdo që ka një ide të qartë për zhvillimin e biznesit të tij të ketë mundësinë të aplikojë. Ministria e Ekonomisë ka marrë të gjitha masat për të ofruar asistencën e nevojshme në hartimin e planeve të biznesit, duke lehtësuar edhe procedurat e vlerësimit nga institucionet bankare,” shtoi Koçiu. Nga ana e tij, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, bëri të ditur se aplikimet për programin do të qëndrojnë të hapura deri në vitin 2027. Edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e vlerësoi programin si një mbështetje tërëndësishme për bizneset e vogla dhe të mesme. “Mendojmë se do të jetë një ndihmë shumë e madhe. Që në momentin kur nisi të flitej për këtë program, kam marrë disa telefonata nga biznese të vogla, të cilat kanë pyetur se si do të funksionojë dhe kur do të kenë mundësinë të aplikojnë. Për këtë arsye, fushata informuese është shumë e nevojshme në të gjithë territorin, në mënyrë që bizneset të njihen me procedurat dhe të kenë kohën e nevojshme për të përgatitur dokumentacionin e kërkuar për aplikim,” u shpreh Sako.