Lajmi i fundit
EkonomiaBanka e Shqipërisë: Protestat shtojnë pasiguritë ekonomike dhe rrezikojnë rritjen·Vora News“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë·Rajoni – BotaRama nga Dublini: Europa gaboi duke lënë diplomacinë mënjanë, duhet dialog me Rusinë·Vora NewsStuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike·AktualitetSali Berisha para SPAK-ut për çështjen “Irena Gjoka”·PolitikëVV dhe PDK në bisedime për Ligjin mbi Dhomat e Specializuara·Rajoni – BotaZelensky takon të dërguarit e Trumpit në Dublin, diskutohet fundi i luftës në Ukrainë·AktualitetElbasani, Model Kombëtar Për Investimet e Gjelbra: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vlerëson potencialin·EkonomiaBanka e Shqipërisë: Protestat shtojnë pasiguritë ekonomike dhe rrezikojnë rritjen·Vora News“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë·Rajoni – BotaRama nga Dublini: Europa gaboi duke lënë diplomacinë mënjanë, duhet dialog me Rusinë·Vora NewsStuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike·AktualitetSali Berisha para SPAK-ut për çështjen “Irena Gjoka”·PolitikëVV dhe PDK në bisedime për Ligjin mbi Dhomat e Specializuara·Rajoni – BotaZelensky takon të dërguarit e Trumpit në Dublin, diskutohet fundi i luftës në Ukrainë·AktualitetElbasani, Model Kombëtar Për Investimet e Gjelbra: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vlerëson potencialin·
Vora News
Kursi
USD81,30/82,30EUR90,50/91,20GBP108,00/108,90CHF97,70/98,70SEK7,04/7,74NOK7,00/7,70DKK10,25/11,34PLN20,00/20,70TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,64/12,37USD81,30/82,30EUR90,50/91,20GBP108,00/108,90CHF97,70/98,70SEK7,04/7,74NOK7,00/7,70DKK10,25/11,34PLN20,00/20,70TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,64/12,37
Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet
Aktualitet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Nga Redaksia Vora News11 Nëntor 2026, 14:102 min lexim9
Ndaj

Të paktën 300 shkolla në Itali u mbyllën dhe nxënësit u evakuuan këtë të mërkurë pasi morën kërcënime për bomba, sipas ministrit të Arsimit të vendit.

Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, tha se 300 shkolla u prekën nga kërcënimet me bomba, duke shtuar se numri mund të rritet.

Burime qeveritare i thanë medias lokale se mesazhi kërcënues që morën ishte nënshkruar “Mikhail Andropov, kreu i mbretërisë së Misogynystanit”.

Në email përmendet gjithashtu vendosja e një bombe në makinën e kryeministres italiane Giorgia Meloni.

“Kemi ardhur për t’ju shfarosur. Do të kryejmë gjenocid kundër italianëve”, thuhet në emailin e nënshkruar nga Mikhail Antropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit. Emaili përshkruan një “pajisje të fuqishme shpërthyese” të lënë në ndërtesë brenda një qeseje plastike “me një shkrepëse të telekomandës”. Mesazhi përmban gjithashtu një kërcënim kundër kryeministrit. “Kemi vendosur një bombë në motorin e makinës së kryeministrit tuaj”, shkruan dërguesi.

“Pas një alarmi për bombë në të gjithë vendin, dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë nxënësit janë dërguar në një vend të sigurt dhe mbeten nën mbikëqyrjen e stafit mësimdhënës”, tha një shkollë në Romë në një deklaratë për prindërit.Policia italiane po heton rastin, tha një zëdhënës i Policisë së Romës.

Alarmi i sigurisë erdhi mes shqetësimeve në rritje në Evropë në lidhje me kërcënimet e të ashtuquajturës “luftë hibride”, të cilat kanë synuar supermarketet, bankat e gjakut, trafikun ajror dhe stacionet televizive.

Mijëra nxënës dhe mësues janë të frikësuar, të detyruar të largohen nga klasat e tyre. Kryeministrja Giorgia Meloni ka thirrur një takim në Palazzo Chigi për orën 4 pasdite për të shqyrtuar situatën dhe për të koordinuar nismat e nevojshme. Në takim do të marrin pjesë Zëvendëskryeministrat, Ministrat Piantedosi dhe Crosetto, Nënsekretari i Presidencës së Këshillit të Ministrave Alfredo Mantovano, dhe krerët e shërbimeve të inteligjencës dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, informon “La Repubblica”.

Mesazhi iluzionist

Mesazhi, i dërguar nga një adresë e lidhur me një universitet tajvanez, thotë: “Ky është Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit. Ne kemi ardhur për t’ju asgjësuar. Ne do të kryejmë gjenocid kundër italianëve.”

Kërcënimi vazhdon:

“Jam përgatitur prej kohësh për këtë: t’ju vras ​​të gjithëve. Sapo kam lënë një pajisje shpërthyese të fuqishme, të kontrolluar nga distanca, brenda një qeseje plastike në ndërtesën tuaj. E kam pozicionuar në mënyrë që vala e goditjes të përhapet në të gjithë ndërtesën. E tëra çfarë do të mbetet nga ju do të jenë kocka dhe një rrëmujë e përgjakshme.”

Ne vendosëm gjithashtu një bombë në motorin e makinës së kryeministrit tuaj. Pastaj do t’i vrasim të mbijetuarit me plagë thike.

Nënshkrimi i kërkesës

Mikhail Andropov është emri në email-et kërcënuese të dërguara stacioneve televizive evropiane ditët e fundit, në të cilat dërguesi merr gjithashtu përgjegjësinë për kërcënimet me bomba që prekën dhjetëra fluturime. Email-i i dërguar shkollave buron nga një adresë që i përket Universitetit Dayeh, një universitet i vendosur në Qarkun Changhua, Tajvan.

Alarmi u dha menjëherë. Administratorët e shkollave dhe stafi administrativ, pasi lexuan përmbajtjen serioze të mesazhit, njoftuan menjëherë forcat e rendit dhe autoritetet lokale

Ndaj