Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
4 rezultate për “Këshilli i Ministrave”.
Regjistri Kombëtar i Kanabisit Mjekësor, kontrolli digjital nga fara deri te asgjësimi
Qeveria shqiptare zyrtarizon një sistem digjital të integruar për monitorimin e kanabisit mjekësor e industrial, duke ngarkuar AKKC-në si institucionin kryesor administrues.

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Aktivitetit të Licencuar dhe të Lejuar të Bimës së Cannabis-it”, duke zyrtarizuar ngritjen e një…

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuarPër të garantuar një mjedis të qetë e pa ndotje për pushuesit vendas e të huaj, Këshilli i Ministrave…

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën
Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për GazënKëshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe në Rumani. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se ky hap përbën një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të sigurisë kolektive të NATO-s. Sipas ministrit, prania e trupave shqiptare do të shërbejë për forcimin e sigurisë në territorin rumun dhe vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës. “Sot në Këshillin e Ministrave u miratua projektvendimi për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura te brigada shumëkombëshe që ndodhet në Rumani. Ky projektvendim është një angazhim shtesë i qeverisë shqiptare në misionet kombëtare. Jam i bindur që ky mision shtesë është në vazhdën e gjithë misioneve të tjera që ne kemi. Angazhimi i trupave tanë do të jetë i tillë që do të forcojë sigurinë në territorin e Rumanisë, është gjithnjë në kuadër të sigurisë kolektive të Aleancës”, tha Nufi. Ministri Nufi tha gjithashtu se javën e ardhshme Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin zyrtar për dërgimin e trupave shqiptare në Gaza, ku në fazën e parë Shqipëria është e angazhuar të dërgojë oficerë shtabi. Shqipëria a do të dërgojë dhe kur do të dërgojë trupat në Gaza dhe nëse është përcaktuar vendi se ku? “Javën që vjen Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për dërgimin e trupave në Gaza. Shqipëria ka marrë një angazhim dhe angazhimi lidhet me faktin që ne do të dërgojmë oficerë shtabi. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave. Kemi bërë një verifikim në terren, për rrethanat dhe kushtet në Gaza. Pas atij misioni ne do të dërgojmë oficerët e shtabit. Me dërgimin e këtyre forcave do të bëhet edhe angazhimi i trupave konkretë. Atje do të jemi në gjendje që të përcaktojmë se sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen specifikisht, si dhe misioni konkret që do të zhvillojnë”, shtoi ministri Nufi.