Lajmi i fundit
PolitikëDita e 16-të e protestave studentore në Tiranë: Marshim nga Ministria e Arsimit deri te Kryeministria·Rajoni – BotaGrupi për strategjinë e apelit në Hagë nis punën, Konjufca garanton mbështetje të plotë për krerët e UÇK-së·AktualitetQeveria krijon Regjistrin e Posaçëm për dhunën në protesta: ndalim kufiri edhe pa urdhër gjykate·Rajoni – BotaProtesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër në Prishtinë — ora 16:00·EkonomiaFilipçe: Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut u rrit me 50% brenda dy viteve e gjysmë·Ekonomia2,2 miliardë euro për investime publike në 2027, por fondet shpenzohen me vonesë·PolitikëLëvizja studentore mposht Vuçiqin pas 14 vitesh — Serbi nisin bisedimet për qeverinë e re·AktualitetRama vazhdon thirrjet për dialog, studentët i refuzojnë kategorikisht·PolitikëDita e 16-të e protestave studentore në Tiranë: Marshim nga Ministria e Arsimit deri te Kryeministria·Rajoni – BotaGrupi për strategjinë e apelit në Hagë nis punën, Konjufca garanton mbështetje të plotë për krerët e UÇK-së·AktualitetQeveria krijon Regjistrin e Posaçëm për dhunën në protesta: ndalim kufiri edhe pa urdhër gjykate·Rajoni – BotaProtesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër në Prishtinë — ora 16:00·EkonomiaFilipçe: Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut u rrit me 50% brenda dy viteve e gjysmë·Ekonomia2,2 miliardë euro për investime publike në 2027, por fondet shpenzohen me vonesë·PolitikëLëvizja studentore mposht Vuçiqin pas 14 vitesh — Serbi nisin bisedimet për qeverinë e re·AktualitetRama vazhdon thirrjet për dialog, studentët i refuzojnë kategorikisht·
Vora News
Kursi
USD81,20/82,20EUR90,50/91,30GBP107,80/108,70CHF97,70/98,70SEK7,17/7,86NOK7,25/7,97DKK10,43/11,40PLN20,00/20,70TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,70/58,70AUD56,70/57,70JPY0,51/0,55CNY11,61/12,35USD81,20/82,20EUR90,50/91,30GBP107,80/108,70CHF97,70/98,70SEK7,17/7,86NOK7,25/7,97DKK10,43/11,40PLN20,00/20,70TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,70/58,70AUD56,70/57,70JPY0,51/0,55CNY11,61/12,35
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi
Aktualitet

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Nga Vora Admin30 Korrik 2026, 20:412 min lexim8
Ndaj

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Aktivitetit të Licencuar dhe të Lejuar të Bimës së Cannabis-it”, duke zyrtarizuar ngritjen e një sistemi digjital me kontroll të rreptë dhe gjurmueshmëri të plotë për të gjithë zinxhirin e kultivimit dhe përpunimit për qëllime mjekësore e industriale.

Vendimi, i propozuar nga ministrat e Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Punëve të Brendshme, mbështetet në ligjin e vitit 2023 për kontrollin e kanabisit dhe ngarkon Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) si institucionin administrues, në bashkëpunim me AKSHI-n për aspektet teknike.

Digjitalizim i çdo faze dhe integrimi me bazat kombëtare

Regjistri i ri do të ruajë elektronikisht të gjitha të dhënat që nga kërkesat e para për licencim e leje, e deri te proceset teknike në terren, kontrollet laboratorike, eksportet dhe asgjësimi i mbetjeve.

Platforma do të lehtësojë aplikimet përmes portalit qeveritar “e-Albania” dhe do të shkëmbejë të dhëna automatikisht me sistemet kryesore shtetërore:

Sistemi i shënjimit dhe gjurmueshmërisë, përmes bashkëpunimit teknik me shoqërinë “ALBTrace CO” sh.a.

Gjendja Civile & QKB, për verifikimin e numrit personal të drejtuesve, aksionerëve dhe licencave aktive.

Tatimet & Doganat për kontrollin e listëpagesave, detyrimeve në kohë reale dhe deklaratave doganore të eksport/importit.

“Në Regjistër regjistrohen të gjitha informacionet për kërkesat e vendimmarrjet për licencim, leje, gjurmim, mbikëqyrje, deri te pezullimi, shfuqizimi apo asgjësimi i bimëve e nënprodukteve.”, theksohet në vendim.

Aksesibiliteti, nivelet e sigurisë dhe përgjegjësia e subjekteve

Për të garantuar sigurinë e informacionit, vendimi përcakton tre tipologji të qarta aksesi: Administrator (AKKC), Regjistrues (me të drejtë korrigjimi brenda 24 orëve) dhe Shikues (akses vetëm për lexim pa të drejtë ndërhyrjeje).

Vendimi përcakton se mos hedhja e të dhënave në kohë ose pasaktësia nga ana e bizneseve të licencuara përbën shkelje administrative. Të gjitha veprimet në sistem do të regjistrohen në log-e të pamodifikueshme auditimi, ndërsa çdo veprim i paligjshëm sjell pezullim të menjëhershëm të aksesit dhe përgjegjësi ligjore.

Kostot për krijimin dhe mirëmbajtjen teknike të Regjistrit do të mbulohen tërësisht nga buxheti i AKSHI-t.

Ndaj