Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
8 rezultate për “Bashkia e Tiranës”.

Tirana kryeson arkëtimet nga ndërtimet: 12.4 miliardë lekë në gjysmën e parë të 2026
Bashkia e Tiranës gjeneroi 67.7% të të ardhurave kombëtare nga taksa e ndikimit në infrastrukturë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2026, me 12.4 miliardë lekë.

Rama: "Kalvari i Veliajt është unik në historinë e Europës demokratike"
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" ndaj Erion Veliajt, kryeministri Rama reagoi ashpër, duke folur për "eksperiment të paparë juridik".

Veliaj drejton Bashkinë e Tiranës nga qelia: miraton dorëheqje dhe fonde sociale
Erion Veliaj ka ushtruar sot funksionet e tij si kryetar bashkie nga ambientet e IEVP Durrës, duke miratuar dorëheqje drejtuesish dhe duke zhbllokuar financat e Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës pa kokë/ Kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar
Bashkia e Tiranës ka juridikisht kryetar Erion Veliajn, por praktikisht ka mbetur pa një drejtues të identifikuar të administratës.Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa Anuela Ristanit i janë hequr…

Veliaj revokon kompetencat e Anuela Ristanit: Bashkia Tiranë pa drejtues zyrtar
Erion Veliaj ka revokuar delegimin e kompetencave që i kishte dhënë zëvendëskryetares Anuela Ristani, duke e lënë Bashkinë e Tiranës pa drejtues ekzekutiv.

Transporti publik kërcënon me reduktim flote nga shtatori nëse nuk zgjatet paketa antikrizë
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë se nga shtatori do të ulin numrin e mjeteve në qarkullim nëse qeveria nuk zgjat kompensimin e karburantit.

Inceneratori i Tiranës s'u ndërtua, por kompania nën sekuestro fitoi 7 mln euro në 2025
Kompania e incineratorit të Tiranës, nën sekuestro preventive dhe me 12 persona të dërguar për gjykim nga SPAK, raportoi fitim neto prej gati 7 milionë eurosh në 2025.

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës
Përballë rrezikut të shtuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta, në Qarkun e Tiranës vijon puna për hapjen e rrugëve pyjore për ndërhyrjen e shpejtë me mjete. Në njësinë administrative Bërzhitë, forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes po hapin disa prej segmenteve kryesore të këtyre rrugëve, duke krijuar një korridor që bashkon kilometrin e 27-të me fshatrat deri në Petrelë. Sipas Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, bashkë me segmentet e nisura një javë më parë, janë hapur afro 100 km rrugë pyjore në zonat e Baldushkut dhe Pezës. “Do vazhdojmë në fillim të javës tjetër në krahun tjetër, në Bërzhitë, në Pllumë, ndërkohë që do të marrë pjesë edhe Bashkia e Tiranës për të filluar hapjen e territoreve të rrugëve tokësore në zonën e Brrylit, të Zall-Herrit edhe Tërrajit. Ndihemi të lumtur që deri tani Qarku i Tiranës është më i mbrojtur nga zjarret dhe kjo ka ardhur si pasojë e punëve parandaluese që kemi filluar herët, bashkë me shërbimin zjarrfikës”, tha Shkëlqim Hajdari, Prefekti i Tiranës. Deri në fund të korrikut synohet të hapen të gjitha rrugët pyjore të komunave të Tiranës, ndërsa në terren janë të angazhuara shërbimi zjarrfikës, Drejtoria e Parqeve dhe Rekreacionit, strukturat e prefekturës dhe njësitë administrative. Rrugët e reja pritet të ndikojnë jo vetëm në ndërhyrjen e shpejtë në rast zjarresh, por edhe në zhvillimin e turizmit malor.