Lajmi i fundit
Rajoni – BotaKosovë-Kroaci: Bashkëpunim i rëndësishëm në mbrojtje dhe siguri·AktualitetQeveria miraton akt normativ: Organizatorët dhe autorët e dëmeve në protesta mbajnë përgjegjësi financiare·PolitikëRama dhe Kos: Shqipëria drejt BE-së me fonde shtesë dhe reforma të avancuara·AktualitetQeveria miraton numrin unik të emergjencave 112, shërbim 24/7 në të gjithë vendin·Rajoni – BotaOperacion antidrogë në Kaçanik: Sekuestrohen 136 kg marihuanë, dyshohet për përfshirjen e një polici·Aktualitet“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbardh katër çështjet kryesore të diskutimeve·EkonomiaMinistri Muja: Prodhimi dhe eksportet bujqësore shënojnë rritje të ndjeshme·EkonomiaUji i ambalazhuar përjashtohet nga TVSH-ja e reduktuar 6%·Rajoni – BotaKosovë-Kroaci: Bashkëpunim i rëndësishëm në mbrojtje dhe siguri·AktualitetQeveria miraton akt normativ: Organizatorët dhe autorët e dëmeve në protesta mbajnë përgjegjësi financiare·PolitikëRama dhe Kos: Shqipëria drejt BE-së me fonde shtesë dhe reforma të avancuara·AktualitetQeveria miraton numrin unik të emergjencave 112, shërbim 24/7 në të gjithë vendin·Rajoni – BotaOperacion antidrogë në Kaçanik: Sekuestrohen 136 kg marihuanë, dyshohet për përfshirjen e një polici·Aktualitet“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbardh katër çështjet kryesore të diskutimeve·EkonomiaMinistri Muja: Prodhimi dhe eksportet bujqësore shënojnë rritje të ndjeshme·EkonomiaUji i ambalazhuar përjashtohet nga TVSH-ja e reduktuar 6%·
Vora News
Kursi
USD81,40/82,40EUR89,30/90,10GBP106,50/107,50CHF97,30/98,30SEK6,90/7,57NOK6,85/7,56DKK10,06/11,08PLN19,42/20,22TRY1,59/1,69RSD0,728/0,758MKD1,44/1,50CAD57,00/58,10AUD53,90/55,00JPY0,512/0,538CNY11,67/12,41USD81,40/82,40EUR89,30/90,10GBP106,50/107,50CHF97,30/98,30SEK6,90/7,57NOK6,85/7,56DKK10,06/11,08PLN19,42/20,22TRY1,59/1,69RSD0,728/0,758MKD1,44/1,50CAD57,00/58,10AUD53,90/55,00JPY0,512/0,538CNY11,67/12,41
Bashkia e Tiranës pa kokë/ Kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar
Aktualitet

Bashkia e Tiranës pa kokë/ Kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues i caktuar

Nga Redaksia29 Gusht 2026, 14:382 min lexim1
Ndaj

Bashkia e Tiranës ka juridikisht kryetar Erion Veliajn, por praktikisht ka mbetur pa një drejtues të identifikuar të administratës.Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa Anuela Ristanit i janë hequr kompetencat me të cilat drejtonte Bashkinë prej shkurtit të vitit 2025. Urdhri i dhënë nga Veliaj hyn në fuqi menjëherë, por nuk cakton askënd në vendin e saj.

Erion Veliaj është kryetar në letër, por ndodhet në qeli ne pamundesi per te drejtuar efektivisht administraten e bashkise me te madhe ne vend. Për pasojë, Bashkia e Tiranës ka mbetur pa një kokë të përcaktuar për drejtimin e puneve te përditshëme.Dokumenti i firmosur nga Veliaj shfuqizon urdhrin e 14 shkurtit te vitit 2025 firmosur prej tij dhe përcakton se Ristani nuk ushtron më kompetencat e deleguara të kryetarit. Kjo do të thotë se drejtorët dhe strukturat e Bashkisë mund të vazhdojnë punën dhe të firmosin vetëm brenda kompetencave që kanë vetë ose që u janë deleguar më parë.

Ndërsa aktet që kërkojnë autoritetin e kryetarit mund të firmosen nga Veliaj ose nga një person i autorizuar prej tij me një delegim të vlefshëm. Por urdhri i fundit nuk identifikon një person të tillë. Nuk tregon kush koordinon drejtorët, kujt i raportojnë ata dhe kush merr vendimet që deri tani kalonin përmes Ristanit.

Ligjërisht, përgjegjësia për drejtimin e organit ekzekutiv vazhdon t’i përkasë kryetarit të zgjedhur, Erion Veliajt, por nga burgu ai nuk ka mundesi te qartesoje zinxhirin komandës mbetet i paqartë. Duke ngritur nje pikepyetje serioze se kush e qeveris sot Tiranen.

Raportohet se Veliaj shkarkoi Anuela Ristanin. Por dokumenti firmosur prej tij nuk e shkarkon shprehimisht nga posti i nënkryetares. Ai e largon nga drejtimi i komanduar i Bashkisë, duke i hequr kompetencat e kryetarit. Bashkia e Tiranës, sipas vendimit të gjykatës kushtetuese e ka një kryetar dhe ai është erion veliaj, por ai ndodhet në paraburgim dhe de fakto bashkia nuk e ka mbi kokë të zgjedhurin me votë që ka përgjegjësinë t’i japë përgjigje punëve të përditshme të këtij institucioni.

Bashkia e Tiranës është më e madhja në vend, duke e bërë në këtë mënyrë situatën shumë të vështirë në një kohë që egziston ajo që mund të quhet ushtria e administyratës bashkiake por asnjë prej tyre nuk ka përgjëgjësinë ligjore që të jep zgjedhja me votë për të komanduar dhe drejtuar punët e përditshme të bashkisë

Ndaj