Lajmi i fundit
Vora News
Kursi
USD80,50/81,50EUR90,30/91,10GBP107,50/108,50CHF97,40/98,40SEK7,25/7,90NOK7,20/7,90DKK10,40/11,38PLN19,92/20,64TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,50/58,50AUD56,20/57,20JPY0,51/0,55CNY11,50/12,25USD80,50/81,50EUR90,30/91,10GBP107,50/108,50CHF97,40/98,40SEK7,25/7,90NOK7,20/7,90DKK10,40/11,38PLN19,92/20,64TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,50/58,50AUD56,20/57,20JPY0,51/0,55CNY11,50/12,25
Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës
Aktualitet

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Nga Redaksia Vora News26 Korrik 2026, 14:031 min lexim5
Ndaj

Përballë rrezikut të shtuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta, në Qarkun e Tiranës vijon puna për hapjen e rrugëve pyjore për ndërhyrjen e shpejtë me mjete.

Në njësinë administrative Bërzhitë, forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes po hapin disa prej segmenteve kryesore të këtyre rrugëve, duke krijuar një korridor që bashkon kilometrin e 27-të me fshatrat deri në Petrelë.

Sipas Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, bashkë me segmentet e nisura një javë më parë, janë hapur afro 100 km rrugë pyjore në zonat e Baldushkut dhe Pezës.

“Do vazhdojmë në fillim të javës tjetër në krahun tjetër, në Bërzhitë, në Pllumë, ndërkohë që do të marrë pjesë edhe Bashkia e Tiranës për të filluar hapjen e territoreve të rrugëve tokësore në zonën e Brrylit, të Zall-Herrit edhe Tërrajit. Ndihemi të lumtur që deri tani Qarku i Tiranës është më i mbrojtur nga zjarret dhe kjo ka ardhur si pasojë e punëve parandaluese që kemi filluar herët, bashkë me shërbimin zjarrfikës”, tha Shkëlqim Hajdari, Prefekti i Tiranës.

Deri në fund të korrikut synohet të hapen të gjitha rrugët pyjore të komunave të Tiranës, ndërsa në terren janë të angazhuara shërbimi zjarrfikës, Drejtoria e Parqeve dhe Rekreacionit, strukturat e prefekturës dhe njësitë administrative.

Rrugët e reja pritet të ndikojnë jo vetëm në ndërhyrjen e shpejtë në rast zjarresh, por edhe në zhvillimin e turizmit malor.

Ndaj