Lajmi i fundit
PolitikëLista Studentore përjashton bashkëpunimin me Listën Serbe në Kosovë·EkonomiaKurti thekson deficitin tregtar si sfidë kyçe për ekonominë e Kosovës·PolitikëTabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, fondet drejtohen te PPP-të dhe projektet qeveritare·AktualitetDy protesta në Tiranë, demokratët marshojnë për t’iu bashkuar studentëve te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me pankartat “Rama në burg, Berisha në burg”·Vora NewsVORË : Punët publike vijojnë në Vorë, Balla dhe Shera në terren: investimet duhet të ndihen në jetën e banorëve·Rajoni – BotaZelensky kundërshton propozimin amerikan për arkitekturë të re sigurie me Rusinë·AktualitetSPAK çon në gjyq grupin 'Çopja dhe Çela' për trafik ndërkombëtar kokaine, sekuestrohen miliona euro pasuri·Rajoni – BotaQeveria e Kosovës diskuton strategjinë e apelimit për ish-krerët e UÇK-së·PolitikëLista Studentore përjashton bashkëpunimin me Listën Serbe në Kosovë·EkonomiaKurti thekson deficitin tregtar si sfidë kyçe për ekonominë e Kosovës·PolitikëTabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, fondet drejtohen te PPP-të dhe projektet qeveritare·AktualitetDy protesta në Tiranë, demokratët marshojnë për t’iu bashkuar studentëve te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me pankartat “Rama në burg, Berisha në burg”·Vora NewsVORË : Punët publike vijojnë në Vorë, Balla dhe Shera në terren: investimet duhet të ndihen në jetën e banorëve·Rajoni – BotaZelensky kundërshton propozimin amerikan për arkitekturë të re sigurie me Rusinë·AktualitetSPAK çon në gjyq grupin 'Çopja dhe Çela' për trafik ndërkombëtar kokaine, sekuestrohen miliona euro pasuri·Rajoni – BotaQeveria e Kosovës diskuton strategjinë e apelimit për ish-krerët e UÇK-së·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP108,20/109,20CHF98,60/99,60SEK7,06/8,00NOK6,96/8,00DKK10,24/11,33PLN19,98/20,70TRY1,60/1,70RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD57,30/58,50AUD55,20/56,20JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP108,20/109,20CHF98,60/99,60SEK7,06/8,00NOK6,96/8,00DKK10,24/11,33PLN19,98/20,70TRY1,60/1,70RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD57,30/58,50AUD55,20/56,20JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30
Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”
Vora News

Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Nga S SH23 Shtator 2026, 13:472 min lexim12
Ndaj

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka prezantuar nga Kina projektet strategjike të Shqipërisë në fushën e transportit, duke vënë theksin te investimet në korridoret europiane dhe projektet hekurudhore e rrugore që lidhin vendin me rajonin.

Karakaçi ishte i ftuar nga Ministri i Transportit të Kinës në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, një prej aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e transportit. Sa i përket Korridorit VIII, ministri bëri me dije se gara për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është në fazën përmbyllëse dhe brenda muajit nëntor pritet të shpallet kompania fituese.

Ndërkohë, sipas tij, vijon puna për zgjerimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa segmentet e para të bypass-it të Elbasanit janë kontraktuar dhe puna ka nisur.

“Sigurisht, Shqipëria është vend i vogël, por nyje strategjike në dy korridore evropianë, Korridori VIII dhe Korridori Adriatiko-Jonian. Për sa i përket Korridorit VIII, tashmë është në përmbyllje gara për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë dhe brenda muajit nëntor pritet shpallja e fituesit. Ndërsa vazhdon puna me ritëm për zgjerimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë. Edhe segmentet e para të bypass-it të Elbasanit tashmë janë kontraktuar dhe filluar nga puna”, tha ministri.

Në lidhje me Korridorin Adriatiko-Jonian, Karakaçi tha se edhe gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit ndodhet në fazën përmbyllëse.

“Për sa i përket Korridorit Adriatiko-Jonian, edhe këtu jemi në fazën përmbyllëse të garës për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Investim rreth 360 milionë euro që pritet të fillojë nga ndërtimi në fillim të vitit 2027. Për sa i përket autostradës Adriatiko-Joniane, po punohet për studimin inxhinierik të segmentit më sfidues, Murriqan-Balldren, që po përgatitet me fonde grant nga Bashkimi Europian dhe pritet të dorëzohet në janar të vitit 2027 në ministri”, deklaroi ai.

Karakaçi u ndal edhe te projekti Milot-Balldren, ku tha se synohet transparencë e plotë për dokumentacionin.

“Ndërkohë vazhdojmë nga puna për finalizimin e kontratës për autostradën Milot-Balldren dhe projektin teknik përfundimtar. Kam konstatuar së fundmi shumë paqartësi për këtë projekt. Për të pasur transparencë të plotë mbi këtë projekt shumë të rëndësishëm, të gjitha dokumentet e këtij projekti do të jenë të hapura në platformën e Besës, Flamingo Mirror, në mënyrë që kushdo që ka interes të bëjë verifikimet e veta”, thekson ministri.

Në vijim të vizitës në Kinë, Karakaçi tha se do të zhvillojë takime me stafin akademik të Institutit të Teknologjisë në Shangai, me synim nisjen e një bashkëpunimi studimor në fushën e ujësjellës-kanalizimeve.

Ndaj