Lajmi i fundit
PolitikëRama kundër protestuesve: Deklaratat që ndezën debatin publik·AktualitetProtestuesit nuk tërhiqen para Kryeministrisë: "Dorëheqje!" mbetet thirrja kryesore·Rajoni – BotaVjosa Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së·EkonomiaPragu i varfërisë shkon në 315 euro në muaj — pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë prapa·Vora NewsNga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’·Rajoni – BotaShqipëria dërgon helikopterë në KFOR — kontribut historik për sigurinë e Kosovës·AktualitetRama kërcënon protestuesit: Familja do të paguajë faturën, do t'ju ndalohet hyrja në BE·Aktualitet37 incidente ndaj gazetarëve në një javë: sulmohen ekipi i A2 CNN dhe gazetarë ndërkombëtarë·PolitikëRama kundër protestuesve: Deklaratat që ndezën debatin publik·AktualitetProtestuesit nuk tërhiqen para Kryeministrisë: "Dorëheqje!" mbetet thirrja kryesore·Rajoni – BotaVjosa Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së·EkonomiaPragu i varfërisë shkon në 315 euro në muaj — pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë prapa·Vora NewsNga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’·Rajoni – BotaShqipëria dërgon helikopterë në KFOR — kontribut historik për sigurinë e Kosovës·AktualitetRama kërcënon protestuesit: Familja do të paguajë faturën, do t'ju ndalohet hyrja në BE·Aktualitet37 incidente ndaj gazetarëve në një javë: sulmohen ekipi i A2 CNN dhe gazetarë ndërkombëtarë·
Vora News
Kursi
USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,20/108,20CHF97,20/98,20SEK7,25/7,90NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,10/20,81TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,20AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,45/12,17USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,20/108,20CHF97,20/98,20SEK7,25/7,90NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,10/20,81TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,20AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,45/12,17
Mid'hat Frashëri: Lidhja e Prizrenit shndërroi bretjen e thjeshtë në aspiratë kombëtare
Aktualitet

Mid'hat Frashëri: Lidhja e Prizrenit shndërroi bretjen e thjeshtë në aspiratë kombëtare

Një ese e vitit 1928 zbulon se si lëvizja e Prizrenit nisi si reagim instiktiv dhe u kthye në ndërgjegje të plotë kombëtare shqiptare

Nga Redaksia Vora News26 Korrik 2026, 14:452 min lexim2
Ndaj

Pesëdhjetë vjet pas themelimit të Lidhjes së Prizrenit, patrioti dhe mendimtari i shquar Mid'hat Abdyl Frashëri shkruante me thellësi të rrallë për rëndësinë e asaj lëvizjeje historike. Teksti i tij, botuar në vitin 1928, mbetet një dëshmi e gjallë e mënyrës si një popull i sulmuar nga çdo anë gjeti forcën për të shndërruar mbrojtjen instiktive në projekt kombëtar.

Rreziku rus dhe lindja e Lidhjes

Sipas Frashërit, Lidhja e Prizrenit lindi drejtpërdrejt si pasojë e Luftës ruso-turke të viteve 1877–1878. Rusia fituese po copëtonte trupën e Perandorisë Osmane, duke u dhuruar Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë troje të banuara nga shqiptarët. Traktati i Shën Stefanit sillte Bullgarinë e Re deri në Devoll dhe Drin, ndërsa Serbisë i falej Nishi, Vranja, Leskovca e Kuršumlija. Mali i Zi fitonte Podgoricën, Shpuzën e Plavën, kurse Epiri i drejtohet Greqisë. Toka shqiptare po shkëputej nga të gjitha anët.

Ky rrezik i papritur, shkruante Frashëri, zgjoi një reagim pothuajse fiziologjik tek shqiptarët. Lidhja e Prizrenit filloi si protestë lokale kundër humbjes së tokës, por shpejt mori dimensione shumë më të mëdha. Tre qendrat — Prizreni, Shkodra dhe Janina — ngritën zërin secila sipas rrethanave të veta, por me të njëjtin qëllim: mbrojtjen e truallit arbënor.

Nga mbrojtja vendore drejt ndërgjegjes kombëtare

Frashëri vëren me kujdes ndryshimin cilësor që solli Lidhja krahasuar me kryengritjet e mëparshme. Lëvizjet e Ali Pashë Tepelenës apo Bushatlliut kishin si nismëtar një individ të vetëm që mbështetej tek nevoja lokale e çastit. Lidhja e Prizrenit, për herë të parë, nisi nga populli vetë dhe synonte të gjithë Shqipërinë etnografike — jugun dhe veriun, myslimanët dhe të krishterët, çdo cep toke ku flitej gjuha shqipe.

Influencës së delegatëve jugorë, shkruante ai, i detyrohet karakteri pan-shqiptar i lëvizjes. Ishte, ndoshta, hera e parë që ideja e kombësisë po zinte rrënjë në shkrepat e Arbërisë. Nga mbrojtja instiktive e vilajetit, mendimi shqiptar kishte hipur në nivelin e aspiratës kombëtare: njohja e Shqipërisë si tërësi, autonomia administrative, respektimi i të drejtave të kombit sipas parimeve të reja europiane — të njëjtat parime që kishin bashkuar Gjermaninë dhe Italinë.

Lidhja e Prizrenit kërkonte dy gjëra të pandara: të mos copëtohej toka shqiptare dhe të njihej ajo tokë si Shqipëri me identitet, me drejtë dhe me vetëqeverisje. Sipas Frashërit, kjo ishte ndërmarrja kolasale e një populli të rrethuar, që ktheu britmat e zakonshme të mbrojtjes vendore në aksion diplomatik dhe projekt kombëtar me horizont të qartë. Trashëgimia e saj, shkruante ai, ishte pikërisht kjo: çdo gjë që shqiptarët shohin, presin dhe kanë të drejtë të kërkojnë buron nga ajo lëvizje e vitit 1878.

BurimiTelegrafi

Ndaj