Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
3 rezultate për “Athinë”.

Shpërthim tragjik në Athinë me 6 të vdekur, tre prej tyre shqiptarë
Një shpërthim i fuqishëm shembi një ndërtesë në Athinë, duke lënë pas 6 viktima — mes tyre tre shtetase shqiptarë. Tirana reagoi zyrtarisht.

Moti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese
Një stuhi e fuqishme përfshiu Greqinë, duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje të shumta, veçanërisht në Athinë dhe Pire.Erërat e forta dhe breshëri rrëzuan pemë, ndërsa skelat e një kantieri ndërtimi u shembën, duke bllokuar qarkullimin. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa linjat e tramvajit në Pire u ndërprenë pasi u dëmtuan kabllot e energjisë. Deri në mbrëmje, shërbimi zjarrfikës kishte marrë mbi 150 thirrje për ndihmë, kryesisht për pemë të rrëzuara, përmbytje dhe objekte të rrezikshme. Moti i keq goditi edhe Turqinë, ku reshjet e rrëmbyeshme përmbytën kryeqytetin Ankara. Dhjetëra rrugë u mbuluan nga uji, automjete u morën nga rrjedha ose mbetën të zhytura, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për të shpëtuar drejtues mjetesh dhe banorë të bllokuar.Situata mbetet kritike edhe në Azinë Jugore. Në Indi, reshjet e dendura të musonit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa shtete, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke dëmtuar infrastrukturën rrugore. Edhe Pakistani vijon të përballet me pasoja të rënda nga shirat e musonit. Përmbytjet kanë përfshirë zona të tëra, kanë shkatërruar banesa dhe toka bujqësore, ndërsa autoritetet po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit në rajonet më të prekura.

Greqi: Tre të arrestuar për sulmin me bombë që vrau nënën e kandidates së ND-së
Policia greke arrestoi tre persona të dyshuar për sulmin zjarrvënës ndaj banesës së kandidates parlamentare Aphroditi Nestora, i cili i mori jetën nënës së saj 72-vjeçare.