Lajmi i fundit
PolitikëRama kundër protestuesve: Deklaratat që ndezën debatin publik·AktualitetProtestuesit nuk tërhiqen para Kryeministrisë: "Dorëheqje!" mbetet thirrja kryesore·Rajoni – BotaVjosa Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së·EkonomiaPragu i varfërisë shkon në 315 euro në muaj — pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë prapa·Vora NewsNga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’·Rajoni – BotaShqipëria dërgon helikopterë në KFOR — kontribut historik për sigurinë e Kosovës·AktualitetRama kërcënon protestuesit: Familja do të paguajë faturën, do t'ju ndalohet hyrja në BE·Aktualitet37 incidente ndaj gazetarëve në një javë: sulmohen ekipi i A2 CNN dhe gazetarë ndërkombëtarë·PolitikëRama kundër protestuesve: Deklaratat që ndezën debatin publik·AktualitetProtestuesit nuk tërhiqen para Kryeministrisë: "Dorëheqje!" mbetet thirrja kryesore·Rajoni – BotaVjosa Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së·EkonomiaPragu i varfërisë shkon në 315 euro në muaj — pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë prapa·Vora NewsNga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’·Rajoni – BotaShqipëria dërgon helikopterë në KFOR — kontribut historik për sigurinë e Kosovës·AktualitetRama kërcënon protestuesit: Familja do të paguajë faturën, do t'ju ndalohet hyrja në BE·Aktualitet37 incidente ndaj gazetarëve në një javë: sulmohen ekipi i A2 CNN dhe gazetarë ndërkombëtarë·
Vora News
Kursi
USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,20/108,20CHF97,20/98,20SEK7,25/7,90NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,10/20,81TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,20AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,45/12,17USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,20/108,20CHF97,20/98,20SEK7,25/7,90NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,10/20,81TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,20AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,45/12,17
Moti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese
Rajoni – Bota

Moti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese

Moti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese

Nga Ardit Lukaj25 Korrik 2026, 15:291 min lexim5
Ndaj

Një stuhi e fuqishme përfshiu Greqinë, duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje të shumta, veçanërisht në Athinë dhe Pire.Erërat e forta dhe breshëri rrëzuan pemë, ndërsa skelat e një kantieri ndërtimi u shembën, duke bllokuar qarkullimin. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa linjat e tramvajit në Pire u ndërprenë pasi u dëmtuan kabllot e energjisë.

Deri në mbrëmje, shërbimi zjarrfikës kishte marrë mbi 150 thirrje për ndihmë, kryesisht për pemë të rrëzuara, përmbytje dhe objekte të rrezikshme. Moti i keq goditi edhe Turqinë, ku reshjet e rrëmbyeshme përmbytën kryeqytetin Ankara. Dhjetëra rrugë u mbuluan nga uji, automjete u morën nga rrjedha ose mbetën të zhytura, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për të shpëtuar drejtues mjetesh dhe banorë të bllokuar.Situata mbetet kritike edhe në Azinë Jugore. Në Indi, reshjet e dendura të musonit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa shtete, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke dëmtuar infrastrukturën rrugore. Edhe Pakistani vijon të përballet me pasoja të rënda nga shirat e musonit.

Përmbytjet kanë përfshirë zona të tëra, kanë shkatërruar banesa dhe toka bujqësore, ndërsa autoritetet po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit në rajonet më të prekura.

Ndaj