Lajmi i fundit
EkonomiaPragu i varfërisë shkon në 315 euro në muaj — pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë prapa·Vora NewsNga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’·Rajoni – BotaShqipëria dërgon helikopterë në KFOR — kontribut historik për sigurinë e Kosovës·AktualitetRama kërcënon protestuesit: Familja do të paguajë faturën, do t'ju ndalohet hyrja në BE·Aktualitet37 incidente ndaj gazetarëve në një javë: sulmohen ekipi i A2 CNN dhe gazetarë ndërkombëtarë·Rajoni – BotaZemaj: LDK-ja do të votojë buxhetin e 2027 vetëm nëse pranohen propozimet e saj·Rajoni – BotaSHBA sjell plan të ri paqeje për Ukrainën, Witkoff takohet me Putinin në Shën Petersburg·PolitikëPeci: Donika Gërvalla më konfirmoi se Pacolli figuron në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës·EkonomiaPragu i varfërisë shkon në 315 euro në muaj — pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë prapa·Vora NewsNga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’·Rajoni – BotaShqipëria dërgon helikopterë në KFOR — kontribut historik për sigurinë e Kosovës·AktualitetRama kërcënon protestuesit: Familja do të paguajë faturën, do t'ju ndalohet hyrja në BE·Aktualitet37 incidente ndaj gazetarëve në një javë: sulmohen ekipi i A2 CNN dhe gazetarë ndërkombëtarë·Rajoni – BotaZemaj: LDK-ja do të votojë buxhetin e 2027 vetëm nëse pranohen propozimet e saj·Rajoni – BotaSHBA sjell plan të ri paqeje për Ukrainën, Witkoff takohet me Putinin në Shën Petersburg·PolitikëPeci: Donika Gërvalla më konfirmoi se Pacolli figuron në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës·
Vora News
Kursi
USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,20/108,20CHF97,20/98,20SEK7,25/7,90NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,10/20,81TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,20AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,45/12,17USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,20/108,20CHF97,20/98,20SEK7,25/7,90NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,10/20,81TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,20AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,45/12,17
Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPA
Aktualitet

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPA

Nga Redaksia Vora News27 Korrik 2026, 14:221 min lexim0
Ndaj

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas incidentit të ndodhur ditën e sotme, kur kreu i Partisë Mundësia rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial të ligjit për huanë nga SHBA.

Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS kërkon që ndaj Shehajt të merret masa e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare për 60 ditë.

Sipas shkresës, gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huas direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak, deputetët janë informuar se dokumenti përmbante informacion të klasifikuar dhe mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pas nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit.

PS pretendon se Agron Shehaj, pasi është paraqitur në sallën ku mbahej dokumenti, ka kërkuar ta marrë kopjen fizike me vete, por është kundërshtuar nga stafi i Kuvendit.

Në kërkesë thuhet se deputeti “e ka marrë me forcë materialin dhe është larguar bashkë me të”, ndërsa një këshilltare e Kuvendit, e cila sipas dokumentit e ka ndjekur për ta rimarrë, është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar dëmtime.

“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren, e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjelljeje të dhunshme dhe të papranueshme”, thuhet në kërkesën e depozituar.

Përveç masës disiplinore, socialistët kërkojnë që rasti t’i referohet SPAK-ut për hetim, duke pretenduar se veprimet e deputetit mund të përbëjnë vepra penale që lidhen me marrjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, përvetësimin e dokumenteve, pengimin e detyrës së funksionarit publik dhe shkelje të dispozitave për mbrojtjen e sekretit shtetëror.

Video Player

Ndaj