Lajmi i fundit
Rajoni – BotaRasti Arlinda Zekaj: Suspendohet polici që i tha "nuk kam obligim të merrem me ty"·EkonomiaBordi i Transparencës fikson çmimet e reja: nafta deri në 212 lekë, benzina deri në 181 lekë·AktualitetTransferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?·EkonomiaUlen çmimet e karburanteve: benzina 9 lekë më lirë nga sot·Rajoni – BotaRusia i mbyll dyert Europës: Negociatat për Ukrainën vetëm me SHBA-në·AktualitetTensione në Kuvend: Demokratët bllokojnë foltoren me pankarta "Me studentët"·Rajoni – BotaVrasja e Arlinda Zekajt: Protesta edhe në Pejë, qytetet e Kosovës ngrihen për drejtësi·Rajoni – BotaBE-ja i kujton Serbisë: Detyrimet ndaj Kosovës mbeten të pandryshueshme·Rajoni – BotaRasti Arlinda Zekaj: Suspendohet polici që i tha "nuk kam obligim të merrem me ty"·EkonomiaBordi i Transparencës fikson çmimet e reja: nafta deri në 212 lekë, benzina deri në 181 lekë·AktualitetTransferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?·EkonomiaUlen çmimet e karburanteve: benzina 9 lekë më lirë nga sot·Rajoni – BotaRusia i mbyll dyert Europës: Negociatat për Ukrainën vetëm me SHBA-në·AktualitetTensione në Kuvend: Demokratët bllokojnë foltoren me pankarta "Me studentët"·Rajoni – BotaVrasja e Arlinda Zekajt: Protesta edhe në Pejë, qytetet e Kosovës ngrihen për drejtësi·Rajoni – BotaBE-ja i kujton Serbisë: Detyrimet ndaj Kosovës mbeten të pandryshueshme·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,20EUR90,60/91,30GBP108,00/109,10CHF97,80/98,90SEK7,23/7,90NOK7,30/8,00DKK10,45/11,42PLN20,04/20,76TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,46/1,51CAD57,90/59,00AUD56,60/57,60JPY0,51/0,55CNY11,61/12,34USD81,00/82,20EUR90,60/91,30GBP108,00/109,10CHF97,80/98,90SEK7,23/7,90NOK7,30/8,00DKK10,45/11,42PLN20,04/20,76TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,46/1,51CAD57,90/59,00AUD56,60/57,60JPY0,51/0,55CNY11,61/12,34
“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen
Vora News

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

Nga Vora News24 Korrik 2026, 11:551 min lexim4
Ndaj

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjenKryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së florës dhe faunës.

Rama u shpreh se qeveria ka zgjeruar kategoritë e mbrojtjes së natyrës dhe ka kaluar, sipas tij, nga një qasje sporadike në një sistem administrimi të biodiversitetit me rezultate të dukshme.

“Në një dekadë ne kemi bërë për florën dhe faunën e Shqipërisë një përmbysje historike të vizionit, qasjeve dhe administrimit, me rezultate të pamohueshme. Në këtë dekadë zgjeruam në mënyrë të ndjeshme, si asnjë vend tjetër në rajon, kategoritë e mbrojtjes dhe e kthyem mbrojtjen e natyrës nga një thirrje sporadike në një sistem administrimi.

Një parantezë këtu: ndryshimet e vitit 2024, le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj u përdorën papushim dhe vazhdojnë të përdoren si benzinë për zjarrin e protestës nga individë me agjendë politike, përfshirë edhe disa eurodeputetë, të cilët në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar fare çfarë kemi ndryshuar, ndërsa në rastin më të keq kanë dashur të besojnë rolin e viktimave të imperializmit amerikan. E vërteta është se ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane.

Ka një proces në zbatim të procesit të negociatave, ku do të skanohen një për një me Komisionin Europian për ta përputhur krejt atë ligj 100% me direktivat e BE-së. Edhe ato ndryshime, ky konflikt i stisur, do të zgjidhen përfundimisht në rrugën e negociatave, ku nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit.

Shqipëria, ku deri dje natyra dhe popullsia e specieve të saj ishin preja e pambrojtur e njeriut të lëshuar nga çdo zinxhir moral në raport me nënën natyrë, u bë vendi i një proteste popullore që mori si shkak një zog dhe një lagunë. Biodiversitetit i kemi kthyer përkushtimin, me rezultate aspak modeste”, tha Rama.

Galeria

Ndaj