Lajmi i fundit
EkonomiaERE propozon rregullore të re: Ndryshimi i furnizuesit të energjisë, më i lehtë për familjet dhe bizneset·Rajoni – BotaRashiq shpreh gatishmëri më të madhe të Qeverisë së Kosovës për Asociacionin, lidhjen me zhvillimet në Serbi·Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve·Rajoni – BotaTrump i kërkon Netanyahut të zbatojë planin e paqes në Gaza pas zgjedhjeve në Izrael·AktualitetDemokratët Europianë kritikojnë qeverinë Rama për shtypjen e protestave studentore·PolitikëKryesia e Kuvendit të Kosovës përcakton rendin e ditës për seancën plenare·Rajoni – BotaSHBA dhe Irani kërkojnë marrëveshje mes tensioneve, përmes bisedimeve diskrete·AktualitetShqipëria mbetet ndër të fundit në rajon për numrin e mjekëve për banor, larg mesatares europiane·EkonomiaERE propozon rregullore të re: Ndryshimi i furnizuesit të energjisë, më i lehtë për familjet dhe bizneset·Rajoni – BotaRashiq shpreh gatishmëri më të madhe të Qeverisë së Kosovës për Asociacionin, lidhjen me zhvillimet në Serbi·Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve·Rajoni – BotaTrump i kërkon Netanyahut të zbatojë planin e paqes në Gaza pas zgjedhjeve në Izrael·AktualitetDemokratët Europianë kritikojnë qeverinë Rama për shtypjen e protestave studentore·PolitikëKryesia e Kuvendit të Kosovës përcakton rendin e ditës për seancën plenare·Rajoni – BotaSHBA dhe Irani kërkojnë marrëveshje mes tensioneve, përmes bisedimeve diskrete·AktualitetShqipëria mbetet ndër të fundit në rajon për numrin e mjekëve për banor, larg mesatares europiane·
Vora News
Kursi
USD80,50/81,70EUR90,40/91,20GBP108,00/109,00CHF98,00/99,40SEK7,14/7,84NOK7,04/7,75DKK10,24/11,33PLN20,04/20,76TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD57,00/58,30AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,52/12,24USD80,50/81,70EUR90,40/91,20GBP108,00/109,00CHF98,00/99,40SEK7,14/7,84NOK7,04/7,75DKK10,24/11,33PLN20,04/20,76TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD57,00/58,30AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,52/12,24
Zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen. Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara
Vora News

Zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen. Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Nga Redaksia10 Gusht 2026, 20:161 min lexim14
Ndaj

Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë problematike, ndërsa flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së Halilit, duke kërcënuar edhe disa banesa.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe Emergjencat Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ndërhyrja nga toka paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe malor.

Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni është mbështetur edhe nga ajri, me helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili ka ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në zonat më të vështira për t’u aksesuar.

Në Krujë ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ka inspektuar nga afër situatën dhe punën e forcave të angazhuara në terren.

Sipas gazetarit Elvis Hila, shqetësimi kryesor mbetet përparimi i flakëve drejt Halilit dhe rreziku për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Për momentin, fokusi i autoriteteve është mbrojtja e banesave dhe frenimi i përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, ndërsa forcat në terren vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për izolimin e vatrave.

Ndaj