Lajmi i fundit
Rajoni – Bota21 serbë të tjerë të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve do të gjykohen në mungesë·AktualitetAIP-ja shkel afatin ligjor: 60 ditë heshtje mbi pretendimet ndaj Ramës·Rajoni – BotaPërparim Rama: "Kosova foli me një zë" pas miratimit të deklaratës për Specialen·EkonomiaKreditë pa interes për banim: Kërkesat tejkalojnë kuotat shtatëfish·AktualitetMedia italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin·SportBesfort Zeneli gati për ndeshjen e Suedisë ndaj Polonisë·Rajoni – BotaVon der Leyen vjen në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë dhe Shkup — turi i gjashtë në Ballkan·AktualitetKëshilli Kombëtar i Sigurisë mblidhet pas arrestimit të Vlora Hysenit·Rajoni – Bota21 serbë të tjerë të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve do të gjykohen në mungesë·AktualitetAIP-ja shkel afatin ligjor: 60 ditë heshtje mbi pretendimet ndaj Ramës·Rajoni – BotaPërparim Rama: "Kosova foli me një zë" pas miratimit të deklaratës për Specialen·EkonomiaKreditë pa interes për banim: Kërkesat tejkalojnë kuotat shtatëfish·AktualitetMedia italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin·SportBesfort Zeneli gati për ndeshjen e Suedisë ndaj Polonisë·Rajoni – BotaVon der Leyen vjen në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë dhe Shkup — turi i gjashtë në Ballkan·AktualitetKëshilli Kombëtar i Sigurisë mblidhet pas arrestimit të Vlora Hysenit·
Vora News
Kursi
USD80,40/81,50EUR91,60/92,50GBP106,50/107,50CHF96,50/97,50SEK7,15/7,85NOK6,95/7,65DKK10,40/11,40PLN20,35/21,05TRY1,63/1,75RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,70/57,70AUD56,10/57,10JPY0,5/0,54CNY11,43/12,15USD80,40/81,50EUR91,60/92,50GBP106,50/107,50CHF96,50/97,50SEK7,15/7,85NOK6,95/7,65DKK10,40/11,40PLN20,35/21,05TRY1,63/1,75RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,70/57,70AUD56,10/57,10JPY0,5/0,54CNY11,43/12,15
Zjarret në Shqipëri: 29 vatra brenda 24 orëve, 11 ende aktive në disa qarqe
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri: 29 vatra brenda 24 orëve, 11 ende aktive në disa qarqe

Mbi 850 persona të angazhuar në luftën kundër flakëve, helikopterë e avionë operojnë nga ajri

Nga Redaksia Vora News14 Gusht 2026, 08:312 min lexim9
Ndaj

Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjithsej 29 vatra zjarri në vend, nga të cilat 11 janë ende aktive, 3 janë në fazë monitorimi dhe 4 janë vënë nën kontroll. Autoritetet theksojnë se, pavarësisht shkallës së gjerë të situatës, aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

Për të përballuar flakët, në terren janë angazhuar mbi 850 persona në total: 249 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, 48 punonjës policie, 233 forca bashkiake bashkë me strukturat e Agjencisë së Zhvillimit të Mjedisit dhe Shërbimit Pyjor, 206 vullnetarë dhe 118 ushtarë të Forcave të Armatosura. Mjetet e shpërndarë në terren përfshijnë 43 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore dhe operacionet në zhvillim

Ndër vatrat më problematike spikatin ato në Dajtë të Tiranës, ku operacionet po fokusohen në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, si dhe në Priskën e Madhe, ku gjendja paraqitet e ngjashme. Në jug, në malin e Nëmerçkës dhe malin e Dhëmbelit të Përmetit, terreni i thyer po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e zjarrfikësve, punonjësve pyjorë dhe vullnetarëve që po punojnë për izolimin e vatrave.

Njëri ndër operacionet më të mëdha po zhvillohet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku dhjetëra efektivë të bashkisë, Forcave të Armatosura dhe Policisë, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor, kanë arritur të vendosin nën kontroll perimetrin pranë banesave, duke eliminuar rrezikun për banoret.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Qafën e Helmes në Bulqizë, Trojë të Mirditës, Rrencë dhe Goraj-Budishtë në Shkodër, si dhe në Dardhë të Librazhdit dhe Shalën e Cërrikut. Në Goraj-Budishtë autoritetet njoftojnë se zjarri po shkon drejt izolimit, ndërsa edhe në Dardhë të Librazhdit nuk paraqitet rrezik për banesat.

Koordinimi i operacioneve — tokë dhe ajër

Ministria e Mbrojtjes nënvizoi se të gjitha operacionet po zhvillohen në mënyrë të koordinuar midis forcave tokësore dhe atyre ajrore. Prioriteti kryesor mbetet mbrojtja e banesave dhe ndalimi i përhapjes së flakëve drejt zonave të populluara. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nëpërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, po monitoron pa ndërprerje gjendjen dhe po koordinon kapacitetet në shkallë vendi.

Stina e verës dhe temperatura të larta kanë krijuar kushte të favorshme për shpërthimin dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve. Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe raportim të menjëhershëm të çdo vendre të re zjarri.

BurimiRTSH

Ndaj