Meslumas, qyteti që mirëpriti të dëbuarit me dhunë nga trojet e tyre, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.Por, një mëngjes të ftohtë marsi, nga ky qytet, në Prokurorinë e Shtetit vijnë dy lajme tronditëse. Një vajzë e një djalë janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Në po të njëjtën ditë humb edhe medaljoni i Nobelit, për të cilin zyrtarët e lartë ishin grinder mes njëri tjetri për përkatësinë e çmimit. Kështu nis vepra më e re e shkrimtarit Namik Dokle, që në fakt i referohet qytetit të Kukësit që ka strehuar mijëra shqiptarë të Kosovës gjatë luftës.Ka dy plane. Plani i parë është plani i tragjedisë që ndodhi, që përcillet nga një prej personazheve, i cili ka mbajtur ditarin e kësaj situate. Plani tjetër është plani i zhdukjes së Çmimit Nobel”, tha Namik Dokle, autor i veprës. Përmes narrativës së përdorur, autori zbulon groteskun provincial të zyrtarëve burokratë, të cilët grinden për një “grimë lavdi”, pa pasur asnjë meritë. Bindja se misioni i letërsisë nuk është të shkruajë për gjeneralët, për heronjtë, por për viktimat e historisë. “Thelbi i subjketit të këtij romani është nderimi i viktimave të historisë dhe jo atyre që rrahin gjoksin, sikur kanë çliruar jo vetëm Kosovën, por të gjithë botën”, vijoi Dokle. Romani ngërthen plot situata tragjike dhe lirike, dashuri të sinqerta e tradhti bashkëshortore, ndershmëri sublime dhe hipokrizi, derisa në fund zbulon se ku kishte përfunduar Nobeli i Paqes për Meslumasin, duke ftuar lexuesin në reflekim mbi vlerat njerëzore që mbesin përtej çdo çmimi e trofeu.

Aktualitet
“Zhdukja e çmimit Nobel”/ Romani i ri i Namik Dokles, një nderim për viktimat e rëna në luftë
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Arrestohet vëllai i sportistit Pirro Dhima, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit, mes tyre edhe të birit të mitur
Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë.Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij por edhe…
1 min

Aktualitet
Shqipëria dhe Italia forcojnë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takime në Romë me drejtuesit e lartë të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Hetimore Antimafia të Italisë, me fokus goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet.
2 min

Aktualitet
Shqiptarët e shohin përdorimin e drogës si problem serioz, 79% të shqetësuar
Një anketë e fundit nga Agjencia e Bashkimit Europian për Drogat (EUDA) zbulon se 79% e shqiptarëve e konsiderojnë përdorimin e drogave të paligjshme një problem serioz. Pothuajse dy në tre qytetarë besojnë se konsumi i tyre është rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit.
2 min