Drejtpërdrejt
AktualitetMbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP. Ja katër emrat zyrtarë·PolitikëBerisha: "Robi plaket kur don vet" — liderit të PD-së nuk i frikëson mosha·AktualitetReforma territoriale: Propozohet reduktimi i bashkive nga 61 në 46·AktualitetBlushi kërkon referendum për reformën territoriale: "Harta e Shqipërisë nuk ndryshohet me vota kartonësh"·AktualitetTenderi i avionëve zjarrfikës nën akuza: Ministria zgjodhi ofertën 2.7 milionë euro më të shtrenjtë·AktualitetDisa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm!·AktualitetKontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë·PolitikëBerisha: Protestat nuk ndalen as nga vapa, as nga dhuna policore·AktualitetMbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP. Ja katër emrat zyrtarë·PolitikëBerisha: "Robi plaket kur don vet" — liderit të PD-së nuk i frikëson mosha·AktualitetReforma territoriale: Propozohet reduktimi i bashkive nga 61 në 46·AktualitetBlushi kërkon referendum për reformën territoriale: "Harta e Shqipërisë nuk ndryshohet me vota kartonësh"·AktualitetTenderi i avionëve zjarrfikës nën akuza: Ministria zgjodhi ofertën 2.7 milionë euro më të shtrenjtë·AktualitetDisa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm!·AktualitetKontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë·PolitikëBerisha: Protestat nuk ndalen as nga vapa, as nga dhuna policore·
Vora News
Timak Defence: Kompania "prodhuese" e makinave ushtarake me fond pagash 12 mijë euro në muaj
Aktualitet

Timak Defence: Kompania "prodhuese" e makinave ushtarake me fond pagash 12 mijë euro në muaj

Bilanci i kompanisë tregon 14 punonjës, aktive fizike prej 1 500 euro dhe zero vlerë të shtuar në prodhim

Nga Redaksia Vora News2 Gusht 2026, 11:302 min lexim11
Ndaj

Kryeministri Edi Rama bëri bujë të madhe ditë më parë duke prezantuar 40 automjete ushtarake si fryt të një partneriteti prodhues mes kompanisë publike Kayo dhe asaj private Timak Defence. Sipas tij, Shqipëria kishte hyrë në hartën e prodhuesve të automjeteve ushtarake, madje me kontrata nga vende aleate dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Reagimet e qytetarëve nuk vonuan: si është e mundur që një kompani shqiptare "prodhon" automjete me marka si Toyota, Land Cruiser apo MAN?

Rama u përgjigj me nota nervozizmi në rrjetet sociale: "Makinat janë të standardeve të NATO-s dhe po, janë prodhuar në Shqipëri! Po, me pjesët e këmbimit të marra nga kolosë të industrisë automotive, por kush thotë se ky nuk quhet prodhim nuk di çfarë flet." Ai shtoi se "30 vende aleate e mike kanë lidhur kontrata blerjeje nga kompania shqiptare", duke sfiduar skeptikët.

Çfarë tregojnë shifrat e bilancit

Timak Defence u regjistrua si shoqëri tregtare më 4 gusht të vitit të kaluar. Aksionet ndahen 80 për qind në favor të Timak dhe 20 për qind në favor të Kayo. Në fund të dhjetorit, kompania kishte gjithsej 14 punonjës. Bilanci financiar për vitin e kaluar zbardh pamjen e vërtetë: fondi bruto i pagave për pesë muaj arriti në 5.8 milionë lekë, ose rreth 61 mijë euro. Kjo do të thotë mesatarisht 12 mijë euro në muaj — ose rreth 860 euro bruto për çdo punonjës, neto dukshëm më pak.

Për krahasim, fabrika DMM Dräxlmaier Manufacturing në Kavadarc të Maqedonisë së Veriut, e cila prodhon vetëm pjesë këmbimi për automjete, paguan rreth 5.8 milionë euro rroga në muaj. Pra, gjithë "vlera e shtuar nga puna" që gjenerohet në Shqipëri nga ky "prodhim" automjetesh është ekuivalente me atë të një mikronndërmarrjeje fasoni apo një bar-kafe.

Kapital fizik thuajse i papërmendshëm

Faktori i dytë kyç i çdo industrie prodhuese është kapitali fizik — makineri, pajisje, linja montimi. Në bilancin e Timak Defence, aktivi afatgjatë i qëndrueshëm — zëri ku regjistrohen pikërisht këto mjete — rezulton gjithsej 146 mijë lekë, ose rreth 1 500 euro. Me shumë gjasë bëhet fjalë për disa saldatriçe. Kompania disponon, nga ana tjetër, aktive afatshkurtra prej rreth 10.5 milionë eurosh — shumat e parapaguara nga buxheti i shtetit nëpërmjet kontratave të lidhura pa konkurrencë të hapur.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit: ushtria shqiptare nuk i blen më automjetet nëpërmjet tenderave të hapur, ku kompanitë garojnë me çmime konkurruese. Tashmë ato është e detyruar t'i blejë ekskluzivisht nga Timak Defence, e cila i importon nga jashtë dhe i shet shtetit me marzh monopol. Kjo nuk është prodhim vendor; është ndërmjetësim i privilegjuar, i mbrojtur nga shteti, me fonde publike.

Pyetja që mbetet e hapur është se si një kompani e krijuar pak muaj më parë, pa kapital fizik dhe me 14 punonjës, ka arritur të marrë kontrata sekrete shtetërore me miliona euro dhe të prezantohet nga vetë kryeministri si simbol i rindustrializimit shqiptar. Instititucionet e pavarura të kontrollit financiar dhe prokurorëve të specializuar u takon t'i japin përgjigje kësaj pyetjeje.

BurimiFax News

Ndaj