Lajmi i fundit
OpinionKryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana: Kemi mbajtur premtimet e vitit 2023, duke bërë edhe më shumë se çfarë kemi premtuar·Vora NewsKryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana: Kryeministri Rama, lideri që po e çon Shqipërinë drejt BE-së.·EkonomiaTatimi mbi Dividendin Rritet në 15% nga 1 Janari 2027: Qeveria Synon Barazi Fiskale·Vora NewsNdërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj! Jeta dhe karriera në tre dekada e juristit·AktualitetRama nga Brukseli: Serbia të njohë Kosovën përpara anëtarësimit në BE·Rajoni – BotaForcat Britanike dhe Europiane do të Përgjigjen me Zjarr ndaj Provokimeve Ruse në Misionin Paqeruajtës·AktualitetBuxheti i Arsimit për vitin 2027 shënon rritje historike, theksohet mbështetja për studentët dhe cilësinë·Rajoni – BotaArrestohet i dyshuari në Pejë për materiale me abuzim seksual të fëmijëve·OpinionKryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana: Kemi mbajtur premtimet e vitit 2023, duke bërë edhe më shumë se çfarë kemi premtuar·Vora NewsKryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana: Kryeministri Rama, lideri që po e çon Shqipërinë drejt BE-së.·EkonomiaTatimi mbi Dividendin Rritet në 15% nga 1 Janari 2027: Qeveria Synon Barazi Fiskale·Vora NewsNdërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj! Jeta dhe karriera në tre dekada e juristit·AktualitetRama nga Brukseli: Serbia të njohë Kosovën përpara anëtarësimit në BE·Rajoni – BotaForcat Britanike dhe Europiane do të Përgjigjen me Zjarr ndaj Provokimeve Ruse në Misionin Paqeruajtës·AktualitetBuxheti i Arsimit për vitin 2027 shënon rritje historike, theksohet mbështetja për studentët dhe cilësinë·Rajoni – BotaArrestohet i dyshuari në Pejë për materiale me abuzim seksual të fëmijëve·
Vora News
Kursi
USD80,70/81,70EUR90,60/91,30GBP108,40/109,40CHF98,60/99,60SEK7,19/7,87NOK7,19/7,90DKK10,33/11,32PLN19,91/20,63TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,70/59,00AUD56,10/57,10JPY0,51/0,54CNY11,55/12,28USD80,70/81,70EUR90,60/91,30GBP108,40/109,40CHF98,60/99,60SEK7,19/7,87NOK7,19/7,90DKK10,33/11,32PLN19,91/20,63TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,70/59,00AUD56,10/57,10JPY0,51/0,54CNY11,55/12,28
Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana: Kemi mbajtur premtimet e vitit 2023, duke bërë edhe më shumë se çfarë kemi premtuar
Opinion

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana: Kemi mbajtur premtimet e vitit 2023, duke bërë edhe më shumë se çfarë kemi premtuar

Nga Redaksia 3 Nëntor 2026, 16:485 min lexim4
Ndaj

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana: Kemi mbajtur premtimet e vitit 2023, duke bërë edhe më shumë se çfarë kemi premtuar

Në një intervistë me kryetarin e Bashkisë Shijak, Elton Arbana, ndalemi te bilanci i punës së bërë gjatë këtij mandati, përmbushja e angazhimeve të marra përpara qytetarëve në vitin 2023 dhe investimet që kanë ndryshuar infrastrukturën e qytetit dhe të njësive administrative. Me nisjen e punimeve në Shetel dhe Eminas të Vogël, Arbana flet për përmbushjen e premtimit për asfaltimin e të gjitha fshatrave, mbështetjen e qeverisë dhe të Kryeministrit Edi Rama, si dhe për përgjegjësinë që, sipas tij, shoqëron besimin e marrë nga qytetarët.

Z. Arbana, në vitin 2023, gjatë fushatës elektorale, ju i kërkuat qytetarëve të Shijakut, Maminasit, Xhafzotajt dhe Gjepalajt të besonin te Programi juaj dhe i Partisë Socialiste. Një nga premtimet kryesore ishte asfaltimi i çdo fshati. A është përmbushur 100% ky premtim dhe çfarë do të thotë kjo për ju?

Është një nga momentet kur ndihesh vërtet krenar për punën që ke bërë. Në vitin 2023, para qytetarëve, morëm një zotim të qartë: asnjë fshat të mos mbetej pas dhe çdo lagje të kishte infrastrukturën që meriton. Nuk ishte një premtim i lehtë për t'u realizuar, por një angazhim që e morëm me përgjegjësi të plotë. Me nisjen e punimeve në dy fshatrat e fundit, Shetel dhe Eminas i Vogël, jemi në përfundim të këtij zotimi. Për mua, fjala e dhënë nuk është një deklaratë fushate që harrohet pas zgjedhjeve. Është një detyrim që duhet ta përmbushësh. Unë besoj te një parim shumë i thjeshtë: kur them PO, është PO!

Cilat janë investimet që e dëshmojnë këtë angazhim?

Gjatë kësaj periudhe kemi ndërhyrë në një sërë fshatrash dhe aksesh rrugore. Kemi realizuar punime në Çizmeli, Hardhishtë, Kënetë, Gjepalaj e Poshtme, Gjepalaj e Sipërme, Terzie, Karreç, Metallë e Re dhe Metallë e Vjetër, si dhe në rrugët e brendshme të Njësisë Administrative Xhafzotaj. Kemi investuar edhe në aksin e "Katër Rrugëve" të Shijakut dhe në rrugën që lidh qytetin me daljen e autostradës. Me Shetelin dhe Eminasin e Vogël plotësojmë një angazhim të rëndësishëm që morëm për të gjithë territorin e bashkisë. Këto nuk janë thjesht kilometra me asfalt. Janë lehtësi për familjet, për fëmijët që shkojnë në shkollë, për fermerët, për bizneset dhe për çdo banor që meriton të ketë infrastrukturë dinjitoze.

Sa e rëndësishme është për ju të jeni pranë qytetarëve, të dëgjoni shqetësimet dhe idetë e tyre? Sa ndikojnë dëgjesat publike në përcaktimin e prioriteteve të bashkisë?

Për mua, komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është shumë i rëndësishëm. Jam përpjekur të jem gjithmonë pranë tyre, të dëgjoj shqetësimet, kërkesat dhe idetë që kanë për komunitetin ku jetojnë. Dëgjesat publike dhe takimet në çdo njësi administrative na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat reale dhe të përcaktojmë prioritetet. Besoj se një bashki duhet të dëgjojë qytetarët dhe të punojë për ta, sepse zhvillimi ndërtohet edhe mbi idetë dhe kontributin e tyre.

Mund të thuhet se keni bërë edhe më shumë se çfarë kishit premtuar?

Po, dhe këtë e them me përgjegjësi. Programi ynë nuk ka qenë një listë dëshirash, por një plan pune. Përtej asfaltimit të fshatrave, kemi punuar për shkollat, hapësirat publike, zhvillimin rural, legalizimet dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Shijaku i sotëm nuk është vetëm rezultat i një investimi apo i një projekti të vetëm. Është rezultat i një pune të vazhdueshme, i bashkëpunimit institucional dhe i një vizioni që kërkon të zhvillojë të gjithë territorin, jo vetëm qendrën e qytetit.

Në këtë rrugëtim, sa e rëndësishme ka qenë mbështetja e qeverisë dhe veçanërisht e Kryeministrit Edi Rama?

Ka qenë vendimtare. Dua të them se pa mbështetjen e Partisë Socialiste, të Kryeministrit Edi Rama dhe të institucioneve qendrore, Shijaku nuk do të kishte mundur të realizonte në këtë masë transformimin që ka përjetuar. Shijaku ka kaluar një periudhë të vështirë pas tërmetit. Qytetarët e dinë shumë mirë kush ishte pranë tyre në ato ditë, kush mori përgjegjësi dhe kush punoi për t'i rikthyer familjet në shtëpitë e tyre dhe për të rindërtuar shkollat. Bashkëpunimi me qeverinë është një mundësi konkrete për të sjellë investime dhe zhvillim në territorin tonë. Për këtë arsye, unë dhe shijakasit që duan dhe vlerësojnë punën, zhvillimin dhe progresin, jemi mirënjohës ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Është përmendur edhe një vlerësim i Kryeministrit Rama për punën tuaj, duke ju konsideruar ndër kryebashkiakët më të suksesshëm. Si e keni përjetuar këtë vlerësim?

Kur puna vlerësohet, ndihesh i motivuar. E kam përjetuar si një vlerësim për përpjekjen e përbashkët të të gjithë ekipit të Bashkisë Shijak dhe për punën që kemi bërë në shërbim të qytetarëve. Për një kryetar bashkie është e rëndësishme ajo që lë pas në përfundim të mandatit. Unë dua që qytetarët ta shohin ndryshimin në rrugën ku jetojnë, në shkollën ku mësojnë fëmijët e tyre, në shërbimet që marrin dhe në mundësitë që krijohen në përditshmëri.

Jemi në prag të zgjedhjeve të 9 majit. A do të kandidoni sërish për Bashkinë Shijak?

Në këtë moment fokusi im është t'i shërbej çdo qytetari të Shijakut deri në ditën e fundit të mandatit. Për këtë më kanë votuar qytetarët dhe ky është misioni që kam marrë përsipër. Partia Socialiste nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, mbetet një forcë me mbështetje të fortë dhe me një projekt të qartë për Shqipërinë dhe për Shijakun. Jam mirënjohës për mundësinë dhe besimin që kam marrë nga Partia Socialiste dhe nga Kryeministri Rama.

Çfarë mesazhi do t'i përcillnit sot qytetarëve të Shijakut, veçanërisht atyre që në vitin 2023 ju besuan votën?

Dua t'i falënderoj për besimin dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, por edhe ata që na kanë kritikuar, sepse përgjegjësia jonë është ndaj të gjithëve, pa dallim. Në vitin 2023 kërkuam besimin e tyre për një program elektoral. Sot po tregojmë se çfarë kemi bërë për ta kthyer atë program në realitet. Nuk them se çdo problem është zgjidhur dhe as se nuk ka ende punë për të bërë. Përkundrazi, kemi shumë objektiva përpara. Por një gjë mund ta them me bindje: premtimet janë prioriteti ynë. Kemi punuar për t'i mbajtur dhe do të vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit të mandatit, duke tejkaluar edhe pritshmëritë.

Ndaj

Lexo gjithashtu

Përse do të jetë “fair” që Erion Veliaj të lirohet
Opinion

Përse do të jetë “fair” që Erion Veliaj të lirohet

Nuk ka nevojë të përmendim emra, por dihet kush janë figurat mbi të cilat gjykata dhe vetë SPAK-u me tellallin e tij mediatik ka mbajtur disa standarde lidhur me masat, me qasjen dhe gjithë skenarët…

3 min
Ferit Hoxha
Opinion

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, prania shqiptare në Bujanoc i shërben interesit kombëtar

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, deklaron ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.Pas debatit për dakordësinë mes dy palëve Serbi Shqipëri, ministri flet në një…

17 min
“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare
Opinion

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptareKryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, u ndal edhe te protesta e lidhur me Zvërnecin dhe Bulevardin e Flamingove, duke analizuar ndikimin që pati ajo përtej kufijve të Shqipërisë. Rama deklaroi se ngjarja nuk mund të kuptohet pa ndikimin e madh të hapësirës digjitale, e cila sipas tij e ktheu çështjen në një temë me jehonë ndërkombëtare. Ai tha se Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, një lagune të ndjeshme dhe një vendimmarrjeje të debatueshme, por u kthye në një pikë përqendrimi të vëmendjes globale pas viralitetit të një videoje nga protesta. Sipas kryeministrit, pamjet e protestuesve që përplaseshin me një gardh me tela me gjemba krijuan një simbolikë të fortë, ndërsa lidhja e projektit me familjen e Donald Trump ndikoi në rritjen e vëmendjes mediatike. “Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa rënë nën mbingarkesën e të dhënave digjitale mbi Bulevardin e Flamingove, i cili mblodhi dhe lëshoi një pafundësi sinjalesh në të gjithë anët e globit. Sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, të një lagune të ndjeshme, të pikëpyetjeve mbi procesin, të një vendimmarrjeje të debatueshme, të cilat krijuan një forcë magnetike mbi planetin Tokë pas viralitetit të një videoje, ku brishtësia e individëve që protestonin përplasej me gardhin e lartë me tela me gjemba, si të ishte një kufi i pakapërcyeshëm mes jetës së tyre dhe një rruge të madhe zhvillimi që e kishte flakur atë jashtë shtratit të saj. Në Zvërnec qëndronte edhe hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore. Pikërisht në qendër të projektit ishte dhëndri dhe e bija e tij. Pa atë lidhje, protesta do të ishte, në rastin më të mirë, një çështje shqiptare, jashtë vëmendjes së botës, por falë kësaj lidhjeje ajo u shndërrua menjëherë në një ngjarje me jehonë globale. Zvërneci dha videon revoltuese, flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, ndërsa algoritmi, i nxitur edhe nga ushtritë e ndërhyrjeve në punën e vendeve të tjera, bëri pjesën tjetër. Me një shkëndijë të ndezur pranë pyllit me pisha në Nartë, u shpërnda brenda pak orësh një zjarr marramendës anembanë botës.”, tha ai.

2 min