Lajmi i fundit
Vora News
Kursi
USD80,80/82,00EUR90,40/91,20GBP107,70/108,70CHF97,60/99,00SEK7,17/7,85NOK7,30/8,00DKK10,42/11,40PLN20,00/20,70TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,60/58,60AUD56,30/57,30JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30USD80,80/82,00EUR90,40/91,20GBP107,70/108,70CHF97,60/99,00SEK7,17/7,85NOK7,30/8,00DKK10,42/11,40PLN20,00/20,70TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,60/58,60AUD56,30/57,30JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30
Rama: Pasardhësin e PS-së nuk do ta zgjedh unë, po vrapojmë kundër orës për BE
Politikë

Rama: Pasardhësin e PS-së nuk do ta zgjedh unë, po vrapojmë kundër orës për BE

Kryeministri flet për të ardhmen e tij politike dhe procesin e integrimit europian në një intervistë të zgjeruar

Nga Redaksia Vora News12 Shtator 2026, 07:012 min lexim7
Ndaj

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale të qarta lidhur me të ardhmen e tij politike dhe drejtimin e Partisë Socialiste pas tij. Në një intervistë të zgjeruar në podkastin "Flasim shqip", ai theksoi se nuk do të ndërhyjë personalisht në zgjedhjen e pasardhësit të tij në krye të PS-së, duke i lënë këtë proces hapur dhe të lirë.

"Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Pasardhësi ose pasardhësja le të dalë dhe të marrë përsipër PS-në. Mos mendoni se kujt i vjen radha, se nuk është hapur gara. Bëjini hyzmetin karrierës suaj dhe figurës suaj duke bërë detyrën tuaj. Pastaj, kur vjen momenti i kalimit të stafetës, stafeta kalohet duke ikur dhe duke e lënë tjetrin të lirë, siç e kam ndërmend ta lë unë," deklaroi Rama.

Rama: Nuk e lë PS-në, por mandatin e mbaroj

Megjithatë, kryeministri sqaroi se largimi nga drejtimi i partisë nuk do të thotë braktisje e saj. Ai tha se do të vijojë të jetë anëtar aktiv i degës bazë, duke shtuar me ironi: "Do jem anëtar i Organizatës së Surrelit të Partisë Socialiste." Rama nënvizoi se nuk mund ta lërë detyrën me të gjitha mbaruar pa realizuar objektin kryesor të mandatit aktual — anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Nuk mund ta lë detyrën pa mbaruar këtë kontratë. Dhe këtë kontratë e kërkova sepse shoh derën e BE-së hapur. Dhe atë derë ne do ta kapërcejmë," tha ai, duke hedhur poshtë idenë e çdo ndryshimi apo dorëheqjeje para se të arrihet ky qëllim.

"Vrap kundër orës" — ritmi i integrimit nuk duhet ndërprerë

Rama e karakterizoi procesin e integrimit europian si një "vrap kundër orës", ku çdo javë Shqipëria duhet të raportojë pranë institucioneve të BE-së mbi detyrimet e marra përsipër. Ai argumentoi se vetëm me vijimësinë e qeverisë aktuale mund të garantohet ky ritëm dhe ky proces.

"Me mua, Partinë Socialiste dhe me këtë shumicë. Vetëm kështu. Përndryshe, askush nuk e kapërcen atë derë për një periudhë të gjatë kohe. Ata që flasin për ndryshime, rotacion, dorëheqje, largim, nuk dinë çfarë flasin në raport me këtë që them unë," u shpreh kryeministri, duke iu drejtuar indirekt kritikëve dhe opozitës.

Sipas tij, çdo ndërprerje e këtij impulsi qeverisës do të shkaktonte bllokime të menjëhershme: "Në momentin që ne ndërpresim vrapimin kundër orës, ora ndalet." Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur debati politik shqiptar ka intensitet të lartë pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, dhe kur procesi i negociatave me BE-në vazhdon të jetë në qendër të axhendës qeveritare.

BurimiRTSH

Ndaj