Lajmi i fundit
AktualitetRama kundërshton vendimin gjyqësor: "A mund të flasë kështu një gjykatës?"·PolitikëKosova miraton qeverinë e re: Kurti rikthen kabinetin e pandryshuar·Rajoni – BotaKurti: "Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve, asnjë gjykatë nuk e njollos UÇK-në"·Rajoni – BotaKurti: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, vendimi i Hagës na mban në ankth·Vora NewsNdodh në Vorë, i lë fishek dhe mesazh kërcënues në derë kushëririt, gjobë 300 mijë euro·PolitikëKurti drejt Presidencës për mandatim: Haxhiu e fton për formimin e qeverisë së re·PolitikëHaxhiu i jep mandatin Kurtit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës·AktualitetRama shpërthen kundër KLGJ dhe KLP: "S'jemi tre republika, çfarë jeni ju?"·AktualitetRama kundërshton vendimin gjyqësor: "A mund të flasë kështu një gjykatës?"·PolitikëKosova miraton qeverinë e re: Kurti rikthen kabinetin e pandryshuar·Rajoni – BotaKurti: "Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve, asnjë gjykatë nuk e njollos UÇK-në"·Rajoni – BotaKurti: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, vendimi i Hagës na mban në ankth·Vora NewsNdodh në Vorë, i lë fishek dhe mesazh kërcënues në derë kushëririt, gjobë 300 mijë euro·PolitikëKurti drejt Presidencës për mandatim: Haxhiu e fton për formimin e qeverisë së re·PolitikëHaxhiu i jep mandatin Kurtit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës·AktualitetRama shpërthen kundër KLGJ dhe KLP: "S'jemi tre republika, çfarë jeni ju?"·
Vora News
Kursi
USD78,70/79,70EUR91,50/92,30GBP106,30/107,30CHF96,30/97,50SEK7,05/8,00NOK7,06/8,00DKK10,42/11,66PLN20,45/21,10TRY1,60/1,75RSD0,76/0,79MKD1,48/1,52CAD56,60/57,70AUD56,10/57,20JPY0,5/0,54CNY11,20/11,90USD78,70/79,70EUR91,50/92,30GBP106,30/107,30CHF96,30/97,50SEK7,05/8,00NOK7,06/8,00DKK10,42/11,66PLN20,45/21,10TRY1,60/1,75RSD0,76/0,79MKD1,48/1,52CAD56,60/57,70AUD56,10/57,20JPY0,5/0,54CNY11,20/11,90
PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar
Politikë

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

Nga S SH 30 Korrik 2026, 14:231 min lexim2
Ndaj

Partia Socialiste ka dalë me një reagim në lidhje me ndryshimet që kanë propozuar në hartën territoriale ku shkrihen 15 bashki. PS në reagim thekson se konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti.

Sipas PS, bashkitë e përfshira në këtë proces do të ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Më tej bëhet me dije se, çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak.

“Përshëndetje, Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo- Territoriale.

Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti. Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore.

Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit.

Ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë” thuhet në reagim.

Ndaj