Përdorimi i pesticideve në bujqësi po vë në rrezik jetën e bletëve dhe të njeriut.Spërkatja e të mbjellave me kimikate gjatë pranverës, kohë e cila përkon me shtegtimin e bletëve, po ndikon që mjalti i prodhuar në koshere të jetë i ngarkuar me kimikate bujqësore. “Tek bletët, ekspozimi i vazhdueshëm i tyre mund të shkaktojë helmim akut, i cili shoqërohet me vdekjen e kolonive të bletës. Më pas mund të kemi ekspozim kronik, ku bletët marrin sasi të vogla, të cilat i çojnë në koshere. Dhe kur sasia rritet, ndodh që të kemi një helmim kronik, i cili më pas pasqyrohet në mjaltë dhe produktet e tjera të bletës”, shprehet Kastriot Korro, specialist apikulture.Eksperti i Apikulturës, Kastriot Korro, thotë se gjatë një studimi të bërë në shtetin kanadez, produktet e bletës kanë dalë të pastra nga pesticidet moderne, por jo nga helmet e komunizmit, të cilat duan më shumë se një shekull që të shpërbëhen përgjithmonë. “Ne gjetëm disa pesticide, por jo në mjaltë. I gjetëm në propolis, kryesisht pesticide të përdorura në kohën e komunizmit, të cilat japin efekt edhe pas 100 vjetësh dhe kjo tregon se sa kujdes duhet të kemi për bletarët gjatë përdorimit të pesticideve”, shton ai. Në vitin 2018, Parlamenti Francez ndaloi përdorimin e insekticidit acetamiprid, pasi pati efekt vdekjeprurës për familjet e bletëve. Por në korrik të 2026, i njëjti parlament e riktheu sërish në treg. Kësaj here, ky kimikat do të lejohet të përdoret nga fermerët e tokës vetëm pas përfundimit të nektarit dhe polenit. Ndërsa në Shqipëri, ky insekticid përdoret në çdo stinë, duke vënë kështu në rrezik aktivitetin e bletërritësve. “Nuk dua të them se duhet të ndalohen, sepse ato luajnë një rol të rëndësishëm, por duhet të përdoren në sezonin dhe dozën e duhur.”, thekson më tej. Nga ana tjetër, kujdestarët e bletëve thonë se viti 2026 solli më pak mjaltë në koshere si pasojë e temperaturave të larta dhe ndotjes mjedisore.

Pesticidet kërcënojnë mjaltin, kimikatet bujqësore vrasin kolonitë e bletëve dhe ndotin produktet e tyre
Lexo gjithashtu

Demokratët Europianë kritikojnë qeverinë Rama për shtypjen e protestave studentore
Demokratët Europianë kanë reaguar ndaj situatës së protestave studentore në Shqipëri, duke dënuar kufizimet mbi të drejtën për të protestuar dhe dhunën policore. Sipas tyre, qeveria Rama, në vend që të dëgjojë studentët, u është përgjigjur me represion dhe dhunë.

Shqipëria mbetet ndër të fundit në rajon për numrin e mjekëve për banor, larg mesatares europiane
Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve për frymë në Ballkanin Perëndimor, duke u renditur e treta nga fundi dhe duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të fundit. Kjo situatë thekson një sfidë serioze për sistemin shëndetës

Mungesë terapish në Onkologji: Pacientët në Kosovë presin ende pavarësisht premtimeve të Vitias
Një muaj pas premtimeve të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për furnizimin e rregullt me terapi jetike në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, pacientët dhe familjarët e tyre vazhdojnë të përballen me mungesën e theksuar të medikamenteve kryesore.