Lajmi i fundit
UshqimeVera e veçantë nga rrushi i thatë/ Në Abaz të Krujës prodhohet për herë të parë Amarone·AktualitetGogu: Boshllëku ligjor pengon pagat e gjyqtarëve, zgjidhja vjen me ligj të ri në Kuvend·AktualitetRama i drejtohet Serbisë pas varrimit të Mlladiçit: "S'mund të bësh funeral shtetëror për një kasap"·Rajoni – BotaDhomat e Specializuara shpallin vendimin më 16 shtator — fati i katër ish-drejtuesve të UÇK-së vendoset në Hagë·AktualitetZjarr masiv në pyllin e Dërmenasit/ Dy vatra aktive pranë grykëderdhjes së Semanit, flakët përparojnë drejt masivit me pisha·AktualitetKonflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba·AktualitetRama nga Cernobio: Integrimi gradual, rruga e vetme për Ballkanin drejt BE-së·AktualitetRama: Veliaj ishte talent i madh, por nuk e mbajti peshën e pushtetit·UshqimeVera e veçantë nga rrushi i thatë/ Në Abaz të Krujës prodhohet për herë të parë Amarone·AktualitetGogu: Boshllëku ligjor pengon pagat e gjyqtarëve, zgjidhja vjen me ligj të ri në Kuvend·AktualitetRama i drejtohet Serbisë pas varrimit të Mlladiçit: "S'mund të bësh funeral shtetëror për një kasap"·Rajoni – BotaDhomat e Specializuara shpallin vendimin më 16 shtator — fati i katër ish-drejtuesve të UÇK-së vendoset në Hagë·AktualitetZjarr masiv në pyllin e Dërmenasit/ Dy vatra aktive pranë grykëderdhjes së Semanit, flakët përparojnë drejt masivit me pisha·AktualitetKonflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba·AktualitetRama nga Cernobio: Integrimi gradual, rruga e vetme për Ballkanin drejt BE-së·AktualitetRama: Veliaj ishte talent i madh, por nuk e mbajti peshën e pushtetit·
Vora News
Kursi
USD78,40/79,70EUR91,40/92,30GBP106,00/107,20CHF97,00/98,00SEK7,00/8,00NOK7,05/8,00DKK10,40/11,80PLN20,45/21,08TRY1,63/1,77RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,20/57,40JPY0,5/0,53CNY11,16/11,87USD78,40/79,70EUR91,40/92,30GBP106,00/107,20CHF97,00/98,00SEK7,00/8,00NOK7,05/8,00DKK10,40/11,80PLN20,45/21,08TRY1,63/1,77RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,20/57,40JPY0,5/0,53CNY11,16/11,87
Nesër përkeqësohet moti/ Policia apel qytetarëve: Shmangni daljet në det!
Aktualitet

Nesër përkeqësohet moti/ Policia apel qytetarëve: Shmangni daljet në det!

Nesër përkeqësohet moti/ Policia apel qytetarëve: Shmangni daljet në det!

Nga Vora Admin23 Korrik 2026, 19:591 min lexim1
Ndaj

Reshjet intensive, stuhitë lokale dhe era e fortë që pritet të përfshijnë vendin gjatë orëve në vijim kanë vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit, e cila u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal. Autoritetet paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese të shmangin daljet në det në disa zona të bregdetit jugor, ndërsa u kërkojnë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë rregullat e sigurisë për të shmangur rreziqet nga moti i keq.

Njoftimi i Policisë së ShtetitNë bazë të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike, Policia e Shtetit njofton se, duke filluar nga mesdita e datës 24.07.2026 deri në paraditen e datës 25.07.2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, të shmangin daljet në det, për shkak të kushteve të pafavorshme hidrometeorologjike gjatë këtij harku kohor.

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë përkeqësimin e kushteve të motit dhe të shmangin çdo dalje në det që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të personave në bord.

Po ashtu, nisur nga parashikimet për përkeqësimin e kushteve atmosferike gjatë ditës së nesërme, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe duke shmangur manovrat e rrezikshme.

Këmbësorët këshillohen të tregojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në kushtet e reshjeve apo lagështirës në rrugë.Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, jo vetëm gjatë këtij harku kohor, por në vijimësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës."

Ndaj