Drejtpërdrejt
Rajoni – BotaArsenal gati të bëjë ofertë prej 70 milionë funtesh për Bruno Guimaraes·AktualitetIsh i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti me Refit Buzin dhe momentet e tmerrit në banesë·AktualitetRrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPA·AktualitetFSHF vendos detyrim historik: lojtarë të rinj shqiptarë duhet të luajnë në çdo ndeshje·Rajoni – BotaGarda Revolucionare Iraniane kërcënon civilët: 500 metra larg bazave amerikane·PolitikëPërplasja për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Nuk e kemi parë dokumentin, por jemi pro financimit·AktualitetMe 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA·Rajoni – BotaTrump: Dëmet ndaj anijeve do paguhen me fondet iraniane nën kontrollin amerikan·Rajoni – BotaArsenal gati të bëjë ofertë prej 70 milionë funtesh për Bruno Guimaraes·AktualitetIsh i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti me Refit Buzin dhe momentet e tmerrit në banesë·AktualitetRrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPA·AktualitetFSHF vendos detyrim historik: lojtarë të rinj shqiptarë duhet të luajnë në çdo ndeshje·Rajoni – BotaGarda Revolucionare Iraniane kërcënon civilët: 500 metra larg bazave amerikane·PolitikëPërplasja për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Nuk e kemi parë dokumentin, por jemi pro financimit·AktualitetMe 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA·Rajoni – BotaTrump: Dëmet ndaj anijeve do paguhen me fondet iraniane nën kontrollin amerikan·
Vora News
Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti me Refit Buzin dhe momentet e tmerrit në banesë
Aktualitet

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti me Refit Buzin dhe momentet e tmerrit në banesë

Nga Redaksia Vora News27 Korrik 2026, 14:303 min lexim1
Ndaj

Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, ndërsa më pas mori peng për disa orë ish-partneren, përpara se t’i jepte fund jetës.Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Rozalinda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me Buzin, arsyet e ndarjes dhe momentet e frikshme të ngjarjes së rëndë.

Ajo ka treguar se lidhja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, problemet në marrëdhënie e çuan drejt vendimit për t’u ndarë në vitin 2024. Sakaq, Rozalinda nuk ka dhënë detaje në lidhje me paratë, që dyshohet të kenë qenë një nga arsyet që çuan në fundin tragjik.Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem nga ai, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ka qenë sepse ai kishte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua.”

Rozalinda ka deklaruar se prindërit e saj ishin në dijeni të problemeve në këtë marrëdhënie dhe se nuk kishin qenë dakord për lidhjen që në fillim.

“Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord për këtë lidhje që në fillim.”

Në lidhje me momentin e sulmit në banesë, Rozalinda ka rrëfyer se ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë, që e ngjau me një krismë arme.

“Kam qenë duke fjetur gjumë në dhomën time, kurse prindërit e mi kanë qenë në dhomën e tyre. Kam dëgjuar zhurmë të fortë që më është dukur si krismë arme dhe kam dalë në korridor të shikoj se çfarë kishte ndodhur.”

Sipas dëshmisë së saj, në korridor ajo ka parë Refit Buzin me armë në dorë dhe babain e saj të shtrirë në tokë.

“Kur dola kam parë shtetasin Refit Buzi në korridor, me një armë të gjatë si ato të gjahut në dorë, si dhe kam parë babain tim Kosta Plaka të shtrirë përmbys te hyrja e dhomës, i mbuluar me gjak.”

Ajo ka treguar se ka tentuar t’i marrë armën, por situata është përshkallëzuar dhe Buzi e ka marrë me forcë nga banesa.

“Unë i kam kapur armën dhe po e mbaja, por Refiti bërtiste: ‘Do t’ju vras të gjithëve’. Më shtyu dhe më qëlloi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty jam plagosur me copa xhami në trup.”

Më tej, ajo ka treguar se është marrë me forcë dhe është larguar nga banesa bashkë me të.

“Më mori me forcë e më hipi te makina. Momenti kur më mori me forcë nga shtëpia deri kur kam hipur në makinë nuk më kujtohet, sepse kam qenë shumë e tronditur.”

Gjatë negociatave me policinë për dorëzimin e tij, sipas dëshmisë së Rozalindës, është zbuluar edhe një detaj tjetër. Ajo ka treguar se Buzi ishte zbathur dhe gjatë komunikimit me autoritetet ai ka thënë se këpucët ia kishte dhënë asaj.

Sipas saj, gjatë negociatave prokurori e ka pyetur: “Vetëdorëzohu, pse je zbathur?”, ndërsa ai është përgjigjur: “I hoqa, ia dhashë… Ia dhashë asaj t’i veshë, se e mora zbathur.”

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në tragjedinë me tre viktima.

BurimiTop Chanel

Ndaj

Lexo gjithashtu

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPA
Aktualitet

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPA

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas incidentit të ndodhur ditën e sotme, kur kreu i…

1 min
Aktualitet

FSHF vendos detyrim historik: lojtarë të rinj shqiptarë duhet të luajnë në çdo ndeshje

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar një rregull të ri që detyron klubet të aktivizojnë futbollistë të lindur në 2007 e më vonë.

2 min
Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA
Aktualitet

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF). Marrëveshja, e sjellë nga qeveria, parashikon një hua në shumën 302 milionë dollarë amerikanë, e cila do të përdoret për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi për futjen e marrëveshjes në rendin e ditës për miratim me procedurë të përshpejtuar. “Në rendin e ditës është miratimi, në parim, i marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302,000,000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë”, tha Peleshi. Sipas tij, çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj. Gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se huaja prej 302 milionë dollarësh përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe përforcon partneritetin strategjik me SHBA-në. “Shqipëria shihet sot si një aleate e besueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon. Sot vjen një marrëveshje për ratifikim me një vlerë prej 302 milionë dollarësh, kjo shumë do të përdoret për Forcat e Armatosura. Është edhe garancia që jep kjo marrëveshje. Kredia ka një afat deri në 12 vjet për t’u shlyer. Financimi do të disbursohet gradualisht për nevoja konkrete”, tha Balla. Pas tij, fjalën e mori kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili kritikoi mënyrën e procedimit të marrëveshjes, duke pretenduar se deputetët nuk janë njohur paraprakisht me përmbajtjen e saj. “Na keni ftuar të diskutojmë për një marrëveshje për të cilën na njoftuat tani që mund ta marrim. Ndërkohë rregullorja të detyron t’ia shpërndash deputetëve. Mendoni se Kuvendin do ta shndërroni si grupin tuaj parlamentar, ku Rama ju ka thënë se jeni vetëm kartona, nuk duhet të mendoni, por vetëm të votoni. Kjo s’mund të jetë rregull për Kuvendin, aq më tepër për opozitën”, tha Bardhi. Ai deklaroi se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për vonesat, sipas tij, në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s. “Jemi pro marrëveshjes që rrit investimet në fushën e sigurisë dhe përmbush detyrimet e vendit tonë ndaj NATO-s. Do ta votonim pro marrëveshjen, por ju në vend të NATO-s dhe partneritetit me SHBA zgjodhët inceneratorët. Nuk do të kishim nevojë të merrnim një hua të tillë”, tha Bardhi. Ai propozoi që marrëveshja të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas të votohej në një seancë tjetër. Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, të planifikuar në orën 15:00. Sipas burimeve, për këtë orar janë njoftuar deputetët e Partisë Socialiste.

2 min