Lajmi i fundit
PolitikëHaradinaj: Seanca e 9 shtatorit është jokushtetuese, VV na i dogji mandatet·AktualitetBE i thotë "jo" Serbisë: Glorifikimi i Mlladiçit i mbyll dyert e Europës·AktualitetZjarr masiv në Lezhë: Flakët kërcënojnë fshatrat Zimaj dhe Rras·AktualitetTaulant Balla takohet me të dërguarin special të Trump: Samiti i NATO-s dhe roli i Shqipërisë në qendër·PolitikëPD takon të dërguarin e Trump: Denoncojnë kapjen e shtetit dhe deformimin e zgjedhjeve·AktualitetBE dënon varrimin shtetëror të Mlladiqit: "Glorifikimi i kriminelëve nuk ka vend në Evropë"·Vora NewsRrugorja E Tiranës Nuk Fal Shoferët Problematikë, 32 Të Arrestuar, Mbi 13 Mijë Gjoba Për Një Javë·AktualitetZjarret në Shqipëri: 14 vatra aktive, mbi 600 forca në terren·PolitikëHaradinaj: Seanca e 9 shtatorit është jokushtetuese, VV na i dogji mandatet·AktualitetBE i thotë "jo" Serbisë: Glorifikimi i Mlladiçit i mbyll dyert e Europës·AktualitetZjarr masiv në Lezhë: Flakët kërcënojnë fshatrat Zimaj dhe Rras·AktualitetTaulant Balla takohet me të dërguarin special të Trump: Samiti i NATO-s dhe roli i Shqipërisë në qendër·PolitikëPD takon të dërguarin e Trump: Denoncojnë kapjen e shtetit dhe deformimin e zgjedhjeve·AktualitetBE dënon varrimin shtetëror të Mlladiqit: "Glorifikimi i kriminelëve nuk ka vend në Evropë"·Vora NewsRrugorja E Tiranës Nuk Fal Shoferët Problematikë, 32 Të Arrestuar, Mbi 13 Mijë Gjoba Për Një Javë·AktualitetZjarret në Shqipëri: 14 vatra aktive, mbi 600 forca në terren·
Vora News
Kursi
USD78,30/79,40EUR91,20/92,20GBP105,80/107,00CHF96,60/98,00SEK6,89/7,71NOK7,03/7,88DKK10,27/11,61PLN20,42/21,05TRY1,62/1,74RSD0,75/0,78MKD1,46/1,51CAD56,20/57,40AUD56,00/57,20JPY0,5/0,54CNY11,13/11,83USD78,30/79,40EUR91,20/92,20GBP105,80/107,00CHF96,60/98,00SEK6,89/7,71NOK7,03/7,88DKK10,27/11,61PLN20,42/21,05TRY1,62/1,74RSD0,75/0,78MKD1,46/1,51CAD56,20/57,40AUD56,00/57,20JPY0,5/0,54CNY11,13/11,83
Foto nga vend ngjarja
Aktualitet

Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

Nga Redaksia Vora News24 Korrik 2026, 15:322 min lexim3
Ndaj

Foto nga vend ngjarja

Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit BuziPasi kreu krimin e rëndë në banesën e familjes së ish-të fejuarës, 35-vjeçari mori me forcë të renë dhe u largua nga vendngjarja me një automjet. Ekipet e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë e lokalizuan mjetin e autorit dhe rrethuan zonën, duke nisur negociatat që zgjodhën plot katër orë për dorëzimin e tij të sigurt.Pavarësisht përpjekjeve të efektivëve për ta bindur që të dorëzohej, 35-vjeçari ka qëlluar veten brenda në makinë. Ekipet mjekësore dhe autoambulanca ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por autori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Nga sulmi i armatosur i 35-vjeçarit në banesën e ish-të fejuarës mbeti i vrarë në vend 55-vjeçari Arben Plaka, ish-vjehrri i autorit, ndërsa ish-vjehrra e tij mbeti e plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.Pas ngjarjes, Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar, duke konfirmuar vetëvrasjen dhe e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë, që tronditi vendin ditën e sotme.

“Roskovec, Fier/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale”, shkruan Policia.

Galeria

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes
Ndaj