Drejtpërdrejt
AktualitetProfesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës·Rajoni – BotaPDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë: "Kurti po mban peng shtetin"·Rajoni – BotaPDK i kërkon Deharit seancë nesër, aksioni para Qeverisë vazhdon·AktualitetArrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol·AktualitetI armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa·AktualitetZjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren·AktualitetZjarret në Shqipëri: 8 vatra aktive, mbi 580 forca në terren·AktualitetHamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së·AktualitetProfesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës·Rajoni – BotaPDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë: "Kurti po mban peng shtetin"·Rajoni – BotaPDK i kërkon Deharit seancë nesër, aksioni para Qeverisë vazhdon·AktualitetArrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol·AktualitetI armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa·AktualitetZjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren·AktualitetZjarret në Shqipëri: 8 vatra aktive, mbi 580 forca në terren·AktualitetHamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së·
Vora News
Kursi
USD80,24EUR92,81GBP108,60CHF98,78SEK8,434NOK8,492DKK12,41PLN21,55TRY1,675RSD0,7913MKD1,512CAD57,82AUD56,83JPY0,5042CNY11,89USD80,24EUR92,81GBP108,60CHF98,78SEK8,434NOK8,492DKK12,41PLN21,55TRY1,675RSD0,7913MKD1,512CAD57,82AUD56,83JPY0,5042CNY11,89
Blushi kërkon referendum për reformën territoriale: "Harta e Shqipërisë nuk ndryshohet me vota kartonësh"
Aktualitet

Blushi kërkon referendum për reformën territoriale: "Harta e Shqipërisë nuk ndryshohet me vota kartonësh"

Partia e Lirisë kundërshton shkrirjen e 15 bashkive të reja, duke kërkuar konsultim popullor sipas Kushtetutës

Nga Redaksia Vora News2 Gusht 2026, 16:002 min lexim4
Ndaj

Partia e Lirisë ka shpallur qëndrimin e saj zyrtar kundër projektit qeveritar për reformën administrativo-territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive të tjera. Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi kërkoi që çdo ndryshim i kufijve administrativë të vendit t'i nënshtrohet referendumit popullor, duke argumentuar se ky vendim nuk mund të marrë vulë vetëm me shumicën parlamentare.

Në një deklaratë të gjatë drejtuar opinionit publik, Blushi e cilësoi nismën qeveritare si një akt centralizimi të pushtetit, duke theksuar se reforma territoriale e vitit 2014 dështoi të sjellë zhvillimin, investimet dhe shërbimet e premtuara. "Pas dështimit spektakolar të reformës territoriale të vitit 2014, Edi Rama rikthehet me të njëjtën recetë, por edhe më agresive — më pak bashki, më pak përfaqësim, më pak demokraci dhe më shumë kontroll politik e financiar", deklaroi Blushi.

Argumenti kushtetues dhe europian

Blushi mbështeti kërkesën e tij në dy shtylla ligjore. E para është neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Shqipërisë, i cili parashikon shprehimisht se kufijtë administrativë-territorialë "nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to". E dyta është neni 5 i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, sipas të cilit bashkësive vendore duhet t'u merret mendimi paraprak për çdo ndryshim territorial, "po qe nevoja, me anë referendumi".

Duke bërë krahasime me vendet europiane, Blushi vuri në dukje se Sllovenia — me rreth 2,1 milionë banorë — ka 212 bashki, Italia ka rreth 8 mijë njësi vendore, Franca mbi 34 mijë dhe Gjermania rreth 11 mijë. Ai argumentoi se demokracitë e konsoliduara europiane e afrojnë administratën pranë qytetarit, ndërkohë që projekti shqiptar ecën në drejtimin e kundërt.

Bashkitë e vogla protestojnë, presioni politik rritet

Reagimi i Partisë së Lirisë vjen në një klimë të rritur tensioni social, ndërkohë që bashkitë e vogla kanë dalë hapur kundër shkrirjes së tyre. Komunitetet lokale të prekura nga reforma e re shprehin frikën se do të humbasin identitetin, përfaqësimin dhe aksesin ndaj shërbimeve bazike, duke u detyruar të përshkojnë dhjetëra kilometra për të marrë një dokument apo shërbim elementar.

Blushi e cilësoi projektin si "antikombëtar dhe shpopullues", duke shtuar se qëllimi real nuk është zhvillimi rural, por centralizimi i financave dhe i vendimmarrjes politike. Sipas tij, me sa pak bashki aq më pak zëra të pavarur ekzistojnë dhe aq më e thjeshtë bëhet kapja e pushtetit vendor nga qendra.

Partia e Lirisë njoftoi se do të angazhohet me çdo mjet demokratik për ndalimin e reformës në formën aktuale, duke bërë thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve pavarësisht bindjeve politike. Ky debat pritet të intensifikohet në javët në vijim, pasi projektligji i reformës territoriale pritet të hyjë në procedurë parlamentare.

BurimiFax News

Ndaj