Lajmi i fundit
Vora NewsShkarkohet nga detyra kreu i IKMT-së, Afrim Qendro·AktualitetKodi Civil, akti i dytë më i rëndësishëm ligjor pas Kushtetutës: Kërkohet votimi në Kuvend·AktualitetIlir Meta akuzon Yuri Kim dhe Charles McGonigal për ndikim në hetimet e SPAK-ut, mbështetje nga Kryemadhi·PolitikëKritika për kërkesën e PDK-së për Ligjin e Gjykatës Speciale: “Është dashur të rishikohej më herët”·EkonomiaProjektligji i ri për bankat: Rregulla më të rrepta për mbrojtjen e klientëve dhe kreditë me probleme·EkonomiaBanka e Shqipërisë: Protestat shtojnë pasiguritë ekonomike dhe rrezikojnë rritjen·Vora News“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë·Rajoni – BotaRama nga Dublini: Europa gaboi duke lënë diplomacinë mënjanë, duhet dialog me Rusinë·Vora NewsShkarkohet nga detyra kreu i IKMT-së, Afrim Qendro·AktualitetKodi Civil, akti i dytë më i rëndësishëm ligjor pas Kushtetutës: Kërkohet votimi në Kuvend·AktualitetIlir Meta akuzon Yuri Kim dhe Charles McGonigal për ndikim në hetimet e SPAK-ut, mbështetje nga Kryemadhi·PolitikëKritika për kërkesën e PDK-së për Ligjin e Gjykatës Speciale: “Është dashur të rishikohej më herët”·EkonomiaProjektligji i ri për bankat: Rregulla më të rrepta për mbrojtjen e klientëve dhe kreditë me probleme·EkonomiaBanka e Shqipërisë: Protestat shtojnë pasiguritë ekonomike dhe rrezikojnë rritjen·Vora News“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë·Rajoni – BotaRama nga Dublini: Europa gaboi duke lënë diplomacinë mënjanë, duhet dialog me Rusinë·
Vora News
Kursi
USD81,40/82,50EUR90,50/91,20GBP108,00/108,90CHF97,70/98,90SEK7,04/7,74NOK7,00/7,70DKK10,25/11,34PLN20,00/20,70TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,30AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,68/12,42USD81,40/82,50EUR90,50/91,20GBP108,00/108,90CHF97,70/98,90SEK7,04/7,74NOK7,00/7,70DKK10,25/11,34PLN20,00/20,70TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,00/58,30AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,68/12,42
Avokati britanik i Veliajt: Ankimim në Strasburg pas 14 muajsh refuzimesh
Aktualitet

Avokati britanik i Veliajt: Ankimim në Strasburg pas 14 muajsh refuzimesh

Ben Brandon zbulon se kërkesat për të takuar klientin u bllokuan për mbi një vit — tani drejtojnë çështjen drejt Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Nga Redaksia Vora News3 Gusht 2026, 07:002 min lexim7
Ndaj

Avokati i njohur londinez Ben Brandon doli sot publikisht për të sqaruar rolin e tij dhe të kolegut të tij britanik në çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, të dy ushtrojnë funksionin e përfaqësuesve ligjorë ndërkombëtarë të Veliajt dhe kanë nisur tashmë procedurat paraprake për t'iu drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

"Jemi përfaqësuesit ligjorë ndërkombëtarë të zotit Veliaj. E kuptojmë që kjo është një çështje me rëndësi të madhe për vendin tuaj. Jemi këtu për ta asistuar zotin Veliaj në aplikimin e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg", deklaroi avokati Brandon.

14 muaj pa akses tek klienti

Njëra nga shqetësimet qendrore që Brandon ngriu ishte mohimi i vazhdueshëm i aksesit te klienti i tij. Sipas tij, që nga momenti i arrestimit të Veliajt, avokatët ndërkombëtarë — bashkë me mbrojtësit ligjorë në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës — i paraqitën në mënyrë të përsëritur kërkesa për t'u takuar me të, por të gjitha u hodhen poshtë. Vetëm pas një ndryshimi në vendimmarrjen e gjyqtarëve në Tiranë iu dha mundësia ta shihnin Veliajn, rreth 14 muaj pas fillimit të procesit.

"Për më shumë se 14 muaj na është mohuar e drejta për të takuar klientin tonë. Kjo është e papranueshme. Nuk bëhet fjalë për dëshirën tonë për ta takuar, por për të drejtën e zotit Veliaj që të përfaqësohet nga avokatët e zgjedhur prej tij", theksoi Brandon, duke shtuar se arsyet e dhëna për refuzimet e vazhdueshme mbetën gjatë gjithë kohës të paqarta dhe pa bazë të qartë ligjore.

Dyshime mbi proporcionalitetin e masës

Avokati britanik iu referua edhe qëndrimit të vetë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila — sipas tij — ka theksuar shprehimisht se në rastet e heqjes së lirisë autoritetet kombëtare duhet të veprojnë me shpejtësinë maksimale të mundshme. Dy ditët e fundit, ekipi i tij i ka shpenzuar brenda ambienteve të qendrës së paraburgimit në Durrës duke punuar intensivisht për hartimin e aplikimit, ndërsa rikthimi i tyre është planifikuar për fillim të shtatorit.

Brandon e cilësoi masën e paraburgimit si të pajustifikuar dhe joproporcionale, duke vënë në dukje se pasojat e saj nuk kufizojnë vetëm Veliajn dhe familjen e tij. "Ai ndikon jo vetëm te zoti Veliaj dhe familja e tij, por edhe te qytetarët e Tiranës që e kanë zgjedhur. Masa duhet të marrë fund menjëherë", u shpreh ai.

Çështja e Veliajt vazhdon të mbetet ndër proceset penale me jehonë më të gjerë në vitet e fundit në Shqipëri. Drejtimi i saj drejt Strasburgut shënon një fazë të re, që mund të vërë nën vëzhgim ndërkombëtar standardet e zbatimit të të drejtave themelore procedurale brenda sistemit të drejtësisë shqiptare.

Ndaj