Lajmi i fundit
AktualitetBordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina·AktualitetAsambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Edi Rama do të mbledhë të tijtë, çështjet që do të diskutohen·SportStadiumi "Air Albania" plot për ndeshjen Shqipëri-Finlandë në Ligën e Kombeve·Rajoni – BotaBisedimet Ukrainë-Rusi: Zëra optimistë nga Uashingtoni ndërsa palët ulen në tryezë·AktualitetIsh-ministri Ilir Beqaj para GJKKO-së për çështjen e Sterilizimit·Rajoni – BotaPagesat për operatorët ekonomikë, pritet rifillimi i punës në shkollat dhe çerdhet e Prishtinës·Rajoni – BotaZelenskyy: Sukseset në fushëbetejë forcojnë pozicionin negociues të Ukrainës në Abu Dhabi·AktualitetBE financon 2.1 milionë euro për eficiencën energjetike në ndërtesa publike shqiptare·AktualitetBordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina·AktualitetAsambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Edi Rama do të mbledhë të tijtë, çështjet që do të diskutohen·SportStadiumi "Air Albania" plot për ndeshjen Shqipëri-Finlandë në Ligën e Kombeve·Rajoni – BotaBisedimet Ukrainë-Rusi: Zëra optimistë nga Uashingtoni ndërsa palët ulen në tryezë·AktualitetIsh-ministri Ilir Beqaj para GJKKO-së për çështjen e Sterilizimit·Rajoni – BotaPagesat për operatorët ekonomikë, pritet rifillimi i punës në shkollat dhe çerdhet e Prishtinës·Rajoni – BotaZelenskyy: Sukseset në fushëbetejë forcojnë pozicionin negociues të Ukrainës në Abu Dhabi·AktualitetBE financon 2.1 milionë euro për eficiencën energjetike në ndërtesa publike shqiptare·
Vora News
Kursi
USD80,50/81,60EUR90,40/91,20GBP108,00/108,90CHF98,00/99,00SEK7,10/7,80NOK7,00/7,70DKK10,24/11,33PLN20,02/20,75TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/58,30AUD55,10/56,10JPY0,5/0,53CNY11,54/12,27USD80,50/81,60EUR90,40/91,20GBP108,00/108,90CHF98,00/99,00SEK7,10/7,80NOK7,00/7,70DKK10,24/11,33PLN20,02/20,75TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/58,30AUD55,10/56,10JPY0,5/0,53CNY11,54/12,27
Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Edi Rama do të mbledhë të tijtë, çështjet që do të diskutohen
Aktualitet

Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Edi Rama do të mbledhë të tijtë, çështjet që do të diskutohen

Nga Redaksia10 Nëntor 2026, 14:061 min lexim11
Ndaj

Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.Burime nga selia rozë i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kjo asamble do të mbahet të shtunën ora 10:30 në një resort në Gjirin e Lalzit. Gazetari Muhamed Veliu rendit çështjet kryesore që pritet të jenë objekt diskutimi nga kryesocialisti Edi Rama.

Kjo do të jetë një asamble ku fokusi do të jetë në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit, përfshirë situatën me protestat, të cilat vazhdojnë, pavarësisht rënies së pjesëmarrjes.Krahas mobilizimit për t’i fituar këto zgjedhje, pritet që Edi Rama të shpalosë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve socialistë për kryebashkiakë.

Vlen për t’u parë nëse nga kjo asamble Edi Rama do të shpalosë idetë e tij se cila mund të jetë kandidatura perfekte për të fituar Bashkinë e Tiranës, më të madhen në vend.

Socialistët presin nga kjo asamble të dëgjojnë qëndrimet publike të kryetarit të PS-së për sa i përket Erion Veliajt, tashmë të vendosur publikisht në një kurs të fortë përplasjeje me Edi Ramën pas transferimit në burgun e Fierit.

Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës të kësaj asambleje mocioni i Elisa Spiropalit, ku i kërkon Edi Ramës hapjen e Partisë Socialiste dhe adreson nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”.

Asamblenë e shtatorit 2023, Edi Rama e përdori për të shpalosur ndryshimin e gjysmës së kabinetit të tij qeverisës.

Mbetet tërësisht ekskluzivitet i Ramës nëse do ta përdorë Asamblenë e 14 nëntorit për ndryshime thelbësore në kabinetin e tij të katërt, në një kohë kur qeveria po përballet me një mori shqetësimesh të ardhura nga protestat, për të cilat kryeministri thotë se i ka mbajtur shënim dhe po adresohen.

Ndaj