Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret, zonat më të rrezikuaraAgjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret. Instituti i Gjeoshkencave ka vënë më dijeni Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për rritjen e ndjeshme të temperaturave dhe për rrezikun në rritje nga zjarret në pyje përgjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026. Rritja e temperaturave shton ndjeshëm rreziku nga zjarret në pyje, rrezik i cili arrin pikun maksimal ditën e diel. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile qarqet me rrezik të lartë janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra ku termometri do të shënojë vlera ekstreme.Për të gjitha qarqet e tjera të vendit, ditën e diel parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”. Sipas raportit të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale do të shënojnë rritje deri ditën e shtunë (1 gusht), ku do të arrihet edhe vlera maksimale prej 39.5°C: Në zonat e ulëta temperaturat do të arrijnë pikun deri në 39.5°C (veçanërisht në bashkinë Peqin). Zonat bregdetare pritet që temperaturat të rriten deri në 38.9°C. Ndërsa në zonat kodrinore temperaturat do të kapin deri në 38.3°C, ndërsa në ato malore deri në 33.3°C. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ulja e temperaturave nis në datën 3 gusht.

Aktualitet
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret, zonat më të rrezikuara
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Qeveria krijon Regjistrin e Posaçëm për dhunën në protesta: ndalim kufiri edhe pa urdhër gjykate
Këshilli i Ministrave miratoi krijimin e një regjistri elektronik për personat nën hetim për akte të dhunshme gjatë protestave, duke u dhënë autoriteteve kompetenca të reja kufizuese.
2 min

Aktualitet
Rama vazhdon thirrjet për dialog, studentët i refuzojnë kategorikisht
Edi Rama rinovoi ftesën për dialog me studentët duke ripublikuar sofrën prej mermeri, por protestuesit e refuzuan menjëherë, duke kërkuar vetëm dorëheqjen e tij.
2 min

Aktualitet
Berisha kundër Paketës Fiskale: "PD do ta shfuqizojë, do vendosim taksën e sheshtë 10%"
Sali Berisha denoncoi paketën e re fiskale të qeverisë, duke paralajmëruar se PD do ta anulojë atë dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10%.
2 min