Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
9 rezultate për “Gaza”.

Lindja e Mesme bën thirrje për de-eskalim, frika nga një luftë e re rritet
Liderët e vendeve të Lindjes së Mesme kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ulje të tensioneve në rajon, pas sulmeve të fundit mes Izraelit dhe Iranit, të cilat kanë ngjallur frikën e një konflikti të gjerë.

Izraeli në zgjedhje vendimtare: qytetarët drejt kutive të votimit
Izraeli zhvillon sot zgjedhje të përshkruara si më të rëndësishmet në historinë e vendit, në mes të një konteksti të tensionuar politik dhe ushtarak.

BE-ja nder Gjykatën Penale Ndërkombëtare me çmimin më të lartë, pas sanksioneve të Trumpit
Bashkimi Europian vendosi t'i japë Gjykatës Penale Ndërkombëtare çmimin e prestigjshëm Sakharov, vetëm disa ditë pasi administrata Trump shpalli sanksione ndaj saj.

Tensione në Kuvend: Debat dhe Protestë ndërsa Miratohet Dërgimi i Ushtrisë në Gaza
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar sot me tensione dhe debate të forta, ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit u zhvillua një protestë me përplasje me policinë. Brenda sallës, opozita bllokoi foltoren, duke shkaktuar kaos, ndërsa u miratua kalimi direkt në v

Kuvendi diskutohet për Gazën dhe interpelancat e opozitës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ku do të shqyrtohet projektligji për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza, si dhe dy interpelanca urgjente të kërkuara nga Partia Demokratike.

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!
Shqipëria dhe Kosova do të jenë ndër vendet e para që do të pajisen me mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar të paqes në Gaza, pjesë e planit të presidentit Donald Trump që po…

Trump shpall marrëveshje historike: Hamasi do të çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Hamasi ka rënë dakord për çarmatim të plotë në Rripin e Gazës, duke e cilësuar marrëveshjen si "hap historik" drejt paqes.

Bordi i Paqes/ Ndërmarren hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak shqiptar në Gaza
Shqipëria ka nisur konkretizimin e angazhimit të saj në misionin ndërkombëtar për ruajtjen e paqes në Gaza, duke ndërmarrë hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes,…

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën
Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për GazënKëshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe në Rumani. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se ky hap përbën një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të sigurisë kolektive të NATO-s. Sipas ministrit, prania e trupave shqiptare do të shërbejë për forcimin e sigurisë në territorin rumun dhe vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës. “Sot në Këshillin e Ministrave u miratua projektvendimi për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura te brigada shumëkombëshe që ndodhet në Rumani. Ky projektvendim është një angazhim shtesë i qeverisë shqiptare në misionet kombëtare. Jam i bindur që ky mision shtesë është në vazhdën e gjithë misioneve të tjera që ne kemi. Angazhimi i trupave tanë do të jetë i tillë që do të forcojë sigurinë në territorin e Rumanisë, është gjithnjë në kuadër të sigurisë kolektive të Aleancës”, tha Nufi. Ministri Nufi tha gjithashtu se javën e ardhshme Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin zyrtar për dërgimin e trupave shqiptare në Gaza, ku në fazën e parë Shqipëria është e angazhuar të dërgojë oficerë shtabi. Shqipëria a do të dërgojë dhe kur do të dërgojë trupat në Gaza dhe nëse është përcaktuar vendi se ku? “Javën që vjen Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për dërgimin e trupave në Gaza. Shqipëria ka marrë një angazhim dhe angazhimi lidhet me faktin që ne do të dërgojmë oficerë shtabi. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave. Kemi bërë një verifikim në terren, për rrethanat dhe kushtet në Gaza. Pas atij misioni ne do të dërgojmë oficerët e shtabit. Me dërgimin e këtyre forcave do të bëhet edhe angazhimi i trupave konkretë. Atje do të jemi në gjendje që të përcaktojmë se sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen specifikisht, si dhe misioni konkret që do të zhvillojnë”, shtoi ministri Nufi.