Lajmi i fundit
AktualitetIsh-ushtarët profesionistë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë kompensime të barabarta·AktualitetQeveria propozon ndryshime thelbësore në ligjin për Trashëgiminë Kulturore·PolitikëLista Studentore përjashton bashkëpunimin me Listën Serbe në Kosovë·EkonomiaKurti thekson deficitin tregtar si sfidë kyçe për ekonominë e Kosovës·PolitikëTabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, fondet drejtohen te PPP-të dhe projektet qeveritare·AktualitetDy protesta në Tiranë, demokratët marshojnë për t’iu bashkuar studentëve te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me pankartat “Rama në burg, Berisha në burg”·Vora NewsVORË : Punët publike vijojnë në Vorë, Balla dhe Shera në terren: investimet duhet të ndihen në jetën e banorëve·Rajoni – BotaZelensky kundërshton propozimin amerikan për arkitekturë të re sigurie me Rusinë·AktualitetIsh-ushtarët profesionistë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë kompensime të barabarta·AktualitetQeveria propozon ndryshime thelbësore në ligjin për Trashëgiminë Kulturore·PolitikëLista Studentore përjashton bashkëpunimin me Listën Serbe në Kosovë·EkonomiaKurti thekson deficitin tregtar si sfidë kyçe për ekonominë e Kosovës·PolitikëTabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, fondet drejtohen te PPP-të dhe projektet qeveritare·AktualitetDy protesta në Tiranë, demokratët marshojnë për t’iu bashkuar studentëve te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me pankartat “Rama në burg, Berisha në burg”·Vora NewsVORË : Punët publike vijojnë në Vorë, Balla dhe Shera në terren: investimet duhet të ndihen në jetën e banorëve·Rajoni – BotaZelensky kundërshton propozimin amerikan për arkitekturë të re sigurie me Rusinë·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP108,20/109,20CHF98,60/99,60SEK7,06/8,00NOK6,96/8,00DKK10,24/11,33PLN19,98/20,70TRY1,60/1,70RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD57,30/58,50AUD55,20/56,20JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP108,20/109,20CHF98,60/99,60SEK7,06/8,00NOK6,96/8,00DKK10,24/11,33PLN19,98/20,70TRY1,60/1,70RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD57,30/58,50AUD55,20/56,20JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30
Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët
Aktualitet

Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët

Nga Ardit Lukaj9 Gusht 2026, 14:202 min lexim8
Ndaj

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vetëm një vatër e izoluar zjarri vijon të mbetet aktive në majën e Malit të Krujës, ndërsa pjesa tjetër e situatës paraqitet nën kontroll. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe trupat speciale të ushtrisë dhe Policisë, të cilët u angazhuan në operacionet për përballimin e zjarreve. Sipas kryeministrit, këto struktura kanë punuar pa ndërprerje për mbrojtjen e banorëve të Krujës, ndërsa operacionet kundër zjarreve janë shtrirë edhe në Kamëz, Tiranë dhe Vorë.

“Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si edhe trupat speciale të ushtrisë dhe policisë, që mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve të Krujës”, shkruan Rama.

Kryeministri e cilëson përballjen me zjarret si një sfidë të frikshme, ndërsa vlerëson angazhimin e forcave operacionale gjatë gjithë situatës.

Në postimin e tij, Rama ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari nga Kruja, i cili jeton prej 30 vitesh në Belgjikë dhe shpreh mirënjohjen për ndërhyrjen e autoriteteve dhe veçanërisht për mbështetjen ajrore gjatë zjarrit.

Postimi i plotë:

Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si edhe trupave speciale të ushtrisë dhe policisë, që mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve të Krujës duke ia dalë me sukses një sfide të frikshme dhe nga Kruja në Kamëz, Tiranës dhe Vorës, luftuan pa ndërprerje me zjarret e këtij gushti përvëlues

*Aktualisht, vetëm një vatër e izoluar në majën e Malit të Krujës vijon të mbetet aktive, por njëkohësisht mbeten burim krenarie e motivimi për trupat tona përgëzimet e mesazhet e panumërta të banorëve, ndër të cilët edhe ky mesazh:

“Źoti Kryeministër, une jam nga qyteti i Krujes emigrant prej 30 vitesh ne Belgjike se pari te uroj shëndet, se dyti dua tju faléderoj juve personalisht per mbështetjen me ndërhyrjen ajrore dhe angazhimin e qeverise ne tragjedinë e ndodhur dhe se treti djemt e zjarrfikëseve të Krujes, u bë gjithçka qe mund te behej per shuarjen e atij zjarri të paparë ndonjëherë. Me respekt.”

Ndaj