Katër persona kanë mbetur të dëmtuar pas një zjarri që përfshiu një skaf në Porto Palermo, Himarë, teksa po kryenin punime për riparimin e motorit.Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në breg të detit, ku katër personat po punonin në pjesën e motorit të skafit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej tyre po konsumonte një cigare në momentin kur benzina e pranishme pranë motorit dhe në serbator mori flakë. Flakët janë përhapur menjëherë, duke bërë që të katër personat të pësonin djegie. Ata kanë mundur të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve.Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, njëri prej të dëmtuarve ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër raportohet se ka marrë djegie edhe më të shumta. Fillimisht, të katër të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Himarës. Më pas, për shkak të gjendjes së tyre, ata po transportohen drejt Vlorës dhe pritet të dërgohen më tej në Tiranë, për trajtim të specializuar. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit. Dyshimi paraprak është se prania e një burimi zjarri, konkretisht cigarja që po konsumonte njëri prej personave, mund të ketë shkaktuar ndezjen e benzinës, por shkaqet e sakta të ngjarjes pritet të përcaktohen pas hetimeve.

Aktualitet
Zjarri me katër të plagosur në skafin në Porto Palermo, dyshohet se benzina mori flakë nga një cigare që një prej të lënduarve po konsumonte
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Dyfishohet mbështetja për doktorantët, hapet thirrja për financimin 2026
Ministria e Arsimit dhe AKKSHI-ja kanë hapur zyrtarisht thirrjen për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave 2026, me mbështetje financiare të dyfishuar krahasuar me vitin paraardhës.
2 min

Aktualitet
Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët
Kryebshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër Kuvendit lidhur me hartën e re territoriale. Në shkresën drejtuar Kuvendit për projektligjin e ndarjes së re administrativo-territoriale,…
18 min

Aktualitet
PD kërkon debat parlamentar për ish-drejtoren e SHISH: Rama të japë llogari për Vlora Hysenin
Partia Demokratike i kërkon Kuvendit të zhvillojë një mocion me debat lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke mbajtur Edi Ramën politikisht përgjegjës.
1 min