Lajmi i fundit
Vora NewsFORCAT SPECIALE SHQIPTARE, KOSOVË DHE KROACI – BASHKËPUNIM PËR MË SHUMË PROFESIONALIZËM DHE SIGURI·Rajoni – BotaMbetjet e Adem Beqirit identifikohen pas 27 vjetësh: familja do ta varrosë në Pantinë·AktualitetRama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"·Rajoni – BotaRasti "Talir" fillon sërish nga zeroja — hera e shtatë radhazi·EkonomiaFMN vlerëson menaxhimin e fondeve publike në Shqipëri·AktualitetVideo intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet·AktualitetBrukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!·SportShqipëria me 89.9% shanse për Ligën B, kalon Finlandën në krye të grupit·Vora NewsFORCAT SPECIALE SHQIPTARE, KOSOVË DHE KROACI – BASHKËPUNIM PËR MË SHUMË PROFESIONALIZËM DHE SIGURI·Rajoni – BotaMbetjet e Adem Beqirit identifikohen pas 27 vjetësh: familja do ta varrosë në Pantinë·AktualitetRama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"·Rajoni – BotaRasti "Talir" fillon sërish nga zeroja — hera e shtatë radhazi·EkonomiaFMN vlerëson menaxhimin e fondeve publike në Shqipëri·AktualitetVideo intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet·AktualitetBrukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!·SportShqipëria me 89.9% shanse për Ligën B, kalon Finlandën në krye të grupit·
Vora News
Kursi
USD80,50/81,50EUR91,70/92,50GBP107,00/108,00CHF96,50/97,50SEK7,11/7,81NOK6,85/7,55DKK10,39/11,40PLN20,40/21,13TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,80/58,00AUD55,70/57,00JPY0,51/0,55CNY11,47/12,19USD80,50/81,50EUR91,70/92,50GBP107,00/108,00CHF96,50/97,50SEK7,11/7,81NOK6,85/7,55DKK10,39/11,40PLN20,40/21,13TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,80/58,00AUD55,70/57,00JPY0,51/0,55CNY11,47/12,19
Zjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren
Aktualitet

Zjarret përfshijnë vendin: 8 vatra aktive, 120 ushtarë dhe avionë në terren

Ministria e Mbrojtjes raporton 33 vatra gjatë 24 orëve të fundit — situata vijon të jetë e vështirë në Dajt, Dibër dhe Mirditë

Nga Redaksia Vora News17 Gusht 2026, 08:312 min lexim2
Ndaj

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria u përball me 33 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit. Prej tyre, 8 mbeten ende aktive dhe 5 të tjera janë nën vëzhgim të vazhdueshëm. Ministria e Mbrojtjes ka bërë publik bilancin e forcave të angazhuara: 535 operacionalë, 51 automjete zjarrfikëse, si dhe mbështetja e Forcave të Armatosura me efektivë, mjete tokësore dhe kapacitete ajrore.

Aktualisht në terren operojnë 120 efektivë të Forcave të Armatosura, dy helikopterë të Forcës Ajrore dhe dy avionë Air Tractor. Koordinimi i operacioneve ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, me strukturat qendrore dhe vendore të angazhuara në mënyrë të njëkohshme.

Vatrat kryesore dhe situata në terren

Në Malin e Dajtit, ku veprojnë 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 zjarrfikës dhe 10 forca të mbrojtjes civile, dy helikopterë mbështesin ndërhyrjet nga ajri. Autoritetet sqarojnë se nuk raportohet asnjë rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Priskë dhe Vakumone janë nën kontroll dhe vijojnë të monitorohen.

Situata më e ndërlikuar paraqitet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë mobilizuar mbi 200 forca në total — bashkiake, policore, të mbrojtjes civile, vullnetarë dhe 50 efektivë ushtarakë — me mbështetjen e dy avionëve Air Tractor. Hapja e korridoreve ndarëse ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Në Qafë Helmës dhe Bruç, terreni i vështirë ka ndërlikusr ndërhyrjet. Nga krahu i Bulqizës, zjarri në Qafë Helmës është shuar, ndërsa mbetet aktiv vetëm në drejtim të Selishtës. Edhe këtu, banesat nuk rrezikohen. Në Lufaj të Mirditës, pas hapjes së korridoreve ndarëse, forcat operacionale vijojnë punën me mbështetjen e një helikopteri ushtarak.

Pukë dhe Rrjoll — situatë nën kontroll

Në Fushë-Lajë të Pukës janë angazhuar 10 zjarrfikës, 16 forca bashkiake dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura. Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk përbën kërcënim për banesat. Në zonën e Rrjollit, monitorimi kryhet edhe nëpërmjet dronëve dhe situata konsiderohet nën kontroll.

Vala e zjarreve po shqetëson vendin në kulmin e sezonit të verës, kur temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve. Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar nga qytetarët, ndërkohë që kapacitetet ajrore dhe tokësore të shtetit vijojnë të jenë të përqendruara në vatrat që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

BurimiRTSH

Ndaj