Lajmi i fundit
Rajoni – BotaZelensky akuzon Uashingtonin për vonesë raketash — katër të vrarë nga sulmet ruse·Vora NewsProtestat, Rama porosi drejtorëve të gjimnazeve: Mbani ditarë të detajuar për ngjarjet, të reflektojmë për programet shkollore·AktualitetVLEN: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në shqip — fund një padrejtësie 35-vjeçare·PolitikëPërparim Rama: "LVV-ja nuk është parti — është një lloj sekti që përdor frikën"·AktualitetNata e 7-të e protestave: Molotovë dhe fishekzjarre kundër policisë në zemër të Tiranës·Rajoni – BotaKosovë: Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë·Vora NewsKrim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori·EkonomiaKosovë: Fillojnë pagesat për fermerët — 33 mijë aplikime të regjistruara për 2026·Rajoni – BotaZelensky akuzon Uashingtonin për vonesë raketash — katër të vrarë nga sulmet ruse·Vora NewsProtestat, Rama porosi drejtorëve të gjimnazeve: Mbani ditarë të detajuar për ngjarjet, të reflektojmë për programet shkollore·AktualitetVLEN: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në shqip — fund një padrejtësie 35-vjeçare·PolitikëPërparim Rama: "LVV-ja nuk është parti — është një lloj sekti që përdor frikën"·AktualitetNata e 7-të e protestave: Molotovë dhe fishekzjarre kundër policisë në zemër të Tiranës·Rajoni – BotaKosovë: Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë·Vora NewsKrim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori·EkonomiaKosovë: Fillojnë pagesat për fermerët — 33 mijë aplikime të regjistruara për 2026·
Vora News
Kursi
USD80,20/81,40EUR90,30/91,40GBP107,00/108,00CHF97,20/98,40SEK7,24/7,89NOK7,11/7,80DKK10,41/11,38PLN20,08/20,80TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,44/1,49CAD57,00/58,00AUD55,50/56,50JPY0,5/0,53CNY11,43/12,16USD80,20/81,40EUR90,30/91,40GBP107,00/108,00CHF97,20/98,40SEK7,24/7,89NOK7,11/7,80DKK10,41/11,38PLN20,08/20,80TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,44/1,49CAD57,00/58,00AUD55,50/56,50JPY0,5/0,53CNY11,43/12,16
Zelensky akuzon Uashingtonin për vonesë raketash — katër të vrarë nga sulmet ruse
Rajoni – Bota

Zelensky akuzon Uashingtonin për vonesë raketash — katër të vrarë nga sulmet ruse

Presidenti ukrainas thotë se dërgesa e armëve është bllokuar politikisht, ndërsa sulmet ruse vijojnë me viktima civile

Nga Redaksia Vora News20 Tetor 2026, 07:011 min lexim0
Ndaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky intensifikoi të hënën tonet kritike ndaj administatës amerikane, duke akuzuar Uashingtonin se po vonon me dashje dërgimin e raketave të nevojshme për sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit të tij. Gjatë një takimi me senatorë amerikanë, Zelensky bëri të qartë se pengesën kryesore e sheh te vet strukturat ushtarake amerikane, duke theksuar se dërgesa pret nënshkrimin e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Zelensky shtoi se disa vende evropiane janë gati të transferojnë raketa për sistemet Patriot nga rezervat e tyre, por edhe kjo rrugë mbetet e bllokuar pa miratimin e Uashingtonit. "E gjithë kjo tregon se është marrë një vendim politik për të ngadalësuar mbështetjen ndaj nesh", deklaroi ai, sipas njoftimit zyrtar të presidencës ukrainase. Nga ana e vet, Shtëpia e Bardhë ka pohuar se roli i SHBA-së në bisedimet për armëpushim mbetet konstruktiv dhe synon t'i japë fund luftës.

Sulmet ruse vijojnë — katër të vrarë të martën

Ndërkohë që tensioni diplomatik ngrihej, Rusia vazhdoi ofensivën ajrore. Autoritetet ukrainase njoftuan se gjatë së martës u vranë katër persona dhe u plagosën të paktën 11 të tjerë. Tre prej viktimave humbën jetën në rajonin e Kievit, ndërsa sulmet ndaj qytetit të Zaporizhzhias, në juglindje të vendit, morën edhe një jetë tjetër. Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se Rusia po synon kryesisht infrastrukturën energjetike dhe rrjetet e transportit.

Ndaj