Lajmi i fundit
Rajoni – BotaKurti në Samitin e Berlinit: Kosova kërkon statusin e kandidatit dhe akuzon Serbinë për destabilizim·Rajoni – BotaBE-ja nder Gjykatën Penale Ndërkombëtare me çmimin më të lartë, pas sanksioneve të Trumpit·AktualitetTensione dhe përplasje fizike në Kuvend: Noka i heq mikrofonin Ballës·Rajoni – BotaKurti në Samitin e Berlinit: Kosova është gati të nisë negociatat për anëtarësim në BE·Rajoni – BotaSamiti i Procesit të Berlinit hapet sot në Budvë, Kurti dhe Rama mes liderëve·AktualitetStudentët dhe pedagogët bojkotojnë mësimin, sot protestë para Parlamentit·PolitikëRama kundër protestuesve: Deklaratat që ndezën debatin publik·AktualitetProtestuesit nuk tërhiqen para Kryeministrisë: "Dorëheqje!" mbetet thirrja kryesore·Rajoni – BotaKurti në Samitin e Berlinit: Kosova kërkon statusin e kandidatit dhe akuzon Serbinë për destabilizim·Rajoni – BotaBE-ja nder Gjykatën Penale Ndërkombëtare me çmimin më të lartë, pas sanksioneve të Trumpit·AktualitetTensione dhe përplasje fizike në Kuvend: Noka i heq mikrofonin Ballës·Rajoni – BotaKurti në Samitin e Berlinit: Kosova është gati të nisë negociatat për anëtarësim në BE·Rajoni – BotaSamiti i Procesit të Berlinit hapet sot në Budvë, Kurti dhe Rama mes liderëve·AktualitetStudentët dhe pedagogët bojkotojnë mësimin, sot protestë para Parlamentit·PolitikëRama kundër protestuesve: Deklaratat që ndezën debatin publik·AktualitetProtestuesit nuk tërhiqen para Kryeministrisë: "Dorëheqje!" mbetet thirrja kryesore·
Vora News
Kursi
USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,30/108,30CHF97,50/98,50SEK7,24/7,89NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,11/20,84TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,20/58,20AUD55,90/56,90JPY0,51/0,54CNY11,48/12,20USD80,20/81,20EUR90,20/91,10GBP107,30/108,30CHF97,50/98,50SEK7,24/7,89NOK7,13/7,82DKK10,40/11,37PLN20,11/20,84TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,20/58,20AUD55,90/56,90JPY0,51/0,54CNY11,48/12,20
Vuçiq mbron Radoiçiqin e Veselinoviqin: 'Nuk ndiqen penalisht për vepra kriminale'
Aktualitet

Vuçiq mbron Radoiçiqin e Veselinoviqin: 'Nuk ndiqen penalisht për vepra kriminale'

Presidenti serb mohon çdo informacion për mbrojtjen e tyre nga xhandarmëria shtetërore

Nga Redaksia Vora News29 Qershor 2026, 20:441 min lexim0
Ndaj

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndërhyri edhe një herë në mbrojtje të Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, pasi të dy u panë bashkë në Beograd. Sipas Telegafit, Vuçiq minimizoi akuzat ndaj tyre dhe vuri në dyshim bazën ligjore të çdo ndjekjeje penale.

Kur u pyet nëse anëtarë aktivë të Xhandarmërisë serbe po sigurojnë mbrojtje personale për dy figurat e kontestuara, Vuçiq tha se nuk ka asnjë informacion të tillë. Në të njëjtën kohë, ai pretendoi se Radoiçiqi nuk ndiqet penalisht për vepra kriminale, duke e paraqitur kësisoj si të pafajshëm.

Milan Radoiçiq është ndër figurat kryesore të akuzuara për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës në shtator 2023, sulm që u kujtua si një nga aktet më të rënda destabilizuese ndaj Kosovës. Vuçiq, edhe pse kishte distancuar veten formalisht pas asaj ngjarjeje, ka vazhduar t'i japë mbështetje indirekte Radoiçiqit.

Qëndrimi i presidentit serb konfirmon edhe një herë se Beogradi nuk ka ndërmend të bashkëpunojë seriozisht me drejtësinë ndërkombëtare lidhur me ngjarjet e Banjskës.

Ndaj