Lajmi i fundit
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës·SportHistori e re: Shqipëria e vajzave në play-off të Botërorit për herë të parë·Rajoni – BotaZelensky: Ukraina goditi rafineri nafte, aeroporte ushtarake dhe depo municionesh brenda Rusisë·AktualitetRama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat e SPAK plotësojnë standardet europiane·PolitikëKurti: Kanë nisur komunikimet për një marrëveshje rreth presidentin të ri·Rajoni – BotaUkraina lançon për herë të parë raketën balistike FP-7 kundër forcave ruse·Aktualitet125 ditë protesta në Tiranë: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës·PolitikëHaxhiu kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme: "Kuvendi të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor"·“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës·SportHistori e re: Shqipëria e vajzave në play-off të Botërorit për herë të parë·Rajoni – BotaZelensky: Ukraina goditi rafineri nafte, aeroporte ushtarake dhe depo municionesh brenda Rusisë·AktualitetRama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat e SPAK plotësojnë standardet europiane·PolitikëKurti: Kanë nisur komunikimet për një marrëveshje rreth presidentin të ri·Rajoni – BotaUkraina lançon për herë të parë raketën balistike FP-7 kundër forcave ruse·Aktualitet125 ditë protesta në Tiranë: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës·PolitikëHaxhiu kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme: "Kuvendi të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor"·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,20EUR91,70/92,40GBP107,30/108,30CHF97,80/98,80SEK7,14/7,84NOK6,88/7,58DKK10,39/11,40PLN20,35/21,09TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,00/58,20AUD56,00/57,20JPY0,51/0,54CNY11,54/12,27USD81,00/82,20EUR91,70/92,40GBP107,30/108,30CHF97,80/98,80SEK7,14/7,84NOK6,88/7,58DKK10,39/11,40PLN20,35/21,09TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,00/58,20AUD56,00/57,20JPY0,51/0,54CNY11,54/12,27
Vrasja në Ksamil: Autori i dyshuar u kap i fshehur në bagazhin e makinës
Aktualitet

Vrasja në Ksamil: Autori i dyshuar u kap i fshehur në bagazhin e makinës

29-vjeçari Sokrat V., me të kaluar penale në Angli për trafik droge, u arrestua në Levan pas vrasjes së një shtetasi francez

Nga Redaksia Vora News18 Gusht 2026, 08:312 min lexim14
Ndaj

Policia shqiptare ka arrestuar 29-vjeçarin Sokrat V. si autori i dyshuar i vrasjes me thikë të një shtetasi francez, të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në zonën turistike të Ksamilit. I riu u lokalizua në Levan, ku ishte fshehur brenda bagazhit të një automjeti, ndërsa forcat e rendit kishin ngritur pika kontrolli në akset kryesore të vendit menjëherë pas largimit të tij nga vendngjarja.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 05:15, kur shtetasi francez me inicialet M. M., rreth 20 vjeç, u gjet pa shenja jete mbi shezlongët e plazhit, përpara një lokali në Ksamil. Hetimet paraprake tregojnë se i riu francez ka humbur jetën si pasojë e plagëve nga thika, pas një konflikti që burimet policore e përshkruajnë si të motivuar nga arsye të parëndësishme.

Punëtor i lokalit me uniformë pune në arrati

Sokrat V. rezulton të ketë qenë pjesë e stafit të lokalit ku shpërtheu konflikti. Detaje nga hetimi tregojnë se 29-vjeçari u largua nga vendi i krimit menjëherë pas ngjarjes, duke mbajtur akoma të veshur uniformën e punës — fakt që e bëri edhe më të lehtë identifikimin e tij nga forcat e rendit gjatë ndjekjes. Policia e Shtetit tha se operacioni i kapjes u zhvillua me shpejtësi, duke mbyllur akset kryesore rrugore në rajon.

I dënuar në Angli për trafik narkotikësh në 2024

Sokrat V. nuk është i panjohur për autoritetet. Në vitin 2024, ai u dënua me pesë vite burgim nga Gjykata e Kurorës në Kembrixh, Angli, pasi pranoi një sërë akuzash penale. Ndër to figurojnë dy akuza për posedim të lëndëve narkotike të klasit A me qëllim furnizimi, dy akuza për drejtim të rrezikshëm automjeti, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës.

Incidenti që çoi në arrestimin e tij në Angli kishte ndodhur më 30 prill 2024, kur policia e trafikut në Kembrixh e konstatoi duke drejtuar një Toyota RAV4 të vjedhur. Kur efektivët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi, ndaloi shkurtimisht për të lënë një pasagjer dhe braktisi automjetin në Catherine Street, duke u larguar me vrap. Gjatë kapjes, atij i u sekuestruan 560 sterlina dhe rezultoi pozitiv për drejtim nën efektin e drogës, ndërsa dyshohet se hodhi një pako me kokainë në një shkurre pranë vendndalimit.

Po ashtu, pak ditë më parë, më 13 prill 2024, në Kent, 29-vjeçari ishte konstatuar duke drejtuar një automjet me targa të klonuara. Edhe atëherë refuzoi urdhrin e policisë për ndalim, makina e tij u përmbys gjatë ndjekjes dhe gjatë kontrollit iu gjetën kokainë dhe targa false. Me gjithë precedentin e rëndë, Sokrat V. rezulton se kishte dalë jashtë burgut britanik dhe ishte kthyer në Shqipëri, ku punonte si staf në një lokal turistik.

Hetimi për vrasjen e shtetasit francez në Ksamil vijon nga Policia e Shtetit dhe prokuroria kompetente. Ngjarja ndodhi në kulmin e sezonit turistik veror, duke ngritur shqetësime serioze rreth sigurisë në zonat bregdetare të jugut të Shqipërisë.

BurimiRTSH

Ndaj