Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e vogël lënde plasëse ka ndodhur rreth orës 03:15 në rrugën “Fusha e Sportit”, në Vorë. Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Fatmir Shehu, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale. Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.Hetuesit po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar për ngjarjen. Hetimet vijojnë.

Aktualitet
VORË : Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit në Tiranë: gurë, zjarr dhe gaz lotsjellës
Protesta në Tiranë u shoqërua me dhunë të hapur ndaj Gjykatës së Apelit — protestuesit me maska sulmuan godinën me gurë, thyën xhama dhe hynë brenda.
1 min

Aktualitet
Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Bankat e nivelit të dytë kanë marrë masa për përshtatjen e shërbimeve ndaj klientëve, duke riorganizuar përkohësisht funksionimin e disa degëve në Tiranë dhe Durrës. Ndryshimet vijnë në kushtet e…
3 min

Aktualitet
Gaz lotsjellës ndaj studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit
Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj studentëve që protestonin para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kryeministri Rama refuzon dorëheqjen dhe kërcënon me fatura financiare familjet e të rinjve.
2 min