Vora News
Kursi
USD79,40/80,40EUR91,40/92,20GBP106,40/107,40CHF96,30/97,50SEK7,02/8,00NOK7,03/8,00DKK10,41/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,60/57,70AUD56,10/57,20JPY0,5/0,54CNY11,30/12,01USD79,40/80,40EUR91,40/92,20GBP106,40/107,40CHF96,30/97,50SEK7,02/8,00NOK7,03/8,00DKK10,41/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,60/57,70AUD56,10/57,20JPY0,5/0,54CNY11,30/12,01
VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…
Aktualitet

VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

Nga Redaksia Vora News 2 Gusht 2026, 07:561 min lexim4
Ndaj

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me rrëfimin e një peshkatari nga Vlora, i cili tregon historinë e jetës së tij të lidhur ngushtë me detin dhe profesionin e peshkimit.

Peshkatari rrëfen se është rritur me detin dhe se zanatin e ka mësuar që në fëmijëri nga familja e tij.

“Detit nuk i dihet. E di kur shkon e nuk e di kur kthehesh. Mamaja më ka lindur në det. Qysh në fëmijëri e kam ushtruar profesionin e peshkatarit”, shprehet ai. Ai tregon se ka kaluar gjithë jetën në det dhe se, përgjatë viteve, ka trajnuar rreth 800 peshkatarë, duke dhënë kontribut në formimin e brezave të rinj të këtij profesioni.“Me këtë det jemi rritur, me freskinë e këtij deti jetojmë. Është pjesë e qytetit të Vlorës”, thotë peshkatari, duke theksuar lidhjen e veçantë që banorët e Vlorës kanë me detin.

Peshkatari ndalet edhe te sfidat dhe përgjegjësitë e profesionit, duke theksuar se peshkimi kërkon respekt për detin, durim dhe përkushtim, vlera që, sipas tij, e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Shiko edhe

Ndaj