Lajmi i fundit
AktualitetDosja "Revanshi": GJKKO dënon 7 të pandehur me gjithsej 50 vite burgim·Rajoni – BotaFlora Brovina: Momenti i paharrueshëm kur puthi tokën e Kosovës pas burgut serb·AktualitetBllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë·PolitikëRama: "Kalvari i Veliajt është unik në historinë e Europës demokratike"·AktualitetGjykata e Lartë konfirmon arrestin e Veliajt: SPAK vazhdon hetimet·Rajoni – BotaVendimi historik për ish-krerët e UÇK-së: Mbi 10 mijë shqiptarë marshojnë në Hagë·AktualitetGjykata e Lartë: Veliaj mbetet në burg, rrëzohet kërkesa e kryebashkiakut·AktualitetGjykata e Lartë vendos sot për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt·AktualitetDosja "Revanshi": GJKKO dënon 7 të pandehur me gjithsej 50 vite burgim·Rajoni – BotaFlora Brovina: Momenti i paharrueshëm kur puthi tokën e Kosovës pas burgut serb·AktualitetBllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë·PolitikëRama: "Kalvari i Veliajt është unik në historinë e Europës demokratike"·AktualitetGjykata e Lartë konfirmon arrestin e Veliajt: SPAK vazhdon hetimet·Rajoni – BotaVendimi historik për ish-krerët e UÇK-së: Mbi 10 mijë shqiptarë marshojnë në Hagë·AktualitetGjykata e Lartë: Veliaj mbetet në burg, rrëzohet kërkesa e kryebashkiakut·AktualitetGjykata e Lartë vendos sot për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt·
Vora News
Kursi
USD79,00/80,10EUR91,40/92,20GBP106,40/107,40CHF96,40/97,40SEK7,02/7,92NOK7,05/7,94DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,76/0,78MKD1,47/1,51CAD56,60/57,60AUD56,00/57,00JPY0,51/0,54CNY11,22/11,93USD79,00/80,10EUR91,40/92,20GBP106,40/107,40CHF96,40/97,40SEK7,02/7,92NOK7,05/7,94DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,76/0,78MKD1,47/1,51CAD56,60/57,60AUD56,00/57,00JPY0,51/0,54CNY11,22/11,93
Veliaj kryebashkiak nga qelia, avokati: Pret dokumentat për t’i firmosur në burg
Politikë

Veliaj kryebashkiak nga qelia, avokati: Pret dokumentat për t’i firmosur në burg

Nga Redaksia31 Gusht 2026, 19:171 min lexim11
Ndaj

Pasi i hoqi kompetencat e firmës Anuela Ristanit dhe kjo e fundit u dorëhoq më pas si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku në detyrë i kryeqytetit, Erion Veliaj duket se do të qeverisë nga paraburgimi i Durrësit, aty ku ndodhet prej 10 shkurtit të vitit 2025.

Avokati i tij, Plarent Ndreca në një komunikim telefonik për Report TV tha se Veliaj është në pritje të materialeve që duhet të firmosë, duke theksuar më tej se ai ka autorizimin e nevojshëm për t’ia dërguar dokumentet klientit të tij në paraburgim.

“Veliaj po pret që t’i dërgohen materialet, ose në të kundërt, unë kam prokurën e nevojshme që t’ia dërgoj ato për firmë”, u shpreh Ndreca.

Burime për mediat bëjnë me dije se për momentin, kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, nuk ka vendosur ende nëse do t’ia delegojë kompetencat njërit prej nënkryetarëve të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Kjo mbetet një çështje që mund të marrë rëndësi në ditët në vijim, pasi funksionimi i përditshëm i institucionit kërkon një sërë urdhrash, vendimesh dhe aktesh administrative.

Një prej çështjeve më urgjente është ajo e pagave të punonjësve të Bashkisë së Tiranës, të cilat pritet të kalojnë në ditët në vijim dhe kërkojnë firmën përkatëse.

Opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkoi një mbledhje urgjente, duke ngritur pikërisht çështjen e autoritetit që ushtron aktualisht drejtimin e institucionit.

Nënkryetarja e grupit të demokratëve, Ilda Zhulali, kërkoi sqarime se kush ka aktualisht të drejtën ligjore dhe zyrtare për të firmosur kontrata, marrëveshje financiare dhe akte administrative në emër të Bashkisë së Tiranës.

Ndaj