U lirua nga burgu, reagon ish-ministri Ilir Beqaj: Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pasi u lirua nga burgu, teksa do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pasi u lirua nga burgu, teksa do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike: Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar! Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu. Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë. Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë. Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës. Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin. Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së. Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut. Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore. Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve. Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve. Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha. Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale. Pushime të mbara! Rishihemi në shtator.

Aktualitet
U lirua nga burgu, reagon ish-ministri Ilir Beqaj: Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët
Lufta me zjarret vijon ende në parkun kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”, por për fat të mirë, tashmë nuk rrezikohen banesa. Dhjetëra forca dhe dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar në operacionin për…
1 min

Aktualitet
Profesionalizëm dhe përkushtim në operacionin policor në Zallë të Krujës
Në shenjë inkurajimi dhe vlerësimi për punën e bërë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjshmëri, dëshirojmë të përcjellim një falënderim për Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e…
1 min

Aktualitet
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi shtëpia e tij u godit me tritol
I shumëkërkuari Ylli Zalla u kap nga Policia e Shtetit në Krujë, një ditë pasi banesa e tij në Fushë-Krujë u bë shënjestër sulmi me tritol.
2 min