Lajmi i fundit
AktualitetLlagami dhe Daci kalojnë fazën fillestare për Gjykatën Kushtetuese, Hamitaj përjashtohet·PolitikëKurti shpreh keqardhje për mungesën e një ekipi të përbashkët avokatësh për ish-krerët e UÇK-së·EkonomiaIndustria Përpunuese, Nëntë Tremujorë në Rënie të Vazhdueshme: Periudha më e Gjatë Që nga Vitet ‘90·AktualitetTakimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime·AktualitetPagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re·SportRey Manaj optimizëm pas rikthimit në Kombëtare: Synojmë Kampionatin Evropian·AktualitetMeloni paralajmëron masa të reja në shkollat në Itali: Kufizim për nxënësit e huaj dhe ndalim të burkave e hixhabeve·Rajoni – BotaMickoski diskuton forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në·AktualitetLlagami dhe Daci kalojnë fazën fillestare për Gjykatën Kushtetuese, Hamitaj përjashtohet·PolitikëKurti shpreh keqardhje për mungesën e një ekipi të përbashkët avokatësh për ish-krerët e UÇK-së·EkonomiaIndustria Përpunuese, Nëntë Tremujorë në Rënie të Vazhdueshme: Periudha më e Gjatë Që nga Vitet ‘90·AktualitetTakimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime·AktualitetPagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re·SportRey Manaj optimizëm pas rikthimit në Kombëtare: Synojmë Kampionatin Evropian·AktualitetMeloni paralajmëron masa të reja në shkollat në Itali: Kufizim për nxënësit e huaj dhe ndalim të burkave e hixhabeve·Rajoni – BotaMickoski diskuton forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në·
Vora News
Kursi
USD79,20/80,10EUR91,10/91,80GBP106,00/106,90CHF96,30/97,30SEK7,00/7,90NOK7,00/7,90DKK10,30/11,50PLN20,30/21,03TRY1,61/1,75RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,40/57,40AUD56,10/57,10JPY0,5/0,53CNY11,28/11,99USD79,20/80,10EUR91,10/91,80GBP106,00/106,90CHF96,30/97,30SEK7,00/7,90NOK7,00/7,90DKK10,30/11,50PLN20,30/21,03TRY1,61/1,75RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,40/57,40AUD56,10/57,10JPY0,5/0,53CNY11,28/11,99
Tetë vatra zjarri aktive në vend! Në Cikallesh flakët rrezikojnë banesat, ndërhyhet nga ajri
Aktualitet

Tetë vatra zjarri aktive në vend! Në Cikallesh flakët rrezikojnë banesat, ndërhyhet nga ajri

Nga S-SH7 Gusht 2026, 12:191 min lexim8
Ndaj

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend, duke bërë të ditur se operacionet për shuarjen e flakëve vijojnë në disa qarqe, ndërsa në Elbasan vatrat janë vendosur nën kontroll.

Në Dajt, operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon me angazhimin e 30 efektivëve të shërbimit zjarrfikës (MZSH), 10 punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe një helikopteri të Forcës Ajrore.

Në fshatin e Cikallesh, në Kavajë, zjarri mbetet aktiv për shkak të terrenit të vështirë. Në ndërhyrje janë përfshirë forca zjarrfikëse nga Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, ndërsa nga ajri po operon edhe avioni “Air Tractor”, për shkak të rrezikut që flakët paraqesin për banesat.

Situata vijon të jetë problematike edhe në Mallakastër, në zonën Riban–Ngraçan–Panahor, ku ndërhyrja po kryhet si nga toka ashtu edhe nga ajri. Në operacion marrin pjesë forca të shumta të MZSH-së, Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Sipas Mbrojtjes Civile, deri tani janë djegur rreth 180 hektarë pyll pishe.

Ndërkohë, në Kostren 2, në Berat, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me tre automjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të MZSH-së.

Sa i përket qarkut të Elbasanit, Mbrojtja Civile bën të ditur se vatrat në zonat Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës janë vënë nën kontroll ose janë izoluar dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe operacionet në terren deri në shuarjen e plotë të të gjitha vatrave aktive.

Ndaj