Lajmi i fundit
AktualitetPolicia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve në Tiranë·AktualitetProtesta studentore ditën e 10-të: Policia përdori ujë për të shpërndarë turmën·Rajoni – BotaKurti në Budva: Radoiçiq bredh i lirë, Serbia e mbron kriminalin e Banjskës·AktualitetPS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD pas incidenteve në Kuvend·Rajoni – BotaKurti në Samitin e Berlinit: Kosova kërkon statusin e kandidatit dhe akuzon Serbinë për destabilizim·Rajoni – BotaBE-ja nder Gjykatën Penale Ndërkombëtare me çmimin më të lartë, pas sanksioneve të Trumpit·AktualitetTensione dhe përplasje fizike në Kuvend: Noka i heq mikrofonin Ballës·Rajoni – BotaKurti në Samitin e Berlinit: Kosova është gati të nisë negociatat për anëtarësim në BE·AktualitetPolicia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve në Tiranë·AktualitetProtesta studentore ditën e 10-të: Policia përdori ujë për të shpërndarë turmën·Rajoni – BotaKurti në Budva: Radoiçiq bredh i lirë, Serbia e mbron kriminalin e Banjskës·AktualitetPS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD pas incidenteve në Kuvend·Rajoni – BotaKurti në Samitin e Berlinit: Kosova kërkon statusin e kandidatit dhe akuzon Serbinë për destabilizim·Rajoni – BotaBE-ja nder Gjykatën Penale Ndërkombëtare me çmimin më të lartë, pas sanksioneve të Trumpit·AktualitetTensione dhe përplasje fizike në Kuvend: Noka i heq mikrofonin Ballës·Rajoni – BotaKurti në Samitin e Berlinit: Kosova është gati të nisë negociatat për anëtarësim në BE·
Vora News
Kursi
USD80,30/81,30EUR90,20/91,10GBP107,30/108,30CHF97,50/98,50SEK7,24/7,89NOK7,16/7,85DKK10,40/11,37PLN20,11/20,84TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,30/58,30AUD55,90/56,90JPY0,51/0,54CNY11,49/12,21USD80,30/81,30EUR90,20/91,10GBP107,30/108,30CHF97,50/98,50SEK7,24/7,89NOK7,16/7,85DKK10,40/11,37PLN20,11/20,84TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,30/58,30AUD55,90/56,90JPY0,51/0,54CNY11,49/12,21
‘Territorialja’, Balla-opozitës: S’ka kërkesë për zgjatje afati! E keni Kuvendin si shkollë nate, ikni e vini kur të doni
Aktualitet

‘Territorialja’, Balla-opozitës: S’ka kërkesë për zgjatje afati! E keni Kuvendin si shkollë nate, ikni e vini kur të doni

Për reformën territoriale, puna e Komisionit ka qenë e lavdërueshme në këndvshtrimin e Taulant Ballës. Ai iu drejtua opozitës se “e ka bërë Kuvendin si shkollë nate”, por deri më tani s’ka kërkesë për zgjatje afati. Megjithatë, ‘e qetësoi’ palën kundërshtare se seanca e ardhshme parashikon raportim, jo miratim dhe gjithçka do të diskutohet në shtator.

Nga Vora News20 Korrik 2026, 12:371 min lexim8
Ndaj

Për reformën territoriale, puna e Komisionit ka qenë e lavdërueshme në këndvshtrimin e Taulant Ballës. Ai iu drejtua opozitës se “e ka bërë Kuvendin si shkollë nate”, por deri më tani s’ka kërkesë për zgjatje afati.

Megjithatë, ‘e qetësoi’ palën kundërshtare se seanca e ardhshme parashikon raportim, jo miratim dhe gjithçka do të diskutohet në shtator.

“Është e nevojshme të sqarohet opinioni publik mbi një dezinformim tjetër në këtë sallë lidhur me një reformë të rëndësishme siç është çdo reformë që ka për synim përmirësimin e shërbimeve të qytetarëve. Komisioni i Territoriales ka bërë punë të lavdërueshme, është punuar për muaj dhe jemi në momentin që në Konferencën e Kryetarëve se ju e keni parlamentin si shkollë nate, ikni e vini kur të doni, kemi pasur një diskutim të qenësishëm javën e kaluar, nuk pati një kërkesë të dakordësuar nga bashkëëkryetarët për zgjatjen e afatit. Personi që sapo gënjeu këtu, në komisionin tjetër Bylykbashi dhe Gjiknuri sollën kërkesën. Komisioni nuk solli kërkesë, e ka mbaruar afatin. Sillni ju raportin tuaj, Mazniku dhe deputetët e PS të sjellin raportin e tyre. Në datë 23 nuk do të ketë votim, por raportim që mbi bazën e tij ka një proces që i përfshin komunitetet. Procesi përfshin Komisionin e Çështjeve Ligjore, pasi të ketë kaluar 60-ditëshi, në shtator do të diskutojmë prapë, qetësoni shpirtrat, ikni vazhdoni pushimet, tha Balla.

Ndaj