Lajmi i fundit
AktualitetTakimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime·AktualitetPagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re·SportRey Manaj optimizëm pas rikthimit në Kombëtare: Synojmë Kampionatin Evropian·AktualitetMeloni paralajmëron masa të reja në shkollat në Itali: Kufizim për nxënësit e huaj dhe ndalim të burkave e hixhabeve·Rajoni – BotaMickoski diskuton forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në·AktualitetIgli Tare para SPAK: Dyshohet se fshehu vilën e Ballukut në emër të tij·Rajoni – BotaPrishtina feston me flamuj të UÇK-së, Rama: “Më e bukur se kurrë”·Rajoni – BotaInteligjenca Europiane Paralajmëron: Rusia Mund të Testojë NATO-n Brenda Muajve·AktualitetTakimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime·AktualitetPagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re·SportRey Manaj optimizëm pas rikthimit në Kombëtare: Synojmë Kampionatin Evropian·AktualitetMeloni paralajmëron masa të reja në shkollat në Itali: Kufizim për nxënësit e huaj dhe ndalim të burkave e hixhabeve·Rajoni – BotaMickoski diskuton forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në·AktualitetIgli Tare para SPAK: Dyshohet se fshehu vilën e Ballukut në emër të tij·Rajoni – BotaPrishtina feston me flamuj të UÇK-së, Rama: “Më e bukur se kurrë”·Rajoni – BotaInteligjenca Europiane Paralajmëron: Rusia Mund të Testojë NATO-n Brenda Muajve·
Vora News
Kursi
USD79,20/80,10EUR91,10/91,80GBP106,00/106,90CHF96,30/97,30SEK7,00/7,90NOK7,00/7,90DKK10,30/11,50PLN20,30/21,03TRY1,61/1,75RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,40/57,40AUD56,10/57,10JPY0,5/0,53CNY11,28/11,99USD79,20/80,10EUR91,10/91,80GBP106,00/106,90CHF96,30/97,30SEK7,00/7,90NOK7,00/7,90DKK10,30/11,50PLN20,30/21,03TRY1,61/1,75RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,40/57,40AUD56,10/57,10JPY0,5/0,53CNY11,28/11,99
Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime
Aktualitet

Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

Nga Redaksia Vora News21 Shtator 2026, 14:222 min lexim0
Ndaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në X, Ministri e cilëson takimin një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon.

Hoxha thekson se së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve, me shërbime konsullore më të mira, më shumë ndërveprim e mbështetje, si dhe lidhje më të forta ekonomike e tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore, në funksion të interesave tona kombëtare.

“Jemi angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka që shërbimi ynë publik të jetë, kudo ku ka nevojë, pranë shqiptarëve, sa më funksional dhe sa më efikas”, shkruan Hoxha.

Postimi i plotë i ministrit Ferit Hoxha:

“Detroit, Michigan – Një pritje e shkëlqyer dhe një takim i ngrohtë i Kryeministrit Rama me shqiptarët në Michigan, aty ku rreh fort një nga zemrat e mëdha të shqiptarisë, në një prej komuniteteve më të mëdha shqiptaro-amerikane, të mirëintegruar dhe të rrënjosur në jetën amerikane, por gjithmonë të lidhur fort me Atdheun.

Një bashkëbisedim i hapur dhe i drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon.

Së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve, me shërbime konsullore më të mira, më shumë ndërveprim e mbështetje, si dhe lidhje më të forta ekonomike e tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore, në funksion të interesave tona kombëtare.

Jemi angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka që shërbimi ynë publik të jetë, kudo ku ka nevojë, pranë shqiptarëve, sa më funksional dhe sa më efikas.

Sepse kudo ku janë shqiptarët, aty është edhe Shqipëria. Aty duhet të jetë edhe shteti shqiptar: pranë tyre, në shërbim të tyre dhe krah tyre, për të ruajtur, mësuar, zhvilluar e trashëguar gjuhën shqipe, për të ruajtur identitetin tonë, për të shpalosur ngjyrat kuq e zi, si dhe për të përcjellë brez pas brezi krenarinë për rrënjët tona.

Sepse largësia nuk e zbeh lidhjen me Atdheun: shqiptarët, kudo që jetojnë, janë pjesë e së njëjtës histori, e së njëjtës gjuhë, e së njëjtës zemër.

#SëBashku”.

Ndaj