Lajmi i fundit
AktualitetShpërthim automjeti në Gjirokastër: dyshohet për atentat·Rajoni – BotaKonjufca i kundërpërgjigjet Daçiqit: Beogradi vazhdon të ushqejë ambicie territoriale ndaj Kosovës·PolitikëProtesta e 133-të në Tiranë: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë·AktualitetReshjet e dendura pushtojnë vendin, 7 qytetet që rrezikohen nga përmbytjet nesër dhe si pritet të ndryshojë moti javën e ardhshme·Rajoni – BotaBllokimi i Nagavçit në kufi me Serbinë: "Akt i paarsyeshëm dhe me peshë politike"·EkonomiaTirana kryeson arkëtimet nga ndërtimet: 12.4 miliardë lekë në gjysmën e parë të 2026·SportKombëtarja e vajzave pret Uellsin: Stafi dërgon mesazh fuqie para Play-Off-it të Botërorit·Vora NewsBraçe shpjegon qendrimin për Reformën Territoriale: Nuk ia lejoj Edi Ramës që të flasë për votën time·AktualitetShpërthim automjeti në Gjirokastër: dyshohet për atentat·Rajoni – BotaKonjufca i kundërpërgjigjet Daçiqit: Beogradi vazhdon të ushqejë ambicie territoriale ndaj Kosovës·PolitikëProtesta e 133-të në Tiranë: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë·AktualitetReshjet e dendura pushtojnë vendin, 7 qytetet që rrezikohen nga përmbytjet nesër dhe si pritet të ndryshojë moti javën e ardhshme·Rajoni – BotaBllokimi i Nagavçit në kufi me Serbinë: "Akt i paarsyeshëm dhe me peshë politike"·EkonomiaTirana kryeson arkëtimet nga ndërtimet: 12.4 miliardë lekë në gjysmën e parë të 2026·SportKombëtarja e vajzave pret Uellsin: Stafi dërgon mesazh fuqie para Play-Off-it të Botërorit·Vora NewsBraçe shpjegon qendrimin për Reformën Territoriale: Nuk ia lejoj Edi Ramës që të flasë për votën time·
Vora News
Kursi
USD81,40/82,30EUR91,40/92,10GBP107,70/108,70CHF97,90/98,90SEK7,20/8,00NOK7,01/8,00DKK10,42/11,40PLN20,23/20,96TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,40/57,40JPY0,51/0,54CNY11,59/12,32USD81,40/82,30EUR91,40/92,10GBP107,70/108,70CHF97,90/98,90SEK7,20/8,00NOK7,01/8,00DKK10,42/11,40PLN20,23/20,96TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,40/57,40JPY0,51/0,54CNY11,59/12,32
Studentët bashkohen me protestën para Qeverisë së Kosovës: "Duam institucione që punojnë"
Rajoni – Bota

Studentët bashkohen me protestën para Qeverisë së Kosovës: "Duam institucione që punojnë"

PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, ndërsa Vetëvendosja e kushtëzon procesin me zgjedhjen e presidentit

Nga Redaksia Vora News25 Gusht 2026, 08:322 min lexim4
Ndaj

Studentë të Universitetit të Prishtinës dolën të hënën në protestë para godinës së qeverisë kosovare, duke iu bashkuar thirrjeve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për t'i dhënë fund ngecjes institucionale në vend. Kerkesa qendrore ishte e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet dhe institucionet të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme.

Një nga studentët e pranishëm e shprehu pakënaqësinë me fjalë të forta: "Si ta ndërtojmë të ardhmen këtu, kur ata që duhet të ndërtojnë të tashmen nuk po funksionojnë. Duam mundësi për të rinjtë dhe duam institucione që punojnë. Mos e nënvlerësoni asnjëherë studentin, sepse shumë herë në historinë e këtij vendi, kur të tjerët kanë pritur, studentët gjithmonë kanë dalë përpara."

Akuza ndaj Kurtit: 300 mijë njerëz kanë lënë Kosovën

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, e sulmoi ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e lidhur bllokadën institucionale me largimin masiv të qytetarëve nga vendi. "300.000 njerëz e kanë lënë Kosovën për pesë vjet. Ky nuk është migrim, kjo nuk është lëvizje e njerëzve, kjo është zhvendosje masive e njerëzve prej Kosovës", deklaroi Gruda, duke nënvizuar se gjenerata e re po privohet nga e ardhmja e vet brenda atdheut.

Nga ana e saj, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, iu drejtua drejtpërdrejt Kurtit me një thirrje për të çmbyllur ngecjen kushtetuese: "Sot jemi këtu pranë qeverisë dhe abuzimi me shtetin po vazhdon, bllokada po vazhdon. Ne jemi betuar si deputetë për ta mbrojtur kushtetutën dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të saj. Nuk do të ndalemi derisa institucionet të formohen. Ftoj edhe një herë zotin Kurti që të vijë në Kuvend, të formojë institucionet dhe të vazhdojmë punën tutje."

Ngërçi politik: Vetëvendosja e kushtëzon procesin me zgjedhjen e presidentit

Protestat e PDK-së dhe Aleancës para godinës qeveritare po vijojnë prej disa javësh. Thelbi i konfliktit qëndron në faktin se Lëvizja Vetëvendosje — e cila doli forcë e parë në zgjedhjet parlamentare të qershorit dhe ka të drejtën kushtetuese të propozojë emrin e kryeparlamentarit — ka kushtëzuar konstituimin e Kuvendit me zgjedhjen paraprake të presidentit të ri të Kosovës. Opozita e cilëson këtë qëndrim si shkelje të rendit kushtetues dhe bllokim të qëllimshëm të jetës institucionale.

Bashkimi i studentëve me protestën jep një dimension të ri presioni publik ndaj qeverisë. Përfshirja e gjeneratës akademike në këtë lëvizje sinjalizon se pakënaqësia po tejkalon kufijtë partiak dhe po merr frymë shoqërore. Nëse ngërçi vazhdon pa zgjidhje, pasojat rrezikojnë të thellohen si në planin institucional, ashtu edhe në atë ekonomik e demografik për Kosovën.

BurimiRTSH

Ndaj