Lajmi i fundit
Rajoni – BotaAktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: data e shpalljes është 17 nëntori·EkonomiaKosova investon dyfish më shumë në Shqipëri — diferenca kalon 27 milionë euro·AktualitetAksident në Lushnje/ Makina përplas motoçikletën, dërgohet në spital drejtuesi motomjetit·AktualitetRama paralajmëron gjoba për spekulim çmimesh në pikat e shitjes me pakicë·Rajoni – BotaMinistri izraelit falënderon Shqipërinë: "Miqësia jonë është farkëtuar në histori"·AktualitetTre të arrestuar për planifikim atentati dalin para gjykatës në Lezhë·Rajoni – BotaDaçiç thotë flamuri serb do të valvitet mbi Prizren, Berisha: Deklaratë luftënxitëse·Rajoni – BotaUashingtoni i lëshon ultimatum Kievit: Ndal sulmet ndaj Rusisë ose humb armët dhe informacionet·Rajoni – BotaAktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: data e shpalljes është 17 nëntori·EkonomiaKosova investon dyfish më shumë në Shqipëri — diferenca kalon 27 milionë euro·AktualitetAksident në Lushnje/ Makina përplas motoçikletën, dërgohet në spital drejtuesi motomjetit·AktualitetRama paralajmëron gjoba për spekulim çmimesh në pikat e shitjes me pakicë·Rajoni – BotaMinistri izraelit falënderon Shqipërinë: "Miqësia jonë është farkëtuar në histori"·AktualitetTre të arrestuar për planifikim atentati dalin para gjykatës në Lezhë·Rajoni – BotaDaçiç thotë flamuri serb do të valvitet mbi Prizren, Berisha: Deklaratë luftënxitëse·Rajoni – BotaUashingtoni i lëshon ultimatum Kievit: Ndal sulmet ndaj Rusisë ose humb armët dhe informacionet·
Vora News
Kursi
USD81,40/82,40EUR91,20/92,00GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,26/7,91NOK7,09/7,77DKK10,51/11,49PLN20,19/20,92TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,20/57,20JPY0,51/0,54CNY11,60/12,33USD81,40/82,40EUR91,20/92,00GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,26/7,91NOK7,09/7,77DKK10,51/11,49PLN20,19/20,92TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,20/57,20JPY0,51/0,54CNY11,60/12,33
Situata me zjarret në vend/ 7 vatra mbeten aktive, flakët përfshijnë Tiranën, Dibrën, Vlorën, Gjirokastrën dhe Korçën
Vora News

Situata me zjarret në vend/ 7 vatra mbeten aktive, flakët përfshijnë Tiranën, Dibrën, Vlorën, Gjirokastrën dhe Korçën

Nga Sedio28 Gusht 2026, 12:531 min lexim8
Ndaj

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.Vatrat aktive janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, me 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së.Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë; angazhimi më kryesor është në Vajkal, ku operojnë 53 forca, përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter të FA-së, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Për këto vatra nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbaç, Himarë, po operojnë dy automjete zjarrfikës me efektivin përkatës.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Tërbuq, Gjirokastër, ku operojnë 3 efektivë me 1 automjet zjarrfikës, dhe në Plovisht, Maliq, me 3 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës.

Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në mbështetje të operacioneve, krahas kapaciteteve vendore, janë angazhuar 20 efektivë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura, me fokus ndërhyrjen në vatrën e Vajkalit. Situata vijon të monitorohet dhe strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në terren për shuarjen dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave.

Ndaj