Lajmi i fundit
Rajoni – BotaAktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë: Vendim historik që do të tronditë Kosovën·PolitikëRama kundër gjyqtarit Pëllumbi: "Historia e botës s'e ka parë gjykatës të thonë do t'i marrim paratë vetë"·Rajoni – BotaKatër gjyqtarë do të vendosin fatin e ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator·Vora NewsSëmundja e rëndë i merr jetën Nënkolonel Alfons Qorllarit, kolegët dhe kursantët zemërthyer: Mirënjohje për gjithçka që dhe për Forcat e Armatosura·Rajoni – BotaKurti: Drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë — lufta ishte çlirimtare·Rajoni – BotaHaga në pritje: Dy ditë nga vendimi historik për ish-krerët e UÇK-së·PolitikëKurti zbulon kabinetin e ri: Konjufca në Punët e Jashtme, Gërvalla në Drejtësi·PolitikëKurti merr mandatin për qeverinë e re të Kosovës — VV pretendon 62 vota·Rajoni – BotaAktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë: Vendim historik që do të tronditë Kosovën·PolitikëRama kundër gjyqtarit Pëllumbi: "Historia e botës s'e ka parë gjykatës të thonë do t'i marrim paratë vetë"·Rajoni – BotaKatër gjyqtarë do të vendosin fatin e ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator·Vora NewsSëmundja e rëndë i merr jetën Nënkolonel Alfons Qorllarit, kolegët dhe kursantët zemërthyer: Mirënjohje për gjithçka që dhe për Forcat e Armatosura·Rajoni – BotaKurti: Drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë — lufta ishte çlirimtare·Rajoni – BotaHaga në pritje: Dy ditë nga vendimi historik për ish-krerët e UÇK-së·PolitikëKurti zbulon kabinetin e ri: Konjufca në Punët e Jashtme, Gërvalla në Drejtësi·PolitikëKurti merr mandatin për qeverinë e re të Kosovës — VV pretendon 62 vota·
Vora News
Kursi
USD79,00/80,30EUR91,50/92,30GBP106,50/107,50CHF96,70/97,70SEK7,03/7,92NOK7,08/7,98DKK10,43/11,65PLN20,44/21,07TRY1,62/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,70/57,70AUD56,00/57,10JPY0,51/0,54CNY11,25/11,96USD79,00/80,30EUR91,50/92,30GBP106,50/107,50CHF96,70/97,70SEK7,03/7,92NOK7,08/7,98DKK10,43/11,65PLN20,44/21,07TRY1,62/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,70/57,70AUD56,00/57,10JPY0,51/0,54CNY11,25/11,96
Aktualitet

“Rinasi, i vetmi rast ku kërkuam ndryshim territori”, Mazniku sqaron propozimin e PS për ‘Territorialen’: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani përfiton shumë nga Berati

Nga S SH31 Korrik 2026, 12:531 min lexim23
Ndaj

Bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, në një takim me gazetarët sot, ka sqaruar arsyet dhe teknikën e propozimit që PS ka bërë për kalimin në 46 bashki, nga 61 që janë aktualisht.Në nisje, ai akuzoi opozitën se e ka vonuar punën e këtij komisioni, i cili kishte afat 9 muaj për të përfunduar punimet.

“Katër muajt e parë opozita nuk erdhi, një muaj u mor me kalendarin e diskutimeve. Një pjesë e detyrave që komisioni duhej të realizonte nuk u bënë, sepse opozita mori në mënyrë sistematike shumë kohë. Që kur është krijuar komisioni, afati ka qenë 9-mujor dhe kjo dihej”, tha ai.Duke shpjeguar këtë propozim, Mazniku tha se asnjë shërbim nuk do të largohet nga qytetet që do t’u bashkohen bashkive më të mëdha. Në këtë argument, ai iu përgjigj edhe qytetarëve të Poliçanit, të cilët dje u ngritën në protestë duke kundërshtuar bashkimin e tyre me Beratin.

“Asnjë shërbim nuk largohet nga territori. Bashkimi i Poliçanit me Beratin do t’i sjellë më shumë zhvillim Poliçanit. I ruajmë të gjithë elementët që ka, zyrën, logon, çdo gjë, por përfiton nga ky kalim”, u shpreh ai.

Më tej, ai u ndal te Rinasi, për të cilin tha se ishte i vetmi rast ku u propozua ndryshim territori, dhe kjo për disa arsye.

“Rinasi është rasti i vetëm ku propozuam ndryshim territori, sepse Tirana është përfituesja më e madhe nga ajo që gjeneron Rinasi. Akset që vijnë nga Rinasi kanë nevojë për mirëmbajtje më të madhe për shkak të aeroportit. Kjo bëhet për t’i dhënë mundësi atij territori dhe për të ekuilibruar përfituesit me atë që mban kostot”, sqaroi Mazniku.

“Elementi politik nuk është futur fare në këtë diskutim. Lëvizja e këtyre bashkive nuk ndikon në ndryshimin e rezultatit në nivel kombëtar. Është e qartë se synimi është rritja e eficiencës së funksionimit të këtyre bashkive”, tha Mazniku.

Ndaj