Stuhia e fuqishme që ka përfshirë Italinë e shtrin ndikimin e saj edhe mbi vendin tonë. Rreshjet intensive të kësaj fundjave, veçanërisht të dielën e 11 tetorit do të shkaktojnë përmbytje në shumë zona të vendit.
Meteorologia e A2CNN, Tanja Porja, tregon se cilat janë qytetet që rrezikohen nga përmbytja: “Vlora, Gjirokastra, Përmeti, Lezha, Durrësi, Fushë-Kruja dhe Laçi”.
Përmbytjet janë të përkohshme, thotë Tanja Porja, por edhe dimri duket se po vjen më herët këtë vit.
Mesi i tetorit sjell temperatura tipike të stinës së ftohtë. Kështu, nga mëngët e shkurtra duhet të kaloni menjëherë tek xhupat. Deri mësditën e së dielës, sasinë më të madhe të rreshjeve do ta marrë zona perëndimore dhe jugu i vendit me 70 deri 100 mm shi.



